Skip to content
Kronikë

Tentoi të përfitonte 200 mijë euro përmes mashtrimit, arrestohet 42-vjeçari

· 1 min lexim

Një 42-vjeçar nga Kamza është arrestuar nga policia në kuadër të operacionit të koduar “Replay 2”. Arjan Ballcaj, ka tentuar të mashtrojë një biznesmen, për të përfituar 200 000 euro, duke u prezantuar si zyrtar i lartë. Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua 1 automjet dhe 1 celular. Operacioni u zhvillua nga Seksioni për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Financiare, në bashkëpunim me Forcën e Posaçme të Operacioneve Speciale dhe Kërkimit dhe Komisariatin e Policisë Nr. 6, në drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë.