Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

Tahiri u dënua me burg, Berisha: Vendim qesharak dhe i trukuar

12:42 05/02/2022
Reading Time: 3 min lexim

Ish-ministri i Brendshëm,  Saimir Tahiri u njoh dje përfundimisht me vendimin e GJKKO, që e dënoi me 3 vite e 4 muaj burgim për shpërdorim detyre.

Ish-kreyministri Berisha ka reaguar në lidhje me vendimin për Saimir Tahirin duke e konsideruar të trukuar dhe qesharak.

Sipas tij vendimi shënon triumfin e plote te narkodrejtesis se narkoshtetit.

Postimi i  plotë i ish-kryeministrit Berisha:

Vendimi per Tahirin eshte plotesisht i trukuar dhe qesharak! Negociat me Tahirin per kete vendim Edi Rama i filloi me Gaz Demin dhe i perfundoi direkt me Engjell Agaçin dhe Ulsi Manjen. Prandaj dhe avokati i tij si per te fshehur suksesin e negocimit te vendimit 3.4 vite, qe ne çdo vend normal nuk mund te ishte kurre nen 42 vite, bertiste ne kup te qiellit para kamerave “Visi i çoni dy paketa”. Vendimi shënon triumfin e plote te narkodrejtesise se narkoshtetit! Keshtu pusetes se narkoshtetit ju vu kapaku. Kreu i Meduzes, madam Radari, Gjeneral Hashashi dhe e tere nomenklatura kanabiste e narkoshtetit mbreme festuan marreveshjen me Tahirin. Rama dhe madam Radari, gjeneral Hashashi etj nuk folen pas vendimit por respektuan heshtjen e kodit te mafies. Vendimi u bekua edhe nga Guvernatorja Kim, e cila fill pas denimit u tha shqiptareve se askush nuk eshte mbi ligjin.

Ne reagim ndaj pretendimit te saj per barazi para ligjit mediat nxoren rastin e nje gruaje 65 vjeçare qe ishte denuar me 3,5 vite burg per nje krem dielli dhe nje deodorant qe kishte pervetsuar ne nje supermarket. Te dashur miq, sot gjykata e apelit te Tiranes pas nje tejzgjatje disa vjeçare dha se fundi nje denim simbolik per ekzekutorin e politikes kriminale te kreut te meduzes Edi Rama ate te shnderrimit te Shqiperise ne Kanabistan dhe ndertimit te narkoshtetit te pare dhe te vetem te Europes apo siç therrasin shpesh ne Kolumbine e Europes. Ne kete kontekst procesi Tahiri eshte dhe drama e shkaterrimit nga Edi Rama i shtetit ligjor ne Shqiperi dhe ndertimit ne vend te tij te narkoshtetit shqiptar.

Per Sajmir Tahirin, skafoministrin e pare te Shqiperise, rolin e tij kriminal ne kanabizminin e vendit, lidhjet e tij ne trafiqe, skafin dhe me veturen e tij personale dhene Habilajve, lidhjet e tij direkt me Shullazin dhe banda te tjera nga data 31 korrik e vitit 2013 gjer sot kam bere ne FB, paralament, konferenca shtypi dhe ne studio televizive mbi 520 denoncime. Ish ministrin e brendshem Tahiri e denoncuan fill pasi mori detyren per lidhjet e tij ne trafiqe me klanin Habilaj, perdorimin per trafik droge nga ky klan te skafit dhe vetures se tij me targa dhe pronesi ministrore qe çante çdo postbllok policie. Sajmir Tahirin, 120 komisare te larte policie i kishte denoncuar edhe Sherbimi Informativ Kombetar si te implikuar direkt ne kanabizimin e Shqiperise ne vitin 2017.

Por me gjithe keto ai do shpallej nga Edi Rama, Kreu i Meduzes si super ministri i tij dhe po ate vit, para qindra policeve te rrjeshtuar, Policia e Shtetit do merrte dhe pergezimet me te medha nga ambasadori i SHBA, Donald Lu per suksesin ne luften kunder droges ne Shqiperi. Si per ti garantuar imunitet absolut Edi Rama dhe ambasadori Donald Lu ne nje rast unik do te dergonin yllin e tyre, skafoministrin Tahiri te ulej ne tryeze perballe Presidentit Obama ne Shtepine e Bardhe. Por te gjitha keto nuk penguan antimafien italiane qe ne zbatim te ligjeve te vendit te vet te zbuloje dhe vertetoje me dokumenta lidhjet e Tahirit ne trafiqe me klanin me te fuqishem te mafies se droges ne Shqiperi qe ishte klani i kushurinjve te tij Habilaj, perdorimin nga ky klan me qindra here te skafit dhe vetures se Tahirit per trafikun e dhjetra e dhjetra tonelatave droge, dhuratat e tyre te superkushtueshme per kushon minister trafikant. Bazuar ne dosjen e ardhur nga Italia prokuroria shqiptare i paraqiti parlamentit kerkesen per hetimin dhe arrestimin e Tahirit. Por pas kercenimit publik qe Tahiri i beri Edvinit dhe ndermjetesimit siç u tha te Gaz Demit, Edi Rama jo vetem nuk i hoqi imunitetin Tahirit por perkundrazi sulmoi me ashpersi dhe brutalitet prokurorin e çeshtjes per kerkesen e tij.

Fuqia e narkoshtetit eshte e jashtezakonshme. Ne mbrojtje te hapur publike te Tahirit, akuza e te cilit bazohej vetem ne dosjen e ardhur nga antimafia italiane doli njelloj si Edi Rama dhe ambasadori Donald Lu, i cili krahasoi procesin ndaj Tahirit me proceset politike qe zhvilloheshin gjate diktatures komuniste ne Shqiperi. Qendrim te kundert me kolegun e tij ne Tirane mbajti ambasadori i SHBA ne OSBE ne Viene. Megjithe perpjekjet e jashtezakonshme Rama-Lu per mbrojtjen e Tahirit dhe zevendesimin e tij Llallen, Bundestagu gjerman, Bashkimi Erupian percaktuan si nje kusht per progresin e Shqiperise drejte BE drejtesine ndaj Tahirit. Ketu fillon pastaj procesi komik i narkodrejtesise se narkoshtetit shqiptar dhe denimi i Sajmir Tahirit me 3,4 vite, nje muaj me pak se sa nje grua 65 vjecare te cilen drejtesia e pareformuar shqiptare ne vitin 2016 e denoi 3,5 vite burg per nje krem dielli i dhe nje deodorant te vjedhur ne nje supermarket. Ky eshte nje denim i turpshem i narkodrejtesise se narkoshtetit shqiptar, qesharak, gjysmak dhe i trukuar nga kreu i Meduzes vetem e vetem si mburoje per veten e tij dhe te nomenklatures se narkoshtetit shqiptar.

Të lidhura

Numërohen gjysma e kutive, ja ndarja e votave dhe mandateve
Aktualitet

Rezultatet e deritanishme në rang kombëtar nga numërimi i votave në 12 qarqe

Procesi i numërimit të votave nga zgjedhjet parlamentare të 11 majit vijon ende, ndërsa Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka publikuar...

16:13 13/05/2025
Tensione te shkolla ‘Sami Frashëri’, shpallen të pavlefshme disa fletë votimi
Aktualitet

Tensione te shkolla ‘Sami Frashëri’, shpallen të pavlefshme disa fletë votimi

Një incident është raportuar në KZAZ nr. 40, në ambientet e shkollës “Sami Frashëri” në Tiranë, ku procesi i numërimit...

16:01 13/05/2025
Para
Përfitoi miliona euro me mashtrim, gjykata jep vendimin për noteren Rezarta Koçi

Përfitoi miliona euro me mashtrim, gjykata jep vendimin për noteren Rezarta Koçi

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

Numërohen gjysma e kutive, ja ndarja e votave dhe mandateve

Rezultatet e deritanishme në rang kombëtar nga numërimi i votave në 12 qarqe

16:13 13/05/2025
Tensione te shkolla ‘Sami Frashëri’, shpallen të pavlefshme disa fletë votimi

Tensione te shkolla ‘Sami Frashëri’, shpallen të pavlefshme disa fletë votimi

16:01 13/05/2025
Ndodh në Vaun e Dejës, 24-vjeçarja dhunon bashkëshortin

Merret peng i riu në Tiranë, e mbyllin dy orë në makinë dhe e dhunojnë

15:38 13/05/2025
Votat e Greqisë u lanë mënjanë, KAS shpall të pavlefshëm vendimin e Celibashit

Votat e Greqisë u lanë mënjanë, KAS shpall të pavlefshëm vendimin e Celibashit

15:29 13/05/2025
You're not logged into Tiktok, please login here
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Rreth GazetaReforma
GazetaReforma është markë e GlobalEcho Media Group

  • Në pronësi të: GlobalEcho LLC (USA)
  • Operuar lokalisht nga: Electral
  • Adresa e Zyrës: Rruga Sami Frashëri Pallati Vortek , Qendra Metropol, kati i dytë.
  • Email-i i Kontaktit: [email protected]
  • Regjistrimi i Kompanisë Shqiptare/NIPT: K92114006G

Na kontaktoni

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Shkarko SnapFood dhe fito 10% ULJE në porosinë e parë

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.