Të shtëna me armë zjarri në Astir, plagoset një person(Emri)

Google+ Pinterest LinkedIn Tumblr +

Pasditen e sotme në zonën e “Astirit” janë dëgjuar të shtëna me armë zjarri.

Mësohet se ngjarja ka ndodhur rreth orës 17:50 dhe nga të shtënat mësohet se një person ka mbetur i plagosur në këmbë.

Policia ka identifikuar të plagosurin si Spartak Beqaraj 45 vjeç, i cili ndodhet jashtë rrezikut për jetën nën kujdesin e mjekëve.

Sipas policisë ngjarja ka ndodhur pas një konflikti të çastit për motive të dobëta.Sakaq autori tashmë i identifikuar dhe shpallur në kërkim nga policia, pasi ka qëlluar 45-vjeçarin është larguar menjëherë nga vendngjarja.

Policia dhe grupi hetimor kanë shkuar në vendin e ngjarjes dhe po punojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Njoftimi i Policisë: 

Tiranë/Informacion paraprak

Më datë 20.09.2020, rreth orës 17:45, në Unazë të Re, pranë një lokali, pas një konflikti të çastit, për motive të dobëta, dyshohet se është plagosur me armë zjarri pistoletë në këmbë shtetasi S.B., 45 vjeç, i cili u dërgua në spital dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve jashtë rrezikut për jetën.

Shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në vendngjarje, ka rrethuar zonën dhe vijon krehja e saj për kapjen e autorit, i cili menjeherë pas plagosjes është larguar nga vendngjarja .

Grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes dhe fiksimin e çdo prove materiale që do çojë në identifikimin dhe kapjen e autorëve.

Shpërndaje
Share.

Komento