Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Kryesore
  • Politikë
  • Drejtësi & SPAK
  • Investigime
  • Ekonomi
  • Rajoni & Bota
  • Opinion / Analizë
  • Video
  • Denonco
  • Abonohu
Gazeta Reforma
  • Kryesore
  • Politikë
  • Drejtësi & SPAK
  • Investigime
  • Ekonomi
  • Rajoni & Bota
  • Opinion / Analizë
  • Video
  • Denonco
  • Abonohu
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

Tentoi të trafikonte lëndë narkotike drejt Greqisë, 36-vjeçari kapet në flagrancë me ndihmë të qenit antidrogë

17:41 13/01/2020
Reading Time: 2 min lexim

Një 36-vjeçar është arrestuar nga policia, pasi është kapur në flagrancë duke tentuar të trafikojë lëndë narkotike.

E.K., lindur në Librazhd dhe banues në Sarandë, u kap teksa përpiqej të kalonte në shtetin grek.

Policia Kufitare ka sekuestruar 36.3 kg lëndë narkotike, të tipit cannabis sativa.

Lënda narkotike ishte fshehur në pjesën e bagazhit të automjetit.

Për këtë operacion është përdorur edhe qeni antigrogë, i cili ka ndihmuar në gjetjen e sasisë së lëndës narkotike.

Materialet do t’i referohen prokurorisë për veprën penale “Trafikimi i lëndëve narkotike, e mbetur në tentativë”.

Njoftimi i policisë

“Qafë Botë, Sarandë
Policia Kufitare në Qafë Botë, Sarandë, ka goditur një rast të tentativës për trafikim të lëndëve narkotike në drejtim të shtetit grek.
Sekuestrohen 36.3 kg kanabis në një automjet, vihet në pranga poseduesi.
Shërbimet e Policisë Kufitare, në zbatim të planit të masave për shtimin e kontrolleve në Pikat e Kalimit Kufitar dhe në kufirin e gjelbër, me qëllim parandalimin dhe goditjen e krimeve ndërkufitare, bazuar dhe në analizën e riskut, kanë kaluar në vijën e dytë për një kontroll më të detajuar një automjet, ku dyshohej se mund të transportohej lëndë narkotike.
Pas kontrollit të imtësishëm të ushtruar nga shërbimet e Policisë Kufitare, në bashkëpunim me ato doganore, duke përdorur edhe qenin antidrogë, në automjetin tip “Peugeot” është konstatuar se në pjesën e bagazhit ishte fshehur një sasi me lëndë narkotike, në një vend të hapur posaçërisht për fshehjen e saj.
Pas konstatimit, Policia Kufitare ka njoftuar grupin hetimor dhe specialistët për hetimin e narkotikëve në Komisariatin e Policisë Sarandë dhe pas kontrollit më të imtësishëm rezultoi se në mjet ishin fshehur gjithsej 36.3 kg lëndë narkotike, e dyshuar e llojit cannabis sativa. Në përfundim të veprimeve procedurale, specialistët për hetimin e narkotikëve kanë arrestuar në flagrancë drejtuesin e mjetit shtetasin E. K., 36 vjeç, lindur në Librazhd dhe banues në Sarandë. Materialet do t’i referohen prokurorisë, në ngarkim të tij, për veprën penale “Trafikimi i lëndëve narkotike, e mbetur në tentativë”.”

Abonohu

Merr lajmet kryesore në email

Politikë, drejtësi, SPAK, investigime dhe para publike — pa zhurmë, vetëm zhvillimet që kanë rëndësi.

Etiketa: arrestohet shqiptaritrafikim per drog

Të tjera

Protesta po jep efekt, por tani duhen kërkesa të qarta ose rrezikon të shpërbëhet
Aktualitet

Protesta po jep efekt, por tani duhen kërkesa të qarta ose rrezikon të shpërbëhet

Protesta po jep efekt. Kjo duket te reagimi i pushtetit, te debati publik, te vëmendja jashtë vendit dhe te fakti...

15:27 22/06/2026
Alarm për kapjen e tregut mediatik: Devollët drejt dominimit të transmetimeve dixhitale, në heshtje të Autoritetit të Konkurrencës
Aktualitet

Alarm për kapjen e tregut mediatik: Devollët drejt dominimit të transmetimeve dixhitale, në heshtje të Autoritetit të Konkurrencës

Pak ditë më parë deputeti demokrat Belind Këlliçi ngriti alarmin se tregu mediatik në Shqipëri po kërcënohet nga një monopol...

14:52 22/06/2026
Para

Gjykata jep vendimin për lobimin e PD. Reagimet e para nga mazhoranca dhe opozita

Lajmet e fundit

Protesta po jep efekt, por tani duhen kërkesa të qarta ose rrezikon të shpërbëhet

Protesta po jep efekt, por tani duhen kërkesa të qarta ose rrezikon të shpërbëhet

15:27 22/06/2026
Alarm për kapjen e tregut mediatik: Devollët drejt dominimit të transmetimeve dixhitale, në heshtje të Autoritetit të Konkurrencës

Alarm për kapjen e tregut mediatik: Devollët drejt dominimit të transmetimeve dixhitale, në heshtje të Autoritetit të Konkurrencës

14:52 22/06/2026
Shqipëria të transformojë strukturën ekonomike që të mbajë të rinjtë në vend

Shqipëria të transformojë strukturën ekonomike që të mbajë të rinjtë në vend

14:48 22/06/2026
Zgjimi i elektoratit gri është fitorja më e madhe e protestës

Zgjimi i elektoratit gri është fitorja më e madhe e protestës

14:05 22/06/2026
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Gazeta Reforma është pjesë e rrjetit mediatik të Electral.

Lajme, investigime dhe analiza për çështjet publike në Shqipëri e rajon.

Kontakt: [email protected]

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2026 GazetaReforma

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Kryesore
  • Politikë
  • Drejtësi & SPAK
  • Investigime
  • Ekonomi
  • Rajoni & Bota
  • Opinion / Analizë
  • Video
  • Denonco
  • Abonohu

© 2026 GazetaReforma

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.
  • English