Presidenti serb, Aleksandër Vuçiç, anuloi vizitën e tij private në Mal të Zi.
Shkak u bë miratimi i ligjit për komunitetet fetare, që vijoi më pas me sulmin në ambasadën malazeze në Beograd.
Për Beogradin zyrtar, vendimi i miratuar nga parlamenti malazez, diskriminon Kishën Ortodokse serbe.
Vuçiç anuloi vizitën e planifikuar për javën e ardhshme, pasi zyrtarët malazezë janë shprehur se prezenca e tij, do të rriste më shumë tensionet.
Presidenti serb akuzoi zyrtarët malazezë, për nisjen e një fushate gënjeshtrash.
Më tej ai vijoi duke thënë, se po e anulon vizitën, për shkak të përplasjeve që mund të dëmtonin popullin serb në Mal të Zi.
Mijëra huliganë dogjën të premten flamurin e Malit të Zi, përpara ambasadës malazeze në Begorad.
Ata kërkojnë anulimin e ligjit për komunitetet fetare, i cili sipas tyre, çon në marrjen e pronave të Kishës Ortodokse serbe.