Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

Takimi Trump–Putin në Alaskë, tensione në Shtëpinë e Bardhë

08:14 10/08/2025
Reading Time: 3 min lexim

Të premten, Alaska do të bëhet skena e një takimi historik mes presidentit amerikan Donald Trump dhe homologut rus Vladimir Putin, ku pritet të diskutohet e ardhmja e konfliktit në Ukrainë.

Ky samit, i pari ballë për ballë mes liderëve të dy vendeve që prej qershorit 2021 kur Joe Biden dhe Putin u takuan në Gjenevë, është njoftuar nga vetë Trump në rrjetin e tij social “Truth”, duke shkaktuar menjëherë debate të ashpra në SHBA.

Ish-këshilltari për sigurinë kombëtare, John Bolton, e ka quajtur zgjedhjen e Alaskës një fitore për rusët, duke thënë se vendi i duhur për Putinin do të kishte qenë Moska.

Ndërkohë, partnerët europianë kanë kërkuar disa herë sqarime nga i dërguari special amerikan, Steve Witkoff, mbi përmbajtjen reale të propozimeve të Putinit për armëpushim.

Fillimisht u raportua se Moska ishte e gatshme të tërhiqej nga zonat në jug të Zaporizhias dhe Khersonit në këmbim të kontrollit të plotë të Donetskut, më pas u tha se bëhej fjalë vetëm për ngrirjen e vijës së frontit, ndërsa në fund rezultoi se e vetmja ofertë ishte tërheqja e njëanshme e Ukrainës nga Donetsku.

Ky propozim e bën edhe më të mprehtë çështjen territoriale, e cila mbetet nyja kryesore e pazgjidhur.

Trump ka lënë të kuptohet se SHBA mund të mbështesë një “shkëmbim territoresh”, një ide që presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky e hodhi menjëherë poshtë.

Sakaq, vendet europiane po punojnë për një kundërpropozim që riafirmon mbështetjen e plotë për Kievin. Përveç territorit, diskutimet pritet të prekin garancitë e sigurisë për Ukrainën dhe të ardhmen e aseteve ruse të ngrira. Një tjetër çështje e ndjeshme është pjesëmarrja e vetë Zelenskyt në tryezë, të cilën Putin nuk e dëshiron.

Megjithatë, Trump ka deklaruar se do të takohet me presidentin ukrainas menjëherë pas samitit dhe, sipas NBC, po shqyrton mundësinë e një takimi trepalësh në Alaska.

Nga ana e saj, Moska i ka hedhur poshtë kritikat europiane dhe ka akuzuar disa vende se po përpiqen të minojnë takimin me “provokime dhe dezinformata”.

Kirill Dmitriev, kreu i negociatorëve rusë për rifillimin e marrëdhënieve ekonomike me SHBA-në, ka paralajmëruar se kundërshtarët e procesit do të bëjnë “përpjekje titanike” për të penguar samitin.

Ky takim shënon rikthimin e Putinit në tokën amerikane pas një dekade, që prej pjesëmarrjes së tij në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së në vitin 2015. Alaska ka qenë edhe më parë skenë e bisedimeve të nivelit të lartë: në vitin 2021, Biden priti atje presidentin kinez Xi Jinping, dhe nuk përjashtohet që këtë herë vendi i takimit të jetë sërish Anchorage, por mund të zgjidhet edhe Juneau ose një resort i izoluar.

Në SHBA, ka edhe zëra që mbrojnë samitin. Sekretari i Shtetit, Marco Rubio, dikur një nga mbështetësit më të zëshëm të Kievit, ka thënë se amerikanët e kuptojnë tashmë çfarë kërkon Rusia për t’i dhënë fund luftës dhe se afrimi i palëve mund të hapë rrugën drejt një marrëveshjeje.

Në të njëjtën linjë, senatori republikan Lindsey Graham ka kujtuar se Ronald Reagan u takua me Mikhail Gorbaçovin për t’i dhënë fund Luftës së Ftohtë dhe është shprehur i bindur se, nëse Putini këmbëngul në kushte të papranueshme, Trump do të largohet nga bisedimet, ashtu siç bëri dikur Reagan.

Etiketa: PutinTrump

Të tjera

30 vjet pa ujë të pijshëm, banorët e Maliqit dalin në protestë
Aktualitet

30 vjet pa ujë të pijshëm, banorët e Maliqit dalin në protestë

Banorët e fshatit Zvezdë në Maliq dolën në protestë të dielën, duke kërkuar zgjidhje për një problem që i rëndon...

10:01 10/08/2025
Kaos në Kapshticë/ Dogana greke redukton sportelet
Aktualitet

Kaos në Kapshticë/ Dogana greke redukton sportelet

Si çdo vit, mesi i gushtit sjell në atdhe mijëra emigrantë që jetojnë dhe punojnë në vendet fqinje. Vetëm gjatë...

09:50 10/08/2025
Para
Evakuime në Livinë dhe Ardhasovë në Finiq, Hidrocentrali i Bistricës në rrezik

Evakuime në Livinë dhe Ardhasovë në Finiq, Hidrocentrali i Bistricës në rrezik

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

30 vjet pa ujë të pijshëm, banorët e Maliqit dalin në protestë

30 vjet pa ujë të pijshëm, banorët e Maliqit dalin në protestë

10:01 10/08/2025
Kaos në Kapshticë/ Dogana greke redukton sportelet

Kaos në Kapshticë/ Dogana greke redukton sportelet

09:50 10/08/2025
Tabela, tkurrja e turizmit ul çmimet e hoteleve, sa kushtojnë dhomat nga jugu në veri

Tabela, tkurrja e turizmit ul çmimet e hoteleve, sa kushtojnë dhomat nga jugu në veri

09:37 10/08/2025
Shpëtoi katër persona që u aksidentuan rëndë, rrëfehet polici

Shpëtoi katër persona që u aksidentuan rëndë, rrëfehet polici

09:03 10/08/2025
You're not logged into Tiktok, please login here
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Rreth GazetaReforma
GazetaReforma është markë e GlobalEcho Media Group

  • Në pronësi të: GlobalEcho LLC (USA)
  • Operuar lokalisht nga: Electral
  • Adresa e Zyrës: Rruga Sami Frashëri Pallati Vortek , Qendra Metropol, kati i dytë.
  • Email-i i Kontaktit: [email protected]
  • Regjistrimi i Kompanisë Shqiptare/NIPT: K92114006G

Na kontaktoni

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Shkarko SnapFood dhe fito 10% ULJE në porosinë e parë

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.