Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

Të tjera pamje kompromentuese! Përse ligji nuk është i vlefshëm për Salillarin dhe Ndue Kolën?

16:53 26/05/2020
Reading Time: 3 min lexim

Pamje të tjera vijnë nga masakra që po kryhet mbi lumin Mat, në shtratin e të cilit, kompania “Salillari” dhe “Ndue Kola Mountains” po kryejnë punime.

Në videon e publikuar nga Dosja.al shihen se dy kompanitë në fjalë kanë zbarkuar kamionët dhe ekskavatorët në shtratin e lumit Mat dhe por kryejnë punime, duke e gërryer dhe duke marrë rërë e zhavorr nga ky vend.

Gërryerja në shtratin e këtij lumi për të marrë rërë dhe zhavor ka bërë që rrjedha e tij të devijohet, duke shkaktuar edhe eriozion në tokat bujqësore të banorëve të kësaj zone, duke sjellë sërish rrezikun e përmbytjeve në dimër.

Teksa, qeveria iu bën thirrje shqiptarëve të qëndrojnë brenda duke shmangur grumbullimet e shumta, shumë kompani po ushtrojnë veprimtarinë e tyre pa kriter në terren, duke shmangur edhe protestat e qytetarëve.

Disa ditë më parë banorët e zonës kanë dalë të protestojnë kundër këtij projekti në dëm të mjedisit shqiptar, por sipas dëshmive që ata kanë dhënë për media të ndryshme, rezulton se Policia i ka kërcënuar me gjoba, pasi po thyhen rregullat ndaj pandemisë.

LEXO: Premtimet në raport të kundërt me realitetin! Salillari dhe Gjikuria ‘gllabërojnë’ malet e lumenjtë 

Kujtojmë se “Salillari shpk.” është akuzuar nga opozita për shkak të projektit të ‘Unazës së Re’ në Tiranë, pasi u shpall një nga tre kompanitë fituese për ndërtimin e 2.2 kilometra rrugë (nga pallati me “Shigjeta” në Tiranë deri te sheshi “Shqiponja”), në vlerën 40 milionë euro.

Opozita, por jo vetëm, e kanë akuzuar kreun e ‘Salillarit’ për lidhje të ngushta me qeverinë e Edi Ramës dhe duke e cilësuar si njeriu që bën ‘bamirësitë’ e kryeministrit.

Nuk e dimë nëse firma në fjalë ka përfituar nga raporti miqësor që ka me qeverinë, apo ka ndërhyrë pa leje mjedisor nga ana e saj.

Sa më shumë është folur për mjedisin, aq më shumë është dëmtuar natyra.

Si ministri i Turizmit dhe Mjedisit Blendi Klosi, ashtu edhe kryeministri Edi Rama janë angazhuar për ndalimin e masakrave natyrore, por realiteti është krejt i ndryshëm.

Shoqatat mjedisore kanë mbi dy vjet që zhvillojnë procese gjyqësore dhe një seri protestash për të ndaluar ndërhyrjet pa kriter në mjedis, por puna vazhdon me shpejtësi, duke dëmtuar rëndë natyrën.

Nga ana tjetër, janë rreth 15 skrepa të firmës “A.N.K.” dhe firmës “Bardhi Konstruksion”, që kanë shqyer e po vazhdojnë të shqyejnë 22 kilometër shtrat të lumit Mat, në 6 zona me 12 qëndra nxjerrje zhavorr e rërë.

Kompania nuk është e pajisur as me leje shfrytëzimi e as me leje mjedisore, teksa Ligji nr. 111 datë 15.11.2012, ndalon shfrytëzimin e shtretërve të lumenjve për 30 vite.

Volumet që janë shkulur nga lumi Mat, janë më të larta se kodrinat e zonës Fan-Rubik-Milot-Shënkoll, madje buzë rrugës kryesore, ka krijuar disa varg-male në afro 4 kilometër gjatësi, 1 kilometër gjerësi e 20-30 metër lartësi.

Sipas Komitetit të Baseneve Ujore, Drejtorisë së Baseneve të lumit Mat me qëndër në Lezhë dhe Agjencisë Kombëtare të Mjedisit që prej 3 janarit 2014; në Shqipëri nuk është dhënë asnjë leje, për nxjerrje inertesh në shtretërit e lumenjve.

Madje, janë revokuar edhe 1139 lejet, që ishin dhënë me afat deri më 31 dhjetor 2021; ku firma e Ndue Kola kishte 37 leje nga lumi Tapizë-Tiranë, në lumin Ishëm, lumin Zezë në Fushë Krujë e deri në Klos-Burrel.

Pyetja që lind në këtë rast është se kur ligji e ndalon një veprim të tillë, si është mundur që Ndue Kola, vazhdon gërryen dhe shkatërron shtratin e lumit Mat?

LEXO: Vazhdon masakra në lumin Mat: Ish-deputeti socialist zapton 22 km të shtratit, por ministria e Mjedisit hesht! 

Të lidhura

Kur “zhvillimi” të varros gjallë: Toka e humbur, zëri i mbytur dhe pushteti që nuk pyet
Aktualitet

Kur “zhvillimi” të varros gjallë: Toka e humbur, zëri i mbytur dhe pushteti që nuk pyet

Në Shqipëri ekziston prej dekadash një model i njohur dhune – e heshtur, por brutale. Ajo nuk ndodh me armë,...

20:50 28/05/2025
Apartamente dhe mijëra euro në llogari, SPAK sekuestron pasuritë e Flamur Sinanajt
Aktualitet

SPAK aksion për goditjen e një skeme kontrabande cigaresh, lëshohen disa urdhërarreste

Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka zhvilluar një operacion të gjerë për goditjen e një skeme...

18:47 28/05/2025
Para

As SPAK nuk e ndal dot! Tender me “helm gjarpri”: Manastirliu i “dhuron” Farma Net Albania 800 milionë lekë!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

Kur “zhvillimi” të varros gjallë: Toka e humbur, zëri i mbytur dhe pushteti që nuk pyet

Kur “zhvillimi” të varros gjallë: Toka e humbur, zëri i mbytur dhe pushteti që nuk pyet

20:50 28/05/2025
Apartamente dhe mijëra euro në llogari, SPAK sekuestron pasuritë e Flamur Sinanajt

SPAK aksion për goditjen e një skeme kontrabande cigaresh, lëshohen disa urdhërarreste

18:47 28/05/2025
Alma Cani largohet nga drejtimi i QSUT, kush e zëvendëson

Alma Cani largohet nga drejtimi i QSUT, kush e zëvendëson

18:27 28/05/2025
Pasiguria në miniera vazhdon/ Shemben gurët në galerinë e Bulqizës, plagoset minatori 40-vjeçar

Pasiguria në miniera vazhdon/ Shemben gurët në galerinë e Bulqizës, plagoset minatori 40-vjeçar

17:51 28/05/2025
You're not logged into Tiktok, please login here
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Rreth GazetaReforma
GazetaReforma është markë e GlobalEcho Media Group

  • Në pronësi të: GlobalEcho LLC (USA)
  • Operuar lokalisht nga: Electral
  • Adresa e Zyrës: Rruga Sami Frashëri Pallati Vortek , Qendra Metropol, kati i dytë.
  • Email-i i Kontaktit: [email protected]
  • Regjistrimi i Kompanisë Shqiptare/NIPT: K92114006G

Na kontaktoni

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Shkarko SnapFood dhe fito 10% ULJE në porosinë e parë

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.