Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

Telenovelë në Sarandë: Prindërit e 17-vjeçares së abuzuar pasi mohuan përdhunimin, padisin “dhëndrin”

17:02 28/04/2020
Reading Time: 4 min lexim

Prej ditësh historia e abuzimit të një 17-vjeçareje nga Saranda ka bërë xhiron e rrjetit, teksa rrjedha e ngjarjeve i ngjan pak a shumë një telenovele.

Fillimisht, ishte e mitura ajo që denoncoi në Polici Bajram Tushën dhe 2 persona të tjerë, prej të cilëve është abuzuar që në moshën 9-vjeçare.

Sipas dëshmisë së vajzës, ajo me prindërit jetonin me qira në shtëpinë e të moshuarit, i cili ka 20 vite i ve, ndërsa fëmijët e tij jetojnë në Greqi dhe prindërit e dërgonin që t’i vinte në ndihmë të moshuarit, ku ai abuzonte me të, por e mitura nuk i kishte treguar askujt deri tani.

Mirëpo, kur historinë ia rrëfeu të dashurit, vendosi të denonconte pasi ai e bindi që ajo të ndërmerrte një vendim të tillë.

Nga ana tjetër, vetë i moshuari ka pranuar ngjarjen para Policisë ditën e arrestimit.

LEXO: I pranoi të gjitha në Polici: Pranga 72-vjeçarit, abuzoi seksualisht me një të mitur

Mirëpo, krejt papritur ngjarja ka marrë një rrjedhë tjetër, pasi në një intervistë për një televizion shqiptar e ëma e vajzës së abuzuar ka thënë se asnjë nga këto akuza nuk është e vërtetë dhe se kjo gjë është e stisur nga i dashuri i vajzës, që sipas saj e ka tjetërsuar atë.

Më tej ajo shtoi se këto histori nuk ka ekzistuar kurrë dhe gjithçka nisi kur ajo u njoh me të dashurin, i cili e ka gënjyer atë vazhdimisht dhe e mban me shpresa se do të ndahet me gruan që ka në Itali dhe do martohet me vajzën.

LEXO: 17-vjeçarja e abuzuar në Sarandë: Pse e ëma e vajzës mohon përdhunimin, kur vetë abuzuesi ka pranuar akuzat? 

Së fundmi, Vullnet dhe Elida Bekteshi, prindërit e vajzës minorene kanë paditur në polici të dashurin e saj, Gentian Ruçi, raporton Abc News.

Në padinë e tyre, ata akuzojnë 28-vjeçarin se e ka marrë me forcë vajzën e tyre dhe se ka qëllim ta trafikojë jashtë vendit, ndërsa i ati thotë se Ruçi ka qenë i akuzuar gjatë qëndrimit jashtë shtetit dhe për shkak të problemeve me ligjin i është dashur të ndërrojë edhe emrin.

Ata zbulojnë edhe lidhjen me Bajram Tushën, i cili është ish-krushku i tyre, babai i bashkëshortit të vajzës së madhe, i cili është vrarë në Greqi, dhe pas humbjes së djalit, 72-vjeçari kishte shfaqur probleme mendore, gjë që e detyroi vajzën e tyre të madhe të kthehej sërish në shtëpinë e prindërve.

Babai i vajzës deklaron se 28-vjeçari Gentian Ruçi i kishte shkuar në banesë për t’i kërkuar dorën e vajzës dhe kur ka hasur në refuzimin e tyre e ka detyruar atë të largohet nga shtëpia për t’u zhvendosur në Durrës.

“Ai ka ardhur ta kërkojë vajzën tek ne, por nuk kemi qenë dakord për shkak se vajza ishte e vogël në moshë. Më vonë krijoi lidhje fshehurazi me vajzën dhe e bindi të largohej nga banesa. Vajza më tha në telefon se ishte në Durrës. Pas tre ditësh shkova në shtëpinë ku ata po rrinin dhe Gentian Ruçi më kërcënoi “Do t’i heq nofullat, largohu” dhe nuk e la vajzën të takohej me mua. Më vonë mësova se ai kishte probleme me ligjin dhe kur kishte qenë jashtë shtetit kishtë ndërruar edhe emrin. Më thoshin se do ta shesin vajzën jashtë shtetit sepse ajo nuk kupton mire. Kam shkuar edhe në polici dhe kam mësuar se ai kishte një lidhje tjetër në Itali. Na kërcënonte në telefon, vajza u kthye por ai prapë e kërcënonte. Një ditë qëlloi me gurë në banesë deri sa vajza iku prapë me të. Ai e ka çuar vajzën në polici duke bërë deklarime sikur ishte abzuar nga unë si babai i saj që kurrë nuk është e vërtetë. Dua të di çfarë pune ka bërë në emigracion dhe pse e ka ndryshuar emrin. Dy ditë pasi kthye në shtëpi vajza pinte cigare dyshojmë se i ka dhënë simulantë pasi ajo nuk pinte para se të ikte, fliste me fjalë të pista”, deklaron babai i vajzës.

Në një moment të tillë fjalët dhe veprimet e prindërve të vajzës mbeten shumë të dyshimta, pasi në rast hakmarrjeje dhëndri i tyre duhet të kishte krijuar skenare ndaj tyre e jo ndaj 72-vjeçarit.

Sakaq, i moshuari është arrestuar, teksa disa ditë më parë është zbardhur edhe një bisedë telefonike mes tij dhe një personi tjetër të akuzuar.

LEXO: “Hë mo ç’do themi”, zbardhet përgjimi mes dy abuzuesve të 17-vjeçares nga Saranda 

Në shoqërinë shqiptare kjo temë mbetet shumë delikate, teksa edhe drejtësia duket e papërgatitur përballë pedofilisë.

Sipas medialook.al , të paktën 98 persona të cilët kanë kryer krime seksuale me të miturit kanë rifituar lirinë, por asnjë prej tyre nuk është identifikuar nga drejtësia si pedofilë e s’është trajtuar me mjekime përgjatë apo pas dënimit të kryer në dhjetë vitet e fundit, duke u kthyer sërish në një kërcënim për fëmijët përreth vendbanimeve të tyre në gjithë territorin e Shqipërisë.

Të lidhura

Krimi i rëndë në familjen ukrainase, 16-vjeçari rrëfen vrasjen e nënës dhe motrës së tij të mitur
Bota

Krimi i rëndë në familjen ukrainase, 16-vjeçari rrëfen vrasjen e nënës dhe motrës së tij të mitur

Një ngjarje e rëndë ka tronditur komunitetin e Hasrodes në Belgjikë, ku një adoleshent 16-vjeçar nga një familje refugjatësh ukrainas...

09:06 08/06/2025
Iu merrnin lekë qytetarëve për parkimin e makinave pa pagesë, arrestohen 2 persona
Aktualitet

Konflikt mes komshinjve në Allias, plagoset me armë në këmbë 31-vjeçari

Një përplasje mes dy banorëve në zonën e Alliasit në Tiranë ka përfunduar me të shtëna armësh mëngjesin e sotëm....

08:52 08/06/2025
Para

Plagosje me armë zjarri në Shkodër: 30-vjeçari përfundon në reanimacion

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

Krimi i rëndë në familjen ukrainase, 16-vjeçari rrëfen vrasjen e nënës dhe motrës së tij të mitur

Krimi i rëndë në familjen ukrainase, 16-vjeçari rrëfen vrasjen e nënës dhe motrës së tij të mitur

09:06 08/06/2025
Iu merrnin lekë qytetarëve për parkimin e makinave pa pagesë, arrestohen 2 persona

Konflikt mes komshinjve në Allias, plagoset me armë në këmbë 31-vjeçari

08:52 08/06/2025
Armand Duka pas barazimit me Serbinë: Mund ta kishim fituar

Armand Duka pas barazimit me Serbinë: Mund ta kishim fituar

08:45 08/06/2025
13 pelegrinë iranianë humbin jetën gjatë Haxhit në Arabinë Saudite

13 pelegrinë iranianë humbin jetën gjatë Haxhit në Arabinë Saudite

08:30 08/06/2025
You're not logged into Tiktok, please login here
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Rreth GazetaReforma
GazetaReforma është markë e GlobalEcho Media Group

  • Në pronësi të: GlobalEcho LLC (USA)
  • Operuar lokalisht nga: Electral
  • Adresa e Zyrës: Rruga Sami Frashëri Pallati Vortek , Qendra Metropol, kati i dytë.
  • Email-i i Kontaktit: [email protected]
  • Regjistrimi i Kompanisë Shqiptare/NIPT: K92114006G

Na kontaktoni

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Shkarko SnapFood dhe fito 10% ULJE në porosinë e parë

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.