Skip to content
Kronikë

Tentoi t’i shpëtonte gjobës, 50-vjeçari i bën “gropën” vetes me 6 mijë lekë

· 1 min lexim

Një 50-vjeçar në Tiranë ka tentuar të korruptojë Policinë e Tiranës për të shmangur një ndërshkimin që mund të jepej nga uniformat blu.

Në një nga kontrollet parandaluese, Policia ka ndaluar shtetasin I. D., 50 vjeç, i cili drejtonte motomjetin pa kaskë mbrojtëse dhe nën efektin e alkoolit.

I gjendur në këtë situatë, burri iu ofron policiëve një shumë parash prej 6 mijë lekësh.  Pas këtyre veprimeve, është nisur procedimi penal ndaj 50-vjeçarit dhe materialet janë dërguar në Prokurori pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Tiranës.

Policia Rrugore e Tiranës bën thirrje që të gjithë përdoruesit e rrugës të respektojnë rregullat e qarkullimit dhe fton qytetarët të denoncojnë çdo shkelje në numrin 112.