Qeveria shqiptare mesa duket po tallet hapur me mësuesit. Protokolli i ri mbi të cilin po punojnë shkollat fillore dhe të mesme i detyron mësuesit të punojnë orë shtesë në këto kushte të vështira.
Në fillimin e viti të ri arsimor, qeveria deklaroi se të gjithë mësuesit do paguhen për çdo orë shtesë, por kjo nuk ka ndodhur, ose ka privilegjuar vetëm mësuesit në kryeqytet.
Herë pas here mësuesit janë ankuar se po punojnë nga ora 8 e mëngjesit deri vonë pasdite dhe nuk kanë marrë asnjë qindarkë veç rrogës bazë, që merrnin edhe në kushte normale.
Qeveria jo vetëm që ka injoruar ankesat e tyre, por del në për konferenca dhe përforcon gënjeshtrën e saj.
Nuk janë vetëm ankesat e mësuesve, por edhe nxënësit shpesh kanë folur për këtë fakt, pastaj faktet flasin vetë, në llogaritë bankare të mësuesve mirë që kalon vetëm rroga bazë. Dhe jo vetëm kaq, burime për gazeta Reforma tregojnë se mësuesve në rrethe nuk u është pagur asnjë orë shtesë.
Mirëpo qeveria vazhdon të dalë blof në deklaratat e saj. Jo më larg se ditën e sotme ministrja e Arsimit tha se mësuesit janë paguar për orët shtesë, pasi ky ka qenë një nga prioritet në detyrën e saj të re.
“Ne nuk vëmë praktikantë që të bëjnë mësim në kohë të gjata, por vetëm përgjatë pritjes dhe ose zëvendësojnë mësuesit e shkollës ose praktikantët ndihmojnë. Mësuesit janë paguar për orët suplementare që kanë bërë që ditën e parë të punës. Pasi ky ka qenë vendimi im i parë që kam nënshkruar që me marrjen e detyrës”, ka thënë Kushi.
Edhe nëse ministrja ka paguar disa mësues për orët shtesë, ata kanë qenë vetëm të Tiranës apo në qytetet e tjera të mëdha, ndërsa ata nëpër rrethe nuk janë marrë në konsideratë, pra “ca të nënës e ca të njerkës”, duke aplikuar standartin e dyfishtë si gjithmonë në vendin tonë.
Nga ana tjetër qeveria krenohet se do t’u rrisë pagat mësuesve me 15% në vitin që vjen. Shpresojmë që kryeministri di t’i bëjë mirë llogaritë matematikore dhe atëherë do të kuptojë që nuk ka asgjë për t’u krenuar, përkundrazi.
Mësuesit janë shprehur të revoltuar për këtë rritje aspak të vlershme dhe efikase në pagat e tyre. Të pranishëm në Komisionin e Ekonomisë për shqyrtim të projektbuxhetit 2022 pak ditë më parë, Shoqata e Mësuesve deklaroi se në të vërtet pagat do të rriten më pak se 20 mijë lekë, vlerë kjo që nuk përbën ndonjë ndryshim. Gjithsesi qeveria përsëri e injoroi këtë thirrje dhe nuk bëri asnjë shtesë për ta.
Sikur të mos mjaftonin këto mësuesit në rrethe, por jo vetëm, po punojnë në mungesë të theksuar higjiene. Ministrja Kushi deklaroi sot se një mësues me simptoma duhet të tregojë që mund të jetë ose jo i infektuar, pasi menjëherë do t’i bëhet tamponi dhe do t’i ofrohet shërbimi mjekësor.
Por edhe kjo rezulton një tjetër gënjeshtër e ministres, pasi mësuesit në zonat rurale shpjegojnë se edhe dezinfektantët dhe mjetet e tjera higjienike në shkolla qeveria jua siguron vetëm në mënyrë sporadike me raste dhe jo gjithmonë.
Ndërsa në rast se ndonjë prej tyre infektohet, askush nuk shkon t’u bëjë tamponët, por detyrohen që të qëndrojnë në punë ose të paguajnë vetë tamponin në laboratorët privatë./Iconstyle.al/