Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Kryesore
  • Politikë
  • Drejtësi & SPAK
  • Investigime
  • Ekonomi
  • Rajoni & Bota
  • Opinion / Analizë
  • Video
  • Denonco
  • Abonohu
Gazeta Reforma
  • Kryesore
  • Politikë
  • Drejtësi & SPAK
  • Investigime
  • Ekonomi
  • Rajoni & Bota
  • Opinion / Analizë
  • Video
  • Denonco
  • Abonohu
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

Të huajt sollën para rekord në 2024, por edhe shqiptarët nuk u kursyen jashtë

19:00 10/06/2024
Reading Time: 2 min lexim

Ekonomisë së vendit i mbetën 267 milionë euro neto nga turizmi në tremujorin e parë të këtij viti, niveli më i lartë i regjistruar ndonjëherë, sipas të dhënave që raportohen nga Banka e Shqipërisë. Kjo shumë është diferenca mes parave që të huajt kanë shpenzuar në Shqipëri dhe shqiptarëve që kanë shpenzuar jashtë vendit. Në krahasim me të njëjtën periudhë të një viti më parë, të hyrat neto nga turizmi në vend janë rritur me 41%.

Të huajt shpenzuan 788 milionë euro në tre muaj
Në udhëtimet e tyre në Shqipëri, të huajt kanë shpenzuar 788 milionë euro, me një rritje prej 28% në krahasim me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Shqipëria po përjeton edhe në 2024 një vit shumë të mirë turistik, me interesin e të huajve që është rritur për atraksionet turistike të vendit, që nga deti, mali, natyra, kultura, kulinaria etj. Të dhënat e tjera të INSTAT bënë të ditur se për të njëjtën periudhë në vend hynë rreth 1.5 milionë shtetas të huaj. Në krahasim me të njëjtën periudhë të një viti më parë, hyrjet e shtetasve të huaj u rritën me rreth 43%.

Megjithatë profili i turistëve mbetet kryesisht ai me çantë në shpinë dhe që shpenzon pak, teksa dhe Shqipëria është marketuar kryesisht si një destinacion i lirë. Nga të dhënat rezulton se shpenzimi mesatar për person i një të huaji është 513 euro.

Shqiptarët lanë jashtë 521 milionë euro
Ndërsa të huajt po dynden në Shqipëri, shqiptarët vetë po ikin jashtë të nxitur dhe nga linjat ajrore me kosto të ulët. Shpenzimet e shqiptarëve jashtë në tre muajt e parë të vitit ishin 521 milionë euro, me një rritje prej 20% në krahasim me të njëjtën periudhë të një viti më parë, sipas të dhënave nga Banka e Shqipërisë.

Sipas INSTAT, në tremujorin e parë të vitit dolën nga vendi 1.7 milionë shqiptarë, me rritje 26% me bazë vjetore. Një shqiptar shpenzoi mesatarisht kur del jashtë rreth 300 euro, teksa një pjesë e tyre mund të shkojnë tek të afërmit e tyre jashtë vendit.

Marrë nga Monitor

 

Abonohu

Merr lajmet kryesore në email

Politikë, drejtësi, SPAK, investigime dhe para publike — pa zhurmë, vetëm zhvillimet që kanë rëndësi.

Etiketa: shpenzime

Të tjera

Dhoma Amerikane e Tregtisë i bashkohet kritikave ndaj qeverisë/ Presidenti Van Cleve mesazh Ramës: Luftoni korrupsionin, hapni dialogun me qytetarët
Aktualitet

Dhoma Amerikane e Tregtisë i bashkohet kritikave ndaj qeverisë/ Presidenti Van Cleve mesazh Ramës: Luftoni korrupsionin, hapni dialogun me qytetarët

Teksa protestat për largimin e Kryeministrit Edi Rama kanë hyrë në javën e katërt, një mesazh domethënës ka ardhur edhe...

11:19 23/06/2026
Shpërthim katastrofik në impiantin gjigant të gazit në Katar, 13 të vdekur dhe 66 të plagosur
Kryesore

Shpërthim katastrofik në impiantin gjigant të gazit në Katar, 13 të vdekur dhe 66 të plagosur

Një shpërthim i fuqishëm në impiantin më të madh të gazit natyror të lëngshëm (LNG) në Katar ka shkaktuar të...

09:58 23/06/2026
Para
Beleri u zgjodh eurodeputet, Kyriakos Mitsotakis e uron nga telefoni

Beleri u zgjodh eurodeputet, Kyriakos Mitsotakis e uron nga telefoni

Lajmet e fundit

Dhoma Amerikane e Tregtisë i bashkohet kritikave ndaj qeverisë/ Presidenti Van Cleve mesazh Ramës: Luftoni korrupsionin, hapni dialogun me qytetarët

Dhoma Amerikane e Tregtisë i bashkohet kritikave ndaj qeverisë/ Presidenti Van Cleve mesazh Ramës: Luftoni korrupsionin, hapni dialogun me qytetarët

11:19 23/06/2026
Shpërthim katastrofik në impiantin gjigant të gazit në Katar, 13 të vdekur dhe 66 të plagosur

Shpërthim katastrofik në impiantin gjigant të gazit në Katar, 13 të vdekur dhe 66 të plagosur

09:58 23/06/2026
Protesta po jep efekt, por tani duhen kërkesa të qarta ose rrezikon të shpërbëhet

Protesta po jep efekt, por tani duhen kërkesa të qarta ose rrezikon të shpërbëhet

15:27 22/06/2026
Alarm për kapjen e tregut mediatik: Devollët drejt dominimit të transmetimeve dixhitale, në heshtje të Autoritetit të Konkurrencës

Alarm për kapjen e tregut mediatik: Devollët drejt dominimit të transmetimeve dixhitale, në heshtje të Autoritetit të Konkurrencës

14:52 22/06/2026
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Gazeta Reforma është pjesë e rrjetit mediatik të Electral.

Lajme, investigime dhe analiza për çështjet publike në Shqipëri e rajon.

Kontakt: [email protected]

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2026 GazetaReforma

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Kryesore
  • Politikë
  • Drejtësi & SPAK
  • Investigime
  • Ekonomi
  • Rajoni & Bota
  • Opinion / Analizë
  • Video
  • Denonco
  • Abonohu

© 2026 GazetaReforma

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.
  • English