Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

Të miturit në timon pushtojnë rrugët, policia “mbyll njërin sy”

12:01 02/12/2025
Reading Time: 5 min lexim

Në Shqipëri, ligji është i qartë: për të marrë leje drejtimi duhet të kesh mbushur 18 vjeç. Çdo person nën këtë moshë, sipas ligjit, konsiderohet i mitur. Ndërsa rregullat e Kodit Rrugor duket se shkruhen bardhë e zi, realiteti në terren është shumë më gri.

Zëra të rinjsh sot në fillim të të njëzetave tregojnë se kanë nisur të drejtojnë automjete që në moshën 16, 15, 14 vjeç apo edhe më herët, në kundërshtim të plotë me ligjin.

E megjithatë, kjo sjellje duket se ka marrë përmasa fenomeni.

Sipas të dhënave zyrtare të Policisë së Shtetit, gjatë nëntëmujorit të parë të vitit 2025, shkeljet e rregullave të qarkullimit rrugor të parashikuara nga nenet 290 dhe 291 të Kodit Penal përbënin 21.5% të të gjithë rasteve të të miturve të proceduar penalisht. Një vit më parë kjo shifër ishte vetëm 3.2%, ndërsa në vitin 2023 rreth 14.1%.

Në të njëjtën përgjigje drejtuar Faktoje, Policia shtoi se gjatë vitit 2023 janë shoqëruar në polici 2025 të mitur, në 2024 janë 1888, ndërsa në gjashtëmujorin e parë të 2025 janë shoqëruar 1134 të tillë.

Një pjesë e konsiderueshme e tyre kanë qenë nën hetim pikërisht për drejtim automjeti në mënyrë të parregullt, pa patentë, nën efektin e alkoolit, ose me rrezik konkret për të tjerët.

Rrëfimet 

Sot në fillim të të njëzetave, por dikur adoleshentë në qytete të ndryshme të Shqipërisë, të rinjtë (pa dashur të identifikohen me emër) tregojnë se drejtimi i makinës para moshës 18 vjeç ishte pothuajse rutinor.

“Kam nisur t’i jap makinës në moshën 16 vjeç,” rrëfen një i ri nga Korça.

“Në atë moshë të shihnin duke lëvizur me makinë dhe menjëherë dukej sikur ishe më i mirë dhe më ‘cool’ se të tjerët. Një shok im kishte makinën e babit dhe e mësuam bashkë. Kjo praktikë ndodhte kryesisht nëpër fshatra ku prezenca e policisë është thuajse zero”

Një vajzë nga Tirana tregon se ishte vetëm 15-16 vjeç kur mësoi të drejtonte makinën, dhe jo nga kurioziteti, por nga familjarët e saj.

“Nuk kisha arsye të fortë, thjesht më pëlqente dhe më shtynin. Patjetër që e dija që ishte e paligjshme, prandaj ruheshim. Kam shoqe e shokë që janë kapur dhe e kanë zgjidhur me të njohur e me lekë. Njoh edhe prindër që krenohen që fëmija e tyre ‘di makinën’ para moshës 18 vjeç”

Një djalë nga Erseka kujton se kur ishte 14-15 vjeç, askush nuk i ndalonte. “Në qytete të vogla të njohin të gjithë dhe policia e “mbyll njërin sy”. Unë madje kam qenë ‘çun polici’, s’më ngacmonte njeri”

E njëjta histori për një vajzë nga Korça: “Ma mësuan babi dhe xhaxhallarët. Nuk mendoja shumë nëse ishte e paligjshme”

Nga Lushnja, një djalë tregon se i ati ia mësoi makinën në plazh, që kur ishte akoma 11 vjeç, ndërsa një tjetër nga Tirana kujton se e ka drejtuar makinën që 17 vjeç: “Shyqyr nuk më ka kapur policia,” thotë ai duke qeshur sot.

Çfarë sheh autoshkolla

Drejtuesja e autoshkollës “Selimi” në Tiranë e përshkruan fenomenin si kombinim të adoleshencës me egon:

“E kanë si mburrje, sidomos djemtë, që ‘di t’i jap’. Por kur vijnë këtu, shohim se nuk dinë as gjërat elementare. S’dinë si të mbajnë timonin, si të vendosin krahun, as si të pozicionohen në rrugë. Në realitet, nuk janë gati të drejtojnë një mjet motorik. Por adoleshenca bën të vetën”

Nenet 290 dhe 291

Shkeljet që të rinjtë i konsiderojnë “trimëri” janë të tipizuara saktësisht në Kodin Penal.

Neni 291 parashikon burgim nga 10 ditë deri në 3 vjet për drejtimin e automjeteve në mënyrë të parregullt, që përfshin drejtimin pa patentë, nën efektin e alkoolit apo substancave narkotike. Edhe kur gjykata zëvendëson dënimin me gjobë, përgjegjësia penale mbetet.

Neni 290 është edhe më i rëndë: në rast se nga shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor shkaktohet plagosje ose vdekje, dënimet variojnë nga gjoba deri në 20 vjet burgim, varësisht pasojës.

Megjithatë, shumë të rinj e nisin drejtimin e mjetit shumë përpara se të kenë të drejtë të pajisen me leje drejtimi.

DPSHTRR

Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimeve të Transportit Rrugor është e qartë: mosha minimale për tu pajisur me një leje qarkullimi për automjetet, makinë është 18 vjeç, kërkon kurs teorik, provim, dhe provë praktike. Pa i përmbushur këto kushte, drejtimi i automjetit është i paligjshëm, pavarësisht nëse ndodh “në fshat”, “në plazh”, apo “për pak minuta”.

Prokuroria

Të dhënat e Prokurorisë së Përgjithshme të dërguara për Faktoje, tregojnë se neni 291 është neni kryesor për të cilin procedohen dhe hetohen të miturit. Vetëm në vitin 2023 janë regjistruar 324 procedime, në vitin 2024 382, ndërsa në gjashtëmujorin e parë të vitit 2025 230 procedime të tjera. Këto shifra tregojnë se në tre vitet e fundit, rreth 1 mijë të mitur janë proceduar për drejtim të paligjshëm automjeti.

“Një ndjesi e rreme pjekurie”

Punonjësja sociale dhe pedagogia Eris Dhamo, e lidh marrëdhënien e të rinjve me timonin me adoleshencën, kërkimin e rrezikut dhe presionin e grupit.

Ajo shpjegon se drejtimi i mjetit pa leje është shpesh një mënyrë për të fituar status, për t’u dukur i aftë, i guximshëm dhe i pavarur.

“Të rinjtë që drejtojnë pa leje përjetojnë një ndjesi të përkohshme fuqie dhe lirie, duke menduar se po tregojnë pjekuri. Por kjo është një ndjesi e rreme, sepse bazohet në thyerjen e rregullit, jo në përgjegjësi reale,” thotë Dhamo. Ajo e sheh këtë sjellje si problem shumë më të thellë sesa shkelje ligjore.

Sipas saj, një pjesë e madhe e këtij fenomeni është kulturore.

“Në shumë familje shqiptare, prindërit e shohin drejtimin e makinës para moshës 18 vjeç si ‘aftësi’, madje si tregues pjekurie. Ka prindër që krenohen duke thënë ‘djali im e di makinën që 14 vjeç’, megjithëse kjo është e ndaluar me ligj.  Mentaliteti ynë vazhdon të barazojë pjekurinë me guximin, jo me respektimin e normave”

Ajo shton se kultura e mosndëshkimit, sidomos në zona të vogla, ka kontribuar në normalizimin e kësaj sjelljeje: “Kur shkeljet e vogla nuk merren seriozisht, krijohet bindja kolektive se ‘s’ka problem’. Në shumë zona rurale, drejtimi pa patentë nuk perceptohet si krim, por si ‘gjë normale”

Fenomeni

Një nga katër veprat më të konsumuara nga të miturit në tre vitet e fundit është ajo që ligji ua ndalon kategorikisht: drejtimi i automjetit. Shifrat e Policisë, dhe Prokurorisë e tregojnë qartë se ky është një fenomen në rritje.

Por, siç paralajmëron punonjësja sociale Dhamo, rrënjët nuk janë te ligji, por te kultura: “Problemi nuk është vetëm ligji që nuk respektohet, por mentaliteti që e bën ligjin të duket i parëndësishëm. Prandaj, ndëshkimi nuk mjafton. Duhet edukim, në familje, në shkollë dhe në komunitet”. Jona Cenameri/ Faktoje.al

Të tjera

Si u ndërtua skema e Llogarasë, mes mesazheve, presionit dhe tenderëve të manipuluar
Aktualitet

Si u ndërtua skema e Llogarasë, mes mesazheve, presionit dhe tenderëve të manipuluar

Vincent W.J. van Gerven Oei, gazetar dhe studiues holandez që prej vitesh merret me Shqipërinë, në analizën e tij në...

11:49 02/12/2025
Horoskopi sot, 28 nëntor 2023
Horoskopi

Horoskopi: 2 dhjetor 2025

DashiDita sjell energji të fortë për të nisur diçka të re. Mund të merrni një lajm profesional që ju motivon....

11:41 02/12/2025

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

Të miturit në timon pushtojnë rrugët, policia “mbyll njërin sy”

Të miturit në timon pushtojnë rrugët, policia “mbyll njërin sy”

12:01 02/12/2025
Si u ndërtua skema e Llogarasë, mes mesazheve, presionit dhe tenderëve të manipuluar

Si u ndërtua skema e Llogarasë, mes mesazheve, presionit dhe tenderëve të manipuluar

11:49 02/12/2025
Horoskopi sot, 28 nëntor 2023

Horoskopi: 2 dhjetor 2025

11:41 02/12/2025
Gjykata hap rrugën për drejtësi në Nartë: Një fitore e vonuar për mjedisin dhe një shuplakë për projektin kaotik të Aeroportit të Vlorës

Gjykata hap rrugën për drejtësi në Nartë: Një fitore e vonuar për mjedisin dhe një shuplakë për projektin kaotik të Aeroportit të Vlorës

17:25 01/12/2025
You're not logged into Tiktok, please login here
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Rreth GazetaReforma
GazetaReforma është markë e GlobalEcho Media Group

  • Në pronësi të: GlobalEcho LLC (USA)
  • Operuar lokalisht nga: Electral
  • Adresa e Zyrës: Rruga Sami Frashëri Pallati Vortek , Qendra Metropol, kati i dytë.
  • Email-i i Kontaktit: [email protected]
  • Regjistrimi i Kompanisë Shqiptare/NIPT: K92114006G

Na kontaktoni

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Shkarko SnapFood dhe fito 10% ULJE në porosinë e parë

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.