- Reklamë -spot_img
25.5 C
Tirana
Faqja kryesoreAktualitetTë rinjtë ikin, po “zëvendësohen” në tregun e punës nga pensionistët

Të rinjtë ikin, po “zëvendësohen” në tregun e punës nga pensionistët

- Reklamë -spot_img

Teksa treguesit e punësimit janë duke u përmirësuar nga viti në vit, pavarësisht krizave ekonomike që ka shkaktuar pandemia Covid-19 dhe lufta në Ukrainë, në grupet e reja të popullsisë, numri i personave të punësuar është në rënie, ndërsa po rritet ai te moshat më të vjetra.

INSTAT raportoi se në 3-mujorin e katërt 2022, kishte rreth 52,500 më shumë persona të punësuar se në të njëjtin tremujor të vitit 2021, ose rreth 4% më shumë.

Por punësimi sipas grupmoshave tregoi se për të njëjtën periudhë, punësimi në grupmoshën 15-29 vjeç ishte me rënie. Në tetor-dhjetor 2022, kishte 807 persona më pak të punësuar në të rinjtë deri 30 vjeç.

Në tetor-dhjetor 2022 ishin të punësuar 274, 526 persona të rinj (15-29 vjeç) ose rreth 9 mijë persona më pak se në të njëjtën periudhë të vitit 2018.

Në anën tjetër, punësimi në grupmoshën mbi 30 vjeç u rrit me rreth 65 mijë persona.

INSTAT raporton se 54,500 pensionistë ishin të punësuar në tremujorin e fundit të 2022, pasi Anketa e Forcës së Punës pyet edhe personat në moshë pensioni nëse janë të angazhuar me punë.

Mosha e tretë do të përfshihet gjithnjë e më shumë në tregun e punës në Europë dhe Shqipëri, për shkak se, rritja e rritja e jetëgjatësisë i bën produktivë personat edhe mbi moshën 65 vjeç.

Gjithashtu zhvillimi i teknologjisë mund të stimulojë punën në distancë për personat e moshës së tretë, të cilët mund të ndajnë përvojat e tyre sidomos në mësimdhënie, financë dhe shumë profesione të tjera.

Pensionisët që punojnë, lehtësojnë skemat e sigurimeve shoqërore, të cilat paraqiten mjaft të rënduara nga procesi i plakjes së popullsisë.

Instituti i Sigurimeve Shoqërore parashikon se në tre vitet e ardhshme, numri i pensionistëve që shtohen në skemën e sigurimeve shoqërore arrijnë në 48 mijë, me një shtesë vjetore mesatarisht 16 mijë pensionistësh të rinj në vit.

Për shkak se këtë vit, popullsia e vendit do të futet në procesin e plakjes së shpejtë të popullsisë, numri i pensionistëve do të rritet në vijim me ritme më të shpejta.

Për të nxitur dëshirën për punë në moshat mbi 65 vjeç, qeveria miratoi një skemë shpërblimi në vitin 2018, e cila nuk po zbatohet ende.

Në vendimin e qeverisë u vendos që për çdo vit pune, pensionisti që punon të marrë një shtesë mbi pension e caktuar prej 2.4% në vit. /Revista Monitor

- Reklamë -spot_img

Duhet lexuar

- Reklamë -spot_img

Artikuj te ngjashëm

- Reklamë -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutem shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj

Shkarko Snapfood dhe fito 10% ulje në porosinë e parë