Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

Të shpëtohen urat e Vjosës: Auron Tare bën thirrje për riparimin si pasuri historike dhe atraksion turistik

22:32 30/07/2025
Reading Time: 3 min lexim

Studiuesi Auron Tare i ka bërë një apel publik institucioneve shtetërore që të mos harrojnë urat historike mbi Luginën e Vjosës, të cilat dikur përbënin nyje të rëndësishme komunikimi për banorët e zonës dhe sot mund të shndërrohen në atraksione turistike me vlerë të madhe.

Në një postim në Facebook, Tare shkruan se këto ura, të ndërtuara me beton arme, struktura metalike dhe kavo çeliku, i kanë qëndruar kohës për dekada, pavarësisht mungesës së mirëmbajtjes.

“Sot janë të ndryshkura, të mbuluara nga bimësia, por me shumë pak para ato mund të riparohen, duke vendosur përsëri dërrasat prej druri dhe zëvendësuar ndonjë prej kavove të çelikut. Pastrimi i shtigjeve dhe vendosja e tabelave informuese do t’i kthente në atraksione turistike për ata që duan të ecin në monopatet e Vjosës,” shprehet ai.

Sipas Tares, këto ura nuk janë vetëm një mjet i dikurshëm transporti, por mbartin një histori të rëndësishme për mënyrën e jetesës dhe komunikimit rural gjatë periudhës komuniste. Ai sugjeron që me mjete të thjeshta informimi, mund të shpjegohet roli që kanë pasur këto ura në atë kohë.

Ai kritikon gjithashtu mënyrën se si shpërndahen fondet për turizmin në zonë, duke theksuar se ato shpenzohen për projekte të panevojshme dhe pa ndikim real, ndërkohë që monumente si këto ura mbeten të neglizhuara.

“Info Pointet që u ndërtuan janë tashmë të braktisura dhe kanë filluar të ndryshken. Një tjetër pikë informacioni po ndërtohet pranë Gurit të Qytetit në Përmet, edhe pse qyteti ka një të tillë në qendër. Ndërkohë, po planifikohet një Zipline që kalon mbi Vjosë, për të cilin askush nuk e di pse duhet të ekzistojë në Përmet,” vijon më tej Tare.

Ai thekson se me një të dhjetën e fondeve që përdoren për projekte të tilla, mund të riparoheshin urat ekzistuese prej çeliku, duke ruajtur kështu trashëgiminë dhe krijuar një përvojë të vërtetë për turistët.

Postimi i plotë

Urat e Dikurshme dhe Zipline i Përmetit.

Përgjatë pejsazhit të mrekullueshëm të Vjosës një sy i vëmendshëm mund të shikojë aty këtu disa struktura metalike dhe kavo çeliku që shtrihen nga njëri breg tek tjetri.

Të ndryshkura, mes një bimësie të harlisur  ato janë një dëshmi historike shumë e rëndësishme.

Për dekada me rradhë kanë qënë e vetmja mundësi  e komunikimit midis fshatrave në Luginën e Vjosës.

Të ndërtuara me beton arme,  struktura metalike dhe kavo çeliku i kanë rezistuar kohës deri më sot edhe pse të lëna në harresë.

Me shumë pak para ato mund të riparohen duke vendosur përsëri dërrasat prej druri dhe zëvendësur ndonjë prej kavove të çelikut. Duke i pastruar dhe hapur shtigjet përsëri ato mund të kthehen në një atraksion turistik për të gjithë ata që do të donin të ecnin në monopatet e Vjosës. Me tabela të thjeshta mund të përshkruhet historia e tyre në periudhën komuniste për të treguar komunikimin rural në ato kohëra. Ndërkohë risjellja e tyre për turizmin do të rihapte përsëri mundësinë e kalimit në fshatra përgjatë Luginës.

Por fondet e turizmit shkojnë për gjëra jo vetëm të pa dobishme por dukshëm pa asnjë ndikim në Luginën e Vjosës.

Info Pointet e famshme që tashmë kanë filluar të ndryshken janë të braktisura.  Një info pont gjigand po ndërtohet në memorien natyrore të Përmetit në atë qe njihen si Guri i Qytetit. Se cfarë roli do lozë ky info point askush nuk di të thotë aq me shumë kur Qyteti ka prej vitesh një info point normal në Qendër.

Fondi shqiptar i zhvillimit ka ftuar nje nga ato studiot e huaja të zhvillojë një projekt për një ZipLine ku njerzia do lëshohet nga një shkëmb i Vjosës për tek ana tjetër e Lumit. Përse njerëzit duhet të provojnë ZipLine edhe në Përmet askush nuk di ta shpjegojë.

Ndërko me një të dhjetën e fondeve që harxhohen  për kotësira mund  të riparoheshin urat prej çeliku të Vjosës  jo vetëm si shenja të rëndësishme të trashëgimisë por edhe si tërheqje turistike.

Të lidhura

“Made in Albania”: Kur dështimi dixhital shitet si sukses
Aktualitet

“Made in Albania”: Kur dështimi dixhital shitet si sukses

Në një deklaratë që i ngjan më shumë një satire sesa një raportimi zyrtar, drejtoresha e Agjencisë Kombëtare të Shoqërisë...

15:35 31/07/2025
Kontrata 6 mln dollarë me PD: Lobistët në SHBA kërkojnë nga DASH të heqë ‘non gratën’ për Berishën
Aktualitet

Kontrata 6 mln dollarë me PD: Lobistët në SHBA kërkojnë nga DASH të heqë ‘non gratën’ për Berishën

Një dokument prej 23 faqesh i përgatitur nga kompania lobuese amerikane Continental Strategy, të cilin e disponon VoxNews, i kërkon...

13:31 31/07/2025
Para
Horoskopi sot, 13 shtator 2022

Horoskopi ditor: 31 korrik 2025

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

“Made in Albania”: Kur dështimi dixhital shitet si sukses

“Made in Albania”: Kur dështimi dixhital shitet si sukses

15:35 31/07/2025
Kontrata 6 mln dollarë me PD: Lobistët në SHBA kërkojnë nga DASH të heqë ‘non gratën’ për Berishën

Kontrata 6 mln dollarë me PD: Lobistët në SHBA kërkojnë nga DASH të heqë ‘non gratën’ për Berishën

13:31 31/07/2025
Dumani: SPAK po heton vrasjet e 21 Janarit dhe pengimin e zbardhjes së të vërtetës

Dumani: SPAK po heton vrasjet e 21 Janarit dhe pengimin e zbardhjes së të vërtetës

12:49 31/07/2025
Horoskopi sot, 13 shtator 2022

Horoskopi ditor: 31 korrik 2025

08:08 31/07/2025
You're not logged into Tiktok, please login here
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Rreth GazetaReforma
GazetaReforma është markë e GlobalEcho Media Group

  • Në pronësi të: GlobalEcho LLC (USA)
  • Operuar lokalisht nga: Electral
  • Adresa e Zyrës: Rruga Sami Frashëri Pallati Vortek , Qendra Metropol, kati i dytë.
  • Email-i i Kontaktit: [email protected]
  • Regjistrimi i Kompanisë Shqiptare/NIPT: K92114006G

Na kontaktoni

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Shkarko SnapFood dhe fito 10% ULJE në porosinë e parë

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.