Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë, Yuri Kim ka reaguar pas takimit 40 minutësh me kreun e Partisë Demokratike, Lulzim Basha, në selinë blu. Ndër të tjera Kim ka theksuar se SHBA-të nuk mbështesin asnjë parti politike apo kandidat, por mbështesin të drejtën e të gjithë shqiptarëve për të votuar të lirë dhe në paqe.
“Takova sot kryetarin e PD, Lulzim Basha, njësoj siç jam takuar me presidentin Ilir Meta dhe kryeministrin Edi Rama në 48 orët e fundit. Ne përsërisim se nuk mbështesim asnjë parti apo kandidat. Por ne absolutisht mbështesim të drejtën e të gjithë qytetarëve për të votuar të lirë dhe në paqe”, shkruan ambasadorja Kim.
I met DP Chair @lulzimbasha_al today, same as I have met Pres @ilirmetazyrtar & PM @ediramaal in last 48 hrs. We reiterate 🇺🇸 does not support any party or candidate. But we absolutely support the right of all 🇦🇱 citizens to vote freely & in peace. pic.twitter.com/G9egTcrMNn
— U.S. Ambassador to Albania (@USAmbAlbania) April 24, 2021
Kujtojmë se më herët ashtu si e bënë me dije edhe në statusin e saj ambasadorja Yuri Kim, ka takuar edhe Presidentin e Republikës, Ilir Meta dhe kryeministrin e vendit Edi Rama, ku ndër të tjera kanë folur për zgjedhjet parlamentare që do të mbahen më 25 prill. Pak minuta më parë në një konference të jashtëzakonshëm Presidenti i vendit, Ilir Meta e ka “sulmuar” në mënyrë indirekte ambasadoren e SHBA-ve, Yuri Kim. Duke u shprehur se i respekton vendimet e SHBA-ve, si shtet i së drejtës dhe demokracisë, por nuk mbështet lobistët që sipas tij flasin anglisht por mendojnë serbisht.