Tensione në Parlament gjatë seancës plenare, ku deputeti demokrat Asllan Dogjani ka bllokuar foltoren pas refuzimit të fjalës për procedurë.
Dogjani ka shtyrë punonjësit e Gardës dhe ka përdorur gjuhë të ashpër, duke i quajtur “rrugaçë”.
Kryetarja e Kuvendit, Elisa Spiropali, kërkoi që Dogjani të lirojë foltoren, duke e paralajmëruar:
“Për çfarë e zë foltoren, zoti Dogjani? Po provokoni një sallë të tërë. Keni kohë 30 sekonda, po nuk qe procedurë, do mbyllet.”
Pasi mori fjalën, Dogjani tha:
“Janë 300 pensionistë nga Kukësi, Hasi e Tropoja që marrin vetëm 3300 lekë në muaj.”
Por Spiropali e ndërpreu, duke theksuar se nuk ishte një çështje procedure. Pas kësaj, Dogjani u largua nga foltorja, duke mbyllur incidentin.