Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

Tensionet në Veri: Serbia pret përgjigjen nga KFOR, situata në Kosovë e paqëndrueshme

16:50 22/12/2022
Reading Time: 2 min lexim

Ditën e sotme  bëhet e ditur se situata në Kosovë është e paqëndrueshme dhe se Serbia ende po pret përgjigjen e KFOR-it sa i përket dislokimit të ushtarëve serbë, tha më 22 dhjetor sekretari i Shtetit në Ministrinë e Mbrojtjes së Serbisë, Nemanja Staroviq.

Këto deklarata ai i bëri për mediat e huaja në Beograd, në ditën e 13-të që kur disa serbë lokalë kanë ngritur në veri të Kosovës, dhe një ditë pasi kryeministrja serbe, Ana Bërbaniq, tha se situata është “në prag të konfliktit të armatosur”.

I pyetur nga gazetarët për vlerësimin e Ministrisë së Mbrojtjes serbe nëse situata është në prag të një konflikti të armatosur, Staroviq tha:

Ne jemi shumë të kujdesshëm me fjalët që përdorim dhe gjithmonë bëjmë përpjekje që të përdorim një gjuhë të paqes për shkak të përgjegjësisë që kemi. Në anën tjetër, unë i kuptoj plotësisht deklaratat e dhëna nga kryeministrja serbe [Ana Bërnabiq] dhe nga presidenti [Aleksandar Vuçiq]”.

Ai shtoi se “është shumë e vështirë të vlerësohet situata në një mënyrë tjetër, pasi fatkeqësisht ne po përballemi me kërcënime të drejtpërdrejta të sigurisë, të mirëqenies, dhe madje të jetës së popullsisë serbe në veri të Kosovës”.

Staroviq iu referua një deklarate të kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, i cili ka shprehur shqetësim se “heqja e barrikadave mund të mos e përjashtojë mundësinë e viktimave” dhe ai e vlerësoi këtë deklaratë si “kërcënim” për serbët në Kosovë.

“Thirrja jonë, jo vetëm për Kurtin, por për të gjithë është që të përmbahen nga një gjuhë e tillë”, tha Staroviq.

Ai tha se Serbia po pret me durim përgjigjen e misionit të NATO-s në Kosovë, KFOR, lidhur me kërkesën e Beogradit për dislokimin e trupave të ushtrisë serbe në Kosovë. Ai tha se bashkëpunimi me KFOR-in “është i mirë dhe i rëndësishëm”.

I pyetur nga Radio Evropa e Lirë se deri kur presin që të marrin përgjigje nga KFOR-i, Staroviq tha:

”Ne nuk presim që ata t’i përgjigjen menjëherë kërkesës sonë për të dislokuar një kontingjent të vogël të personelit tonë ushtarak”.

Megjithatë, Staroviq theksoi se “është e vështirë të besohet” që KFOR-i nuk do t’i përgjigjet kësaj kërkese, pasi sipas tij, kjo i lejohet Serbisë në bazë të Rezolutës 1244 të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara.

Më 10 dhjetor, disa serbë lokalë ngritën barrikada në veri, duke bllokuar rrugët që çojnë drejt pikëkalimeve kufitare, Jarinjë dhe Bërnjak, që lidhin Kosovën dhe Serbinë.

Barrikadat u ngritën në shenjë pakënaqësie ndaj arrestimit të ish-policit serb, Dejan Pantiq. Autoritetet në Kosovë kanë thënë se Pantiq dyshohet për sulmin e 6 dhjetorit ndaj zyrtarëve të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve në veri./REL/

Të lidhura

Kozaku i “Tik-Tok” përfundon në polici, gjobë 100 mijë lekë të reja
Aktualitet

Kozaku i “Tik-Tok” përfundon në polici, gjobë 100 mijë lekë të reja

TikTokeri i njohur shqiptar, Kozak Braçi, është ndëshkuar nga Policia me një gjobë prej 100 mijë lekësh të reja për...

16:13 16/07/2025
Vrasja e 23-vjeçarit nga Mati, autorët dyshohet se erdhën me 2 makina Range Rover nga Rrësheni
Aktualitet

Vrasja e 23-vjeçarit Renis Dobra, babai rrëfen bisedën e fundit me të birin

Një javë pas ngjarjes së rëndë që tronditi zonën e Matit, ku 23-vjeçari Renis Dobra u vra dhe më pas...

13:51 16/07/2025
Para
Ofendimet e Ramës/ Berisha i del zot Bardhit: Mbyllini gojën ordinerit

Ofendimet e Ramës/ Berisha i del zot Bardhit: Mbyllini gojën ordinerit

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

Kozaku i “Tik-Tok” përfundon në polici, gjobë 100 mijë lekë të reja

Kozaku i “Tik-Tok” përfundon në polici, gjobë 100 mijë lekë të reja

16:13 16/07/2025
Vrasja e 23-vjeçarit nga Mati, autorët dyshohet se erdhën me 2 makina Range Rover nga Rrësheni

Vrasja e 23-vjeçarit Renis Dobra, babai rrëfen bisedën e fundit me të birin

13:51 16/07/2025
Vajzat e showbizit eskorta në qelitë e krimit: Çfarë dihet deri tani për fenomenin e bujshëm në burgjet shqiptare

Vajzat e showbizit eskorta në qelitë e krimit: Çfarë dihet deri tani për fenomenin e bujshëm në burgjet shqiptare

13:47 16/07/2025
Turistët pushtojnë Shqipërinë në maj, rritje me mbi 30% e vizitorëve

Turistët pushtojnë Shqipërinë në maj, rritje me mbi 30% e vizitorëve

13:20 16/07/2025
You're not logged into Tiktok, please login here
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Rreth GazetaReforma
GazetaReforma është markë e GlobalEcho Media Group

  • Në pronësi të: GlobalEcho LLC (USA)
  • Operuar lokalisht nga: Electral
  • Adresa e Zyrës: Rruga Sami Frashëri Pallati Vortek , Qendra Metropol, kati i dytë.
  • Email-i i Kontaktit: [email protected]
  • Regjistrimi i Kompanisë Shqiptare/NIPT: K92114006G

Na kontaktoni

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Shkarko SnapFood dhe fito 10% ULJE në porosinë e parë

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.