Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Kryesore
  • Politikë
  • Drejtësi & SPAK
  • Investigime
  • Ekonomi
  • Rajoni & Bota
  • Opinion / Analizë
  • Video
  • Denonco
  • Abonohu
Gazeta Reforma
  • Kryesore
  • Politikë
  • Drejtësi & SPAK
  • Investigime
  • Ekonomi
  • Rajoni & Bota
  • Opinion / Analizë
  • Video
  • Denonco
  • Abonohu
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

Teksa policia kërkon ekzekutorët, ja kush e vrau “padashje” Jurgen Kurtin!

16:50 21/03/2019
Reading Time: 4 min lexim

Mbrëmjen e 18 marsit, Tirana do të tronditej nga një ngjarje e rëndë e ndodhur në rrugën  “Zef Jubani” në zonën e Tiranës së Re, ku 26-vjeçari Jurgen Kurti, një emër jo pak i njohur për drejtësinë, do të ekzekutohej në hyrjen e pallatit ku banonte nga një breshëri automatiku.

Por teksa policia e Tiranës vijon hetimet për identifikimin e autorëve, vëmendja është rikthyer edhe njëherë në një ngjarje po kaq të bujshme në të cilën Kurti u përfshi thuajse një vit më parë.

Në prill të 2018-ës, 26-vjeçari së bashku me babanë dhe dajën e së fejuarës së tij, Kostandin dhe Kujtim Ekonomi, u arrestuan për vrasjen e një tregtari në Durrës, 58-vjeçarit Agim Arapi.

Kujtim dhe Kostandin Ekonomi

Siç ka dëshmuar dhe bashkëshortja e viktimës, konflikti mes palëve nisi për një qira që Kurti dhe vëllezërit Ekonomi i detyroheshin Agim Arapit, pasi tubat e ajrimit të picerisë së tyre kalonin në dyqnin ushqimor të Arapit. Debati mes tyre ka degjeneruar në dhunë dhe pasi u godit me sende të forta, Agim Arapi ndërroi jetë.

Por pavarësisht se në kamerat e sigurisë të publikuara në media nga bashkëshortja e viktimës, Vjollca Arapi,  shihet qartë prania e Jurgen Kurtit në vendngjarje i cili hyn e del nga dyqani me qepena të mbyllur ku po dhunohej Arapi (video min. 11:20), ky i fundit vetëm u arrestua e më pas u la i lirë, pasi përgjegjësinë për krimin e  morën vëllezërit Ekonomi.

Praktikisht i njëjti skenar që u ndoq dhe në vrasjen e të atit të Kurtit në vitin 2017. Asokohe, i riu u arrestua me akuzën e vrasjes, por u la në arrest shtëpie nga gjykatësja Etleva Deda pasi përgjegjësinë për krimin e mori daja i tij, i cili kishte ndërhyrë për të mbrojtur nipin dhe të motrën nga ish-bashkëshorti i saj, Artur Kurti pasi ky i fundit kishte shkuar në shtëpinë e tyre pas disa kërcënimeve.

Artur Kurti, babai i Jurgen Kurtit

Mirëpo, në rastin e vrasjes së tregtarit në Durrës, hyn në lojë prokurori Bledar Bejko, i cili me veprimet e tij të dyshimta, është bërë në njëfarë mënyre shkak për vrasjen e 26-vjeçarit mbrëmjen e 18 marsit.

Ndonëse pamjet filmike mbrëmjen që u vra Agim Arapi tregonin qartë Kurtin në vendngjarje e madje dhe në brendësi të dyqanit ku ai u dhunua për vdekje, prokurori Bejko nuk e pa të arsyeshme të ngrinte asnjë akuzë ndaj tij, duke e lënë të lirë dhe rrjedhimisht, të arritshëm për ata që sot janë ekzekutorët e tij.

Prokurori Bledar Bejko

Në kontradiktë të plotë me vendimin e  tij është dhe deklarata që ka bërë në seancën e parë gjyqësore ku është shprehur: “Ka dyshime që ka qenë i pranishëm dhe Jurgeni.” Në këtë seancë, ai  akuzoi vetëm vëllezërit Ekonomi për “vrasje me paramendim, në bashkëpunim” dhe kërkoi burg për dy të arrestuarit, por asnjë akuzë për 26-vjeçarin, çka ngre dyshime të forta për favorizim dhe standart të dyfishtë.

Këto dyshime theksohen edhe më tepër në seancën e dytë ku përveçse akuza e prokurorit Bejko për të arrestuarit u shndërrua nga “vrasje me paramendim” në “vrasje nga pakujdesia”, Jurgen Kurti nuk u thirr në gjykatë as si dëshmitar i ngjarjes.

Palë me prokurorin duket se është bërë dhe mjeku ligjor, i cili siç ka treguar Vjollca Arapi, ka nxjerrë dy raporte për vdekjen e bashkëshortit të saj. Në raportin e parë, në hapësirën e shkakut të vdekjes shkruhet “Vdekje nga mjete të forta mbase” dhe vendi i vdekjes është “në dyqan ose rrugës”.

Ndërsa në raportin e dytë, shkruhet “Vdekje e menjëhershme me sulm të papërcaktuar” (duke lehtësuar dukshëm të akuzuarit nga përgjegjësia) dhe as nuk përcaktohet vendi i vdekjes, të cilin mjeku përgjegjës ka refuzuar ta plotësojë edhe pas kërkesës së Vjollca Arapit, e cila nuk bënte dot çregjistrimin e të shoqit në gjendjen civile.

Kështu për vrasjen e Agim Arapit, Kujtim Ekonomi po vuan dënimin me 5 vite burg, ndërsa Kostandin Ekonomi u la i lirë pas 3 muajve burg nga gjykatësi Paulin Çera ( i njohur për refuzimin e ekstradimit të bosit të drogës Alket Hatija në Itali). Por ai që e pësoi më keq këtë drejtësi të çalë që u kthye në efekt  boomerang, krahas familjes Arapi, ishte vetë Jurgen Kurti, i cili fare mirë sot mund të ishte në burg duke kryer dënimin dhe jo i shtrirë në një arkivol.

Abonohu

Merr lajmet kryesore në email

Politikë, drejtësi, SPAK, investigime dhe para publike — pa zhurmë, vetëm zhvillimet që kanë rëndësi.

Etiketa: agim arapijurgen kurtikostandin ekonomikujtim ekonomivrasje

Të tjera

Masa të reja në Kodin Rrugor: hiqet përgjithmonë patenta për shoferët e dehur, kufizime për të rinjtë dhe gjoba më të rënda për telefonin
Aktualitet

Masa të reja në Kodin Rrugor: hiqet përgjithmonë patenta për shoferët e dehur, kufizime për të rinjtë dhe gjoba më të rënda për telefonin

Kuvendi i Shqipërisë ka miratuar me 84 vota ndryshimet në Kodin Rrugor, duke ashpërsuar ndjeshëm masat ndaj drejtuesve që shkelin...

22:57 18/06/2026
Nëse protesta harron oligarkët, harron gjysmën e sistemit që po kundërshton!
Aktualitet

Nëse protesta harron oligarkët, harron gjysmën e sistemit që po kundërshton!

E rëndësishme për të mos u harruar: Oligarkët janë pjesë e sistemit që protesta po kundërshton! Kjo protestë është kundër...

16:00 18/06/2026
Para

KED publikon 13 kandidatët për drejtimin e Inspektoriatit të Lartë të Drejtësisë/ Funksioni i tij më i larti në gjyqësor

Lajmet e fundit

Masa të reja në Kodin Rrugor: hiqet përgjithmonë patenta për shoferët e dehur, kufizime për të rinjtë dhe gjoba më të rënda për telefonin

Masa të reja në Kodin Rrugor: hiqet përgjithmonë patenta për shoferët e dehur, kufizime për të rinjtë dhe gjoba më të rënda për telefonin

22:57 18/06/2026
Nëse protesta harron oligarkët, harron gjysmën e sistemit që po kundërshton!

Nëse protesta harron oligarkët, harron gjysmën e sistemit që po kundërshton!

16:00 18/06/2026
Gjendet një kufomë pranë Krrabës, dyshohet se i përket Eglant Koçit të zhdukur prej dy javësh

Gjendet një kufomë pranë Krrabës, dyshohet se i përket Eglant Koçit të zhdukur prej dy javësh

15:52 18/06/2026
Metamorfoza/ GJKKO dënon Pëllumb Gjokën me 6 vite burg, 5 vite për ish-shefin e Policisë Ardit Hasanbegaj

Metamorfoza/ GJKKO dënon Pëllumb Gjokën me 6 vite burg, 5 vite për ish-shefin e Policisë Ardit Hasanbegaj

15:36 18/06/2026
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Gazeta Reforma është pjesë e rrjetit mediatik të Electral.

Lajme, investigime dhe analiza për çështjet publike në Shqipëri e rajon.

Kontakt: [email protected]

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2026 GazetaReforma

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Kryesore
  • Politikë
  • Drejtësi & SPAK
  • Investigime
  • Ekonomi
  • Rajoni & Bota
  • Opinion / Analizë
  • Video
  • Denonco
  • Abonohu

© 2026 GazetaReforma

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.
  • English