Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

Të dënuar për vrasje e shitblerje armësh, ekstradohen nga Belgjika dhe Italia tre persona

14:56 20/07/2020
Reading Time: 2 min lexim

Janë ekstraduar sot në Shqipëri, tre shqiptarë të rrezikshëm, të dënuar për vrasje dhe për armëmbajtje pa leje.Interpol Tirana në bashkëpunim me  Interpol Belgjikën njoftuan se janë  ekstraduar nga Belgjika dy shtetas, Gjon Menga, 56 vjeç, lindur në Mamurras, Kurbin dhe Luigj Dema 26 vjeç i lindur në Tiranë.

Gjon Menga ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga ZQK Interpol Tirana, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Kurbin e ka dënuar me 25 vjet burgim, për veprat penale “Vrasja në rrethana cilësuese” dhe “Armëmbajtja pa leje”. Ky shtetas, në vitin 2004, ka vrarë me armë zjarri shtetasin L. S. dhe ka plagosur katër persona të tjerë.

Ndërkohë Luigj Dema ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë e ka dënuar me 19 muaj e 4 ditë burg, për veprën penale “Prodhimi, mbajtja, shitja apo blerja e armëve të ftohta”.

Gjithashtu, nga Interpol Tirana u krye ekstradimi nga Roma, i Manol Begaj alias Martin Begaj, 41 vjeç, lindur në Samatice, Berat. Begaj ishte shpallur në kërkim, pasi Gjykata e Apelit Durrës ka rrëzuar vendimin e Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Kavajë për lirimin me kusht të këtij shtetasi, duke urdhëruar vuajtjen e dënimit të mbetur, 1 vit, 1 muaj e 15 ditë burgim, për veprën penale “Vrasja me paramendim”. Shtetasi Menol Begaj ka vrarë me armë zjarri në qytetin e Beratit, shtetasin B. C.


Njoftimi i policisë 

Interpol Tirana

Vijon bashkëpunimi me homologët, për kapjen dhe ekstradimin e personave të shpallur në kërkim ndërkombëtar.

Ekstradohet nga Belgjika një shtetas i dënuar me 25 vjet burg për vrasje.

Gjithashtu ekstradohen nga Belgjika dhe Italia 2 shtetas, për të vuajtur pjesën e mbetur të dënimit për veprat penale që kanë kryer.

Falë bashkëpunimit të Interpol Tirana me Interpol Belgjikën u krye ekstradimi nga Belgjika drejt vendit tonë, i shtetasit shqiptar Gjon Menga, 56 vjeç, lindur në Mamurras, Kurbin.

Shtetasi Gjon Menga ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga ZQK Interpol Tirana, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Kurbin e ka dënuar me 25 vjet burgim, për veprat penale “Vrasja në rrethana cilësuese” dhe “Armëmbajtja pa leje”. Ky shtetas, në vitin 2004, ka vrarë me armë zjarri shtetasin L. S. dhe ka plagosur katër persona të tjerë.

Po nga Interpol Tirana u krye ekstradimi nga Belgjika drejt vendit tonë, i shtetasit shqiptar Luigj Dema, 26 vjeç, lindur në Tiranë. Ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë e ka dënuar me 19 muaj e 4 ditë burg, për veprën penale “Prodhimi, mbajtja, shitja apo blerja e armëve të ftohta”.

Gjithashtu, nga Interpol Tirana u krye ekstradimi nga Roma, Itali, drejt vendit tonë, i shtetasit shqiptar Manol Begaj alias Martin Begaj, 41 vjeç, lindur në Samatice, Berat. Ky shtetas ishte shpallur në kërkim, pasi Gjykata e Apelit Durrës ka rrëzuar vendimin e Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Kavajë për lirimin me kusht të këtij shtetasi, duke urdhëruar vuajtjen e dënimit të mbetur, 1 vit, 1 muaj e 15 ditë burgim, për veprën penale ”Vrasja me paramendim”. Shtetasi Menol Begaj ka vrarë me armë zjarri në qytetin e Beratit, shtetasin B. C.

Të lidhura

Zgjedhjet e 11 Majit/ Ja 10 kandidatët më të votuar nga listat e hapura
Aktualitet

Zgjedhjet e 11 Majit/ Ja 10 kandidatët më të votuar nga listat e hapura

Ndërsa procesi i numërimit po shkon drejt fundit, janë publikuar të dhënat paraprake për 10 kandidatët më të votuar nga...

19:54 15/05/2025
Mbi 62 të vrarë nga sulmet, banorët po vdesin nga uria në Gaza
Aktualitet

Mbi 62 të vrarë nga sulmet, banorët po vdesin nga uria në Gaza

Të paktën 62 persona humbën jetën në Rripin e Gazës si pasojë e një vale të re sulmesh ajrore izraelite...

19:34 15/05/2025
Para

Nga COVID-19 te dialogu Kosovë-Serbi! Basha zbardh takimin me Hotin: “Si nip i Kosovës, kam kënaqësi të kthehem në Prishtinë”

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

Zgjedhjet e 11 Majit/ Ja 10 kandidatët më të votuar nga listat e hapura

Zgjedhjet e 11 Majit/ Ja 10 kandidatët më të votuar nga listat e hapura

19:54 15/05/2025
Mbi 62 të vrarë nga sulmet, banorët po vdesin nga uria në Gaza

Mbi 62 të vrarë nga sulmet, banorët po vdesin nga uria në Gaza

19:34 15/05/2025
Votat e diasporës, mbërrin ngarkesa e fundit me fletët e votimit në Parkun Olimpik

Votat nga Greqia, ja kur vendos KQZ për numërimin dhe vlerësimin

19:16 15/05/2025
“Kërkova qetësi, u godita,” flet kryetari i KZAZ 30 pas incidentit

“Kërkova qetësi, u godita,” flet kryetari i KZAZ 30 pas incidentit

18:53 15/05/2025
You're not logged into Tiktok, please login here
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Rreth GazetaReforma
GazetaReforma është markë e GlobalEcho Media Group

  • Në pronësi të: GlobalEcho LLC (USA)
  • Operuar lokalisht nga: Electral
  • Adresa e Zyrës: Rruga Sami Frashëri Pallati Vortek , Qendra Metropol, kati i dytë.
  • Email-i i Kontaktit: [email protected]
  • Regjistrimi i Kompanisë Shqiptare/NIPT: K92114006G

Na kontaktoni

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Shkarko SnapFood dhe fito 10% ULJE në porosinë e parë

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.