Skip to content
Kryesore

Tentoi të grabiste bagëtitë, hajduti plagos me armë gjahu të zotin e stanit

· 1 min lexim

Një ngjarje e rëndë është shënuar në orët e para të mëngjesit në fshatin Pluk të Lushnjës, ku një 66-vjeçar është plagosur me armë zjarri brenda stanit të bagëtive.

Viktima është identifikuar si Flamur Mane, i cili ka marrë plagë në kokë nga çifta, ndërsa është transportuar me urgjencë drejt Tiranës për trajtim mjekësor më të specializuar.

Sipas burimeve, autorët kanë hyrë në stanin ku 66-vjeçari po bënte roje nate dhe e kanë qëlluar me qëllim për ta eliminuar fizikisht.

Dyshohet se ngjarja lidhet me një konflikt të vjetër mes tij dhe tre personave, të cilët mendohet të jenë autorët e atentatit.

Vetëm tre ditë më parë, nga i njëjti stan ishin vjedhur katër krerë bagëti, ndërsa policia ka nisur hetimet dhe është në ndjekje të autorëve të dyshuar.