Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

Të gjithë drejt Gjermanisë, shifra alarmante e shqiptarëve të larguar në 3 vite

09:09 05/04/2022
Reading Time: 2 min lexim

Në fund të vitit 2021, në shtetet e Bashkimit Europian kishte të regjistruar 566 mijë shqiptarë, pa përfshirë Greqinë, sipas statistikave të publikuara nga Bashkimi Europian. Pjesa më e madhe e tyre është në Itali, ku deri në fund të vitit 2021 ishin të regjistruar 433 mijë shtetas, ose 76% e deklarimeve totale të Eurostat (pa Greqinë).

Eurostat nuk i ka publikuar të dhënat për Greqinë, por së bashku me Italinë, mbetet shteti që ka pritur në vite më shumë shtetas, në nivele të ngjashme me Italinë.

Në tre vitet e fundit, numri i shqiptarëve që jetojnë në shtetet e Bashkimit Europian është rritur me gati 30 mijë persona. Ajo që vihet re qartë është tendenca e re për të ikur drejt Gjermanisë. Nga 30 mijë persona që kanë arritur të regjistrohen në një vend të BE-së në tre vitet e fundit, rreth 27.3 mijë prej tyre kanë ikur drejt Gjermanisë, duke e çuar numrin në total në gati 77 mijë persona, të tretin pas Italisë e Greqisë për numrin e shtetasve shqiptarë në total që jetojnë në një vend të BE-së.

Franca është shteti i dytë pas Gjermanisë që ka parë rritjen më të lartë të shtetasve shqiptarë me rreth 8500 persona që janë shtuar, në një total prej 33 mijë personash. Ndryshe nga Gjermania, ku shkojnë përgjithësisht personat që kanë një kontratë pune, dhe si rrjedhojë figurojnë të regjistruar si rezidentë, në Francë është shumë më i lartë numri i personave që kërkojnë azil dhe si rrjedhojë mund të mos figurojnë ne regjistrimet e shtetasve jo të BE-së që jetojnë në Francë.

Për të njëjtën periudhë është ulur me rreth 7 mijë persona numri i shqiptarëve në Itali. Italia mbetet gjithsesi shteti kryesor pritës me rreth 433 mijë shtetas shqiptarë.

Në vendet e tjera të BE-së janë të regjistruar më pak sesa 7 mijë persona. Pas Francës renditen Belgjika (6,807), Suedia (6,184) dhe Austria (3,038).

Rritja e lejeve të qëndrimit nga Gjermania

Gjermania, e cila po përballet me kufizime në tregun e brendshëm të punës, po tërheq vitet e fundit shtetas nga e gjithë bota, përfshirë dhe shqiptarë. Specialitete si mjekë, infermierë, specialistë të teknologjisë së informacionit janë ndër profesionet më të kërkuara në Gjermani.

Të dhëna të tjera të Eurostat, që janë të disponueshme deri në vitin 2020 tregojnë se lejet e qëndrimit që Gjermania ka dhënë ndaj shtetasve shqiptarë janë rritur ndjeshëm duke filluar nga viti 2018. Në atë vit mbi 10 mijë shtetas shqiptarë u pajisën me leje për të jetuar e punuar në ekonominë më të madhe të Europës. Në 2019-n, numri i tyre i kaloi 12 mijë. Në 2020-n, ndonëse në pandemi dhe kufizime të forta në lëvizje, u dhanë rreth 8,300 leje qëndrimi./ Monitor

 

Të lidhura

Fshatari, rosa dhe turisti
Kryesore

Fshatari, rosa dhe turisti

Nga Lutfi Dervishi Na ishte njëherë një vend me bukuri natyrore që Zoti ia kishte falur me bujari të pa...

16:51 12/07/2025
‘Aventura me turizmin’/ Kur shteti zgjedh forcën, jo vizionin
Kryesore

‘Aventura me turizmin’/ Kur shteti zgjedh forcën, jo vizionin

Aktori Liam Neeson e “bëri të njohur” Shqipërinë duke ndjekur Markon nga Tropoxha (Tropoja). Filmi “Taken”, ku Neeson luan rolin...

16:48 12/07/2025
Para
Ekzekutimi i Iljaz Çalit, shoqërohen 15 persona në polici, si vepruan vrasësit me ‘korrektësi’

Ekzekutimi i Iljaz Çalit, shoqërohen 15 persona në polici, si vepruan vrasësit me 'korrektësi'

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

Fshatari, rosa dhe turisti

Fshatari, rosa dhe turisti

16:51 12/07/2025
‘Aventura me turizmin’/ Kur shteti zgjedh forcën, jo vizionin

‘Aventura me turizmin’/ Kur shteti zgjedh forcën, jo vizionin

16:48 12/07/2025
Fjalët e fundit të Werner Daum: “E doja Shqipërinë, populli juaj meritonte liri”

Fjalët e fundit të Werner Daum: “E doja Shqipërinë, populli juaj meritonte liri”

16:34 12/07/2025
BE rrit në maksimum taksat për duhanin, ndërsa Shqipëria hesht përballë reklamave të ndaluara

BE rrit në maksimum taksat për duhanin, ndërsa Shqipëria hesht përballë reklamave të ndaluara

12:41 12/07/2025
You're not logged into Tiktok, please login here
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Rreth GazetaReforma
GazetaReforma është markë e GlobalEcho Media Group

  • Në pronësi të: GlobalEcho LLC (USA)
  • Operuar lokalisht nga: Electral
  • Adresa e Zyrës: Rruga Sami Frashëri Pallati Vortek , Qendra Metropol, kati i dytë.
  • Email-i i Kontaktit: [email protected]
  • Regjistrimi i Kompanisë Shqiptare/NIPT: K92114006G

Na kontaktoni

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Shkarko SnapFood dhe fito 10% ULJE në porosinë e parë

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.