Të shqetësuar për shëndetin e Merkel, shihet sërish duke u dridhur

Google+ Pinterest LinkedIn Tumblr +

Kancelarja gjermane Angela Merkel ëshët parë sërish duke u dridhur gjatë një takimi ditën e sotme me kryeministrin e Finlandës.

Të gjithë janë të shqetësuar për shëndetin e saj, e ndërkohë që zëdhënësi i qeverisë gjemane ka thënë për të tretën herë se Merkel është shumë mire dhe se nuk ka asgjë për t’u shqetësuar.

Kjo është hera e tretë që filmohet brenda një muaji duke u didhur në mënyrë të pakontrolluar. Ajo u filmua duke u dridhur teksa qëndronte para ushtarakëve që bënë nderimet përkatëse për vizitën e saj.

Madje dy javë më parë, në 27 qershor, Angela Merkel nisi të dridhej gjatë një konference për mediat me presidentin gjerman Frank-Walter Steinmeier, në Berlin.

Hera e parë kur Merkel u pa në këtë gjendje ka qenë në 18 qershor, ku justifikimi i saj ishte se i ndodhi për shkak të temperaturave të larta dhe dehidratimit.

Kujtojmë këtu se mjekët e kanë përjashtuar mundësinë se Merkel vuan nga sëmundja e Parkinsonit, edhe pse në media është përfolur shumë.

Shpërndaje
Share.

Komento