Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

Teksa ne presim zgjidhje për lumenjtë, në nisje të sezonit veror gjendja e plazheve publike është alarmante!

21:46 09/06/2020
Reading Time: 4 min lexim

Prej kohësh mediat kanë raportuar skandale të ndryshme që lidhen me shkatërrimin e mjedisit, kryesisht lumenjve, ku siç duket shteti nuk vë më dorë duke i lënë në harresë totale.

Si fillim të bëjmë një përmbledhje të katastrofave që kanë pushtuar mjedisin shqiptar, ndërkohë që Ministrinë e Mjedisit e ka kapluar heshtja.

Lumi Mat po shkatërrohet dita ditës, prej gërryerjes nga kompania “Salillari” dhe “Ndue Kola Mountains”.

Gërryerja në shtratin e këtij lumi për të marrë rërë dhe zhavor ka bërë që rrjedha e tij të devijohet, duke shkaktuar edhe eriozion në tokat bujqësore të banorëve të kësaj zone, duke sjellë sërish rrezikun e përmbytjeve në dimër.

E njëjta panorama paraqitet edhe nga Shkumbini, ku Gjergj Luca, i cili drejton kompaninë “Rozafa” si duket nuk po pyet për asnjë shqetësim qytetarësh dhe derdh mbetet e fabrikës së tij në këtë lumë.

E po ashtu, vijon më tej saga e lumenjve të harruar, të cilët janë mbushur nga mbeturinat, duke rrezikuar edhe jetën e banorëve të zonave përkatëse.

Lumi Fan i Madh është kthyer në ngjyrë të zezë për shkak të ndotjes pasi fabrika e bakrit në këtë zonë i është dhënë me koncension një kompanie turke “BER-ONER”, e cila në vend që të përpunojë të gjitha mbetjet e metalit ka gjetur një rrugë më të shkurtër, duke derdhur lëndët e mbetura pa përpunuar në lumin Fan i Madh.

Në zonën e ish-Fushës së Aviacionit mbetjet kanë pushtuar lumin e Tiranës dhe pamjet e përcjella prej andej paraqisin një situatë është dramatike, teksa banorët shprehen se ikin me vrap në këtë pjesë të rrugës për shkak të plehrave dhe erës së rëndë.

Përroi i Qesarakës, që është kthyer në një kërcënim serioz për banorët e zonës, pasi është pushtuar nga mbetjet.

Kurse lumi Drin që kalon në Lezhë nga një mundësi për turizmin dhe për zhvillimin ekonomik të qytetit, është kthyer në një ujëmbledhës të ujërave të zeza, të mbetjeve të ndryshme urbane si edhe të mbetjeve industriale duke u kthyer kështu në një shqetësim për banorët.

Nga ana tjetër, pas mbylljes së Porto Romanos, Durrësi është kthyer në një kazan mbeturinash, kurse katastrofa mjedisore në Manëz, ku plehrave u vihej flaka duke krijuar tym të dendur, erë të rëndë dhe një ndotje mjedisore duke dëmtuar dhe shëndetin e banorëve të qytetit, ende nuk ka përfunduar totalisht, ndonëse Rama tha se do zgjidhet shumë shpejtë.

E sikur të mos mjaftonte kjo panoramë dramatike, në nisje të sezonit turistik, ndotja po kaplon edhe plazhet!

Me një gjatësi afro 10 km, bregdeti i Nartës në Vlorë shfaqet me dy standarde.

Plazhi publik është tejet i ndotur, ndërsa pjesa që është menaxhuar nga operatorët privat është pastruar, ndryshe nga sa pretendon Blendi Klosi.

I ftuar në Opinion disa ditë më parë, ai mburrej me standartin e plazheve publike, duke hedhur akuza ndaj operatorëve privat se nuk kanë higjenën e duhur.

Edhe pse ka nisur zyrtarisht sezoni turistik, autoritetet nuk ka vënë dorë për pastrimin e vijës bregdetare, teksa mbeturinat që ka nxjerrë deti kanë ndotur rërën.

Plazhi i Nartës çdo vit ka pritur me mijëra pushues, por në këtë sezon të pazakontë për shkak të pandemisë Report Tv, që ka publikuar pamjet shqtësuese, ka gjetur pak vizitorë.

Ndryshe nga vitet e tjera aplikimi për stacionet e plazheve këtë vit bëhet në portalin e-albania, teksa jashtë kameras operatorët turistik thanë se kanë hasur vështirësi në aksesimin e portalit.

Disa ditë më parë raportuam se edhe ndotja e plazhit të Kunes në Shëngjin ka dëmtuar turizmin në këtë zonë, teksa nga viti në vit pushuesit e kanë braktisur lagunën dhe plazhin e për pasojë bizneset në këtë zonë janë mbyllur.

Padyshim kjo është një goditje e madhe për turizmin, teksa Shqipëria, si një vend turistik dhe me potenciale të shumta, ndonëse duhet të ishte duke tentuar mundësi të reja për të tërhequr turistë përballet me probleme të tilla, teksa autoritetet rrinë duarkryq.

Siç duket, përveç problemeve si tërmeti apo pandemia, mjedisi dhe turizmi po merr shuplaka të forta e vendimtare nga vetë autoritetet që prej kohësh flenë e nuk marrin përgjegjësitë që u takojnë.

Të lidhura

Vota e diasporës/ 191.912 zarfe me fletë votimi të mbërritura deri në orën 19:00
Aktualitet

Vijon numërimi i zarfeve të diasporës

Vijon numërimi i zarfeve të diasporës në zgjedhjet parlamentare të 11 majit, ndërsa Partia Socialiste e Shqipërisë vazhdon të ruajë...

13:32 16/05/2025
Sot, Dita Ndërkombëtare e Dritës
Aktualitet

Sot, Dita Ndërkombëtare e Dritës

Dita Ndërkombëtare e Dritës, e cila shënohet çdo vit më 16 maj, përkujton një moment historik në shkencë,  realizimin e...

12:59 16/05/2025
Para

"Janë shtuar me shpejtësi të sëmurët, njerëzit menduan se ishte lojë", Brataj paralajmëron kolapsin

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

Vota e diasporës/ 191.912 zarfe me fletë votimi të mbërritura deri në orën 19:00

Vijon numërimi i zarfeve të diasporës

13:32 16/05/2025
Sot, Dita Ndërkombëtare e Dritës

Sot, Dita Ndërkombëtare e Dritës

12:59 16/05/2025
Negociatat për paqe, përfundon takimi trepalësh në Stamboll

Negociatat për paqe, përfundon takimi trepalësh në Stamboll

12:48 16/05/2025
Von der Leyen nga Tirana: BE po përgatit paketë të re sanksionesh ndaj Rusisë

Von der Leyen nga Tirana: BE po përgatit paketë të re sanksionesh ndaj Rusisë

12:19 16/05/2025
You're not logged into Tiktok, please login here
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Rreth GazetaReforma
GazetaReforma është markë e GlobalEcho Media Group

  • Në pronësi të: GlobalEcho LLC (USA)
  • Operuar lokalisht nga: Electral
  • Adresa e Zyrës: Rruga Sami Frashëri Pallati Vortek , Qendra Metropol, kati i dytë.
  • Email-i i Kontaktit: [email protected]
  • Regjistrimi i Kompanisë Shqiptare/NIPT: K92114006G

Na kontaktoni

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Shkarko SnapFood dhe fito 10% ULJE në porosinë e parë

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.