Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Kryesore
  • Politikë
  • Drejtësi & SPAK
  • Investigime
  • Ekonomi
  • Rajoni & Bota
  • Opinion / Analizë
  • Video
  • Denonco
  • Abonohu
Gazeta Reforma
  • Kryesore
  • Politikë
  • Drejtësi & SPAK
  • Investigime
  • Ekonomi
  • Rajoni & Bota
  • Opinion / Analizë
  • Video
  • Denonco
  • Abonohu
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

Të hënën rinisin aplikimet për Lotarinë Amerikane, ja deri kur është afati dhe kush mund të aplikojë

10:16 12/09/2020
Reading Time: 2 min lexim

Ambasada e SHBA-së në Tiranë do të rinis të hënën, më 14 shtator aplikimet për lotarinë amerikane.

Në njoftimin e shpërndarë në rrjetin social Facebook ambasada njofton se afati i fundit për të aplikuar është 30 shtatori.Ndërkohë për të aplikuar për vizë imigruese, një qytetar duhet të sponsorizohet nga një qytetar amerikan ose të afërm të ngushtë me rezidencë të përhershme ligjore në SHBA.

Njoftimi i Ambasadës:

Bazuar në udhëzimet e fundit të Departamentit Amerikan të Shtetit, Ambasada e Sh.B.A.-së në Tiranë do të rinisë procedimin e aplikimeve për Lotarinë Amerikane të hënën, më 14 shtator. Ju lutemi, kini parasysh që Programi i Lotarisë Amerikane 2020 skadon më 30 shtator 2020. Departamenti i Shtetit ka përcaktuar përparesitë në planifikimin e intervistave, bazuar në vendimin e fundit të gjyqit (Gomez kundër Trump) dhe standardeve statutore, të cilat Departamenti i Shtetit shpreson të rezultojnë në lëshimin në kohë të vizave për aplikantët e përzgjedhur, deri më 30 shtator. Për më shumë detaje. 

Vizat Imigruese për në Shtetet e Bashkuara procesohen për qytetarët dhe rezidentët e Shqipërisë në Ambasadën e Shteteve të Bashkuara në Tiranë.

Për të aplikuar për një vize imigruese, një qytetar i huaj që dëshiron të emigrojë, duhet të sponsorizohet nga një qytetar amerikan ose të afërm të ngushtë me rezidencë të përhershme ligjore, ose një punëdhënës i ardhshëm amerikan, si dhe të ketë një peticion të miratuar përpara se të aplikojë për vizë emigruese. Sponsori nis procesin duke dorëzuar një peticion në emër të qytetarit të huaj tek Shërbimet për Shtetësinë dhe Imigrimin në Shtetet e Bashkuara (USCIS). Ju mund të keni nevojë që të kontrolloni Listën e Kategorive të Vizave në usvisas.state.gov për të mësuar për llojet e ndryshme të vizave imigruese për në Shtetet e Bashkuara, përfshirë edhe programin tonë të Lotarisë Amerikane. Më pas, ndiqni hapat e Procesit të Vizave Imigruese ose të Lotarisë Amerikane, në faqen usvisas.state.gov për të nisur aplikimin për viza imigruese.

Pasi USCIS të ketë miratuar peticionin tuaj dhe pasi ju të keni përfunduar fazën përgatitore të procesit me Qendrën Kombëtare të Vizave (NVC), ose nëse jeni përzgjedhur për Lotarinë Amerikane dhe keni përfunduar procesin me Qendrën Konsullore në Kentaki (KCC), ju duhet të rishikoni udhëzimet që ju janë dhënë nga NVC-ja ose KCC-ja, së bashku me informacionin e dhënë në këtë faqe interneti, për udhëzime dhe drejtime të mëtejshme.

Abonohu

Merr lajmet kryesore në email

Politikë, drejtësi, SPAK, investigime dhe para publike — pa zhurmë, vetëm zhvillimet që kanë rëndësi.

Të tjera

Tenderat në Kolonjë dhe ARRSH, SPAK çon në gjyq kryebashkiakun Erion Isai dhe ish-zyrtarët
Aktualitet

Tenderat në Kolonjë dhe ARRSH, SPAK çon në gjyq kryebashkiakun Erion Isai dhe ish-zyrtarët

SPAK ka përfunduar hetimet dhe ka dërguar për gjykim kryebashkiakun e Bashkisë Kolonjë, Erion Isai, ish-zëvendëskryetaren e tij, Eljona Mydini,...

16:24 19/06/2026
Tragjedi në bregdetin e Lezhës, deti u merr jetën dy vajzave të mitura 9 dhe 11 vjeç
Aktualitet

Tragjedi në bregdetin e Lezhës, deti u merr jetën dy vajzave të mitura 9 dhe 11 vjeç

Një tragjedi e rëndë ka ndodhur mesditën e sotme në plazhin e Tales në Lezhë, ku dy vajza të mitura,...

15:18 19/06/2026
Para

Terrorizuan fshatin duke qëlluar me armë zjarri gjatë natës, arrestohen dy vëllezër në Kolonjë

Lajmet e fundit

Tenderat në Kolonjë dhe ARRSH, SPAK çon në gjyq kryebashkiakun Erion Isai dhe ish-zyrtarët

Tenderat në Kolonjë dhe ARRSH, SPAK çon në gjyq kryebashkiakun Erion Isai dhe ish-zyrtarët

16:24 19/06/2026
Tragjedi në bregdetin e Lezhës, deti u merr jetën dy vajzave të mitura 9 dhe 11 vjeç

Tragjedi në bregdetin e Lezhës, deti u merr jetën dy vajzave të mitura 9 dhe 11 vjeç

15:18 19/06/2026
Një nga arritjet e mëdha të protestës: Ka lindur një popull që nuk njeh më frikën

Një nga arritjet e mëdha të protestës: Ka lindur një popull që nuk njeh më frikën

14:22 19/06/2026
Rama përdor policinë për të shuar revoltën, 23 protestues procedohen

Rama përdor policinë për të shuar revoltën, 23 protestues procedohen

13:07 19/06/2026
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Gazeta Reforma është pjesë e rrjetit mediatik të Electral.

Lajme, investigime dhe analiza për çështjet publike në Shqipëri e rajon.

Kontakt: [email protected]

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2026 GazetaReforma

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Kryesore
  • Politikë
  • Drejtësi & SPAK
  • Investigime
  • Ekonomi
  • Rajoni & Bota
  • Opinion / Analizë
  • Video
  • Denonco
  • Abonohu

© 2026 GazetaReforma

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.
  • English