Të rinjtë në Korçë paguhen mijëra euro/ Rama nuk heq dorë nga ideja: “Kam patur përqeshje, por ky realitet është kudo

Google+ Pinterest LinkedIn Tumblr +

Kreyministri Edi Rama është i vendosur në deklaratën e vetë lidhur me pagat e të rinjëve në qytetin e Korçës. Ditë më parë ai tha se të rinjtë në qytetin jug-lindor paguhen  deri në 8 mijë euro vetëm se punojnë në internet dhe natyrisht që kjo gjë bëri që rrjeti të shpërtente në tallje ndaj Ramës. Por kryeministri vazhdon të besojë se të rinjtë korçarë paguhen me shuma të majme, madje në një konferencë ditën e sotme ka thënë se ky realitet nuk është vetëm në Korçë. Ai ka thënë se ky realitet është krijuar me kontributin e njerëzve dhe të rinjtë mund t’i japin vetes punë që paguhen siç nuk na e pret mendja.

“Kemi vendosur një fond të veçantë duke i shtrirë nga prodhimi tek shërbimet, industria e lehtë dhe turizmi. Në këtë skemë më vjen shumë mirë të them që nga 61 ndërmarrje që janë të vogla dhe të mesme që kanë përfituar dhe përbëjnë 66% të aplikuesëve. Janë mbështetur për pasjisje dhe krijimin e softuerëve. Në skemë është përfshirë edhe BE. Janë mbi 100 start-up që janë ndihmuar drejtpërdrejt. Këtu ka shumë potencial. Besoj shumë që iu na keni ndihmuar realisht me punën dhe me dëshmitë tuaja që të shohim më larg se këtu ka një perspektivë të jashtëzakonshme, por ka potencial real për ta zhvilluar këtë sektor. Në mbyllje dua të them që në vizionin e Shqipërisë 2030. Në Korçë është hapur programi për mbështetjen e start-up njësoj si në Shkodër. Duam të krijojmë një rrjet të tërë me qendra të tilla, në të gjitha qendrat e qarqeve që të përfshihen drejtpërdrejt dhe të gjejnë strehë për nismën e tyre. Për të dalë në një treg që është shumë më i madh se i yni. Kam patur shumë përqeshje për një realitet që është në Korçë, por nuk është vetëm në Korçë. Ju jeni protagonistë. Jetoni në një realitet që është krijuar dhe më kontributin tuaj. Të rinjtë mund t’i japin vetes punë, që mund të çeli një perspektivë për t’u paguar ashtu siç askujt nuk ia pret mendja.”, tha Rama.

Shpërndaje
Share.

Komento