Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

Tenderat sekretë, PD akuzon sërish qeverinë: Bleu respiratorë me dyfishin e çmimit

12:14 24/04/2020
Reading Time: 3 min lexim

Partia Demokratike ka denoncuar një tjetër tender sekret të qeverisë.

Nëpërmjet deputetes Albana Vokshi, PD akuzon qeverinë, se ka blerë respiratorë me dyfishin e çmimit të tregut.

Sipas PD, kompania fituese e tenderit duhet të sillte 54 respiratorë, por edhe pse solli 5 e shkeli kontratën, marrëveshja nuk u prish.

Vokshi shprehet më tej, se kompania fituese në 6 vite, ka marrë 11 milion euro.

Më herët PD ka denoncuar blerjen e maskave mbrojtëse me 3-fishin e çmimit, kiteve për testime me 4 fishin e çmimit.

DEKLARATA E PLOTË

Kontratat sekrete për pajisjet spitalore antiCOVID janë përdorur nga qeveria si një mënyrë për të vjedhur shqiptarët dhe jo për të siguruar shëndetin e tyre. Nga 4 kontratat që mbahen të fshehta, ne kemi zbuluar vjedhje skandaloze në 3 prej tyre, për testimet, për maskat e mjete të tjera mbrojtëse dhe sot do të publikojmë faktet për vjedhjen me respiratorët dhe fituesin e paracaktuar dhe të preferuar të qeverisë. Kemi provuar se kitet për një testim janë blerë nga qeveria me 4 fishin e çmimit të tregut tek O.E.S. Distribution, por ministja e shëndetësisë dhe shefi i saj Edi Rama heshtin për këtë skandal.

Kemi zbuluar se maskat mbrojtëse dhe mjetet e tjera spitalore janë blerë nga qeveria me 2, 3 dhe 4fishin e çmimit të tregut. Se një maskë qeveria e ka blerë me 8 mijë lekë të vjetra tek Farmanet dhe Euromed, ndërsa qytetarët mund ta blejnë me 4 mijë lekë në çdo farmaci. Ogerta Manastirliu hesht, bashkë me Edi Ramën. Për turpin e tij, Edi Rama e mbylli gojën e tij te shthurur, dhe kur emisioni Boom zbuloi se maskat që përdoren në spitalin Infektiv nga stafi spitalor janë të skaduara dhe se ato i siguroi e njëjta kompani që fitoi tenderin sekret. Të gjithë bëjnë sikur nuk ka ndodhur asgjë, megjithëse miliona nga paratë e shqiptarëve po vidhen ditën për diell, duke vënë në rrezik jetën e mjekëve dhe infermierëve. Sot ne do të tregojmë dokumenta zyrtarë që provojnë se qeveria ka vjedhur edhe me tenderin e respiratorëve. Kjo është aparatura që mban në jetë me oksigjen personat në gjendje të rënduar nga sulmi i virusit në mushkëri. Gati një muaj pas shpërthimit të epidemisë, qeveria porositi më 3 prill, 54 copë respiratorë, një fakt që tregon sesa e papërgatitur ishte për situatën. Kushti kryesor i tenderit ishte koha e shpejtë e sjelljes së respiratorëve. Kompania fituese duhet të sillte 20 respiratorë brenda 7 ditëve dhe të tjerat më vonë. Por kjo nuk ndodhi. Kontrata u shkel në mënyrë flagrante.

Dokumentat qe ne kemi siguruar tregojnë se kompania TBS 96 ka sjellë vetëm 5 respiratorë nga 54. Megjithatë qeveria nuk e ka prishur kontratën me të, siç e detyrin ligjinnë raste të tillla. Ka vetëm një arsye që mund të çojë një zyrtar të mos zbatojë ligjin dhe ky është rryshfeti, korrupsioni, vjedhja. Shifrat e kontratës e faktojnë këtë. Një respirator është blerë nga qeveria me gati dyfishin e çmimit të tregut.  Një respirator është zhdoganuar me 7.7milionë lekë dhe është blerë nga qeveria me 14 milionë lekë, pra me çmim gati 2 herë më të lartë. Janë këto çmime stratosferike dhe abuzive arsyeja pse Edi Rama i mban këta tendera sekret, duke paguar qindra milionë lekë më shumë klientët e tij në kohën më të vështirë për qytetarët. Vetëm kompanisë TBS 96, që ka shkelur kontratën për respiratorët, qeveria e Edi Ramës i ka paguar nga paratë e shqiptarëve 11 milionë euro në 6 vjet.

Me siguri Edi Rama do të heshtë edhe sot në përpjekje për t’u fshehur nga skandali që i ka plasur në dorë me kontratat e tij sekrete. Por faktet janë aty. Ai bleu respiratirë me dyfishin e çmimit, bleu testimet me 4 fishin e çmimit, bleu maskat dhe mjetet e tjera mbrojtëse me 2-3fishin e çmimit të tregut dhe u dha mjekëve të infektivit maska të skaduara. Qytetarët nuk po vuajnë vetëm nga virusi, por edhe nga një qeveri e korruptuar dhe një kryeministër i dështuar. Prokuroria duhet të dalë nga karantina, ku e mban qeveria. SPAK ka mjaftueshëm fakte të çojë para drejtësisë hajdutët e qeverisë që bëjnë që pasurohen si të babëzitur, kur shëndeti dhe puna e qytetarëve janë në rrezik.

Etiketa: pdrespiratortendera

Të tjera

Meloni ul taksat për naftën, asnjë lehtësim në Shqipëri: Rama pa masa për qytetarët
Aktualitet

Meloni ul taksat për naftën, asnjë lehtësim në Shqipëri: Rama pa masa për qytetarët

Ndërsa qytetarët shqiptarë përballen çdo ditë me rritje të pandalshme të çmimeve të karburanteve, reagimi i qeverisë shqiptare mbetet në...

14:48 19/03/2026
110 banesa drejt prishjes, banorët e Durrësit çojnë TID në gjykatë: “Na lanë pa zgjidhje”
Aktualitet

110 banesa drejt prishjes, banorët e Durrësit çojnë TID në gjykatë: “Na lanë pa zgjidhje”

Rrugica që lidh bulevardin “Epidamn” me portën mesjetare të Durrësit është sot thuajse e boshatisur. Prej 15 vitesh, banorët jetojnë...

13:45 19/03/2026
Para

Shkoi në Mirditë dhe infektoi prindërit, Rama paralajmëron ndëshkim administrativ dhe penal për policin e burgut

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

Meloni ul taksat për naftën, asnjë lehtësim në Shqipëri: Rama pa masa për qytetarët

Meloni ul taksat për naftën, asnjë lehtësim në Shqipëri: Rama pa masa për qytetarët

14:48 19/03/2026
110 banesa drejt prishjes, banorët e Durrësit çojnë TID në gjykatë: “Na lanë pa zgjidhje”

110 banesa drejt prishjes, banorët e Durrësit çojnë TID në gjykatë: “Na lanë pa zgjidhje”

13:45 19/03/2026
Eskortat në Shqipëri “shpërthejnë” online, gazetarja: Asnjë tarifë nën 200 euro, deri 800 euro në ditë për vajzat që operojnë në rrjet

Eskortat në Shqipëri “shpërthejnë” online, gazetarja: Asnjë tarifë nën 200 euro, deri 800 euro në ditë për vajzat që operojnë në rrjet

13:27 19/03/2026
Deputeti “për njerëzit” që po përpin tendera: Si doli Vasil Llajo fitues me ofertën më të shtrenjtë dhe hijet e një skeme të përsëritur

Deputeti “për njerëzit” që po përpin tendera: Si doli Vasil Llajo fitues me ofertën më të shtrenjtë dhe hijet e një skeme të përsëritur

12:58 19/03/2026
You're not logged into Tiktok, please login here
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Rreth GazetaReforma
GazetaReforma është markë e GlobalEcho Media Group

  • Në pronësi të: GlobalEcho LLC (USA)
  • Operuar lokalisht nga: Electral
  • Adresa e Zyrës: Rruga Sami Frashëri Pallati Vortek , Qendra Metropol, kati i dytë.
  • Email-i i Kontaktit: [email protected]
  • Regjistrimi i Kompanisë Shqiptare/NIPT: K92114006G

Na kontaktoni

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.