Tahiri te Krimet e Rënda, gjykata vendos sot për fatin e tij

Google+ Pinterest LinkedIn Tumblr +

Gjykata e Krimeve të Rënda do të vendosë sot për fatin e ish-ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri, i cili sapo ka mbërritur pranë këtij organi.

Gjatë seancës së shkuar, Prokuroria kërkoi 12 vjet heqje lirie për sh-ministrin.

Duke qenë Tahiri përfitoi nga gjykimi i shkurtuar, pretenca e prokurorisë zbret në 8 vjet.

Ish-ministri akuzohet për veprat penale “Korrupsion të zyrtarëve të lartë”, “Trafik të lëndëve narkotike kryer në bashkëpunim” dhe “Grup të strukturuar kriminal”, si pjesë e dosjes “Habilaj”.

Organi i akuzës gjatë dhënies së pretencës, pretendoi se Tahiri është i përfshirë në 4 episode të trafikut të drogës, ndërmjet viteve 2013-2015.

Ndërkohë ish-ministri në seancën e fundit edhe pse ishte i shoqëruar nga avokati i tij, Maks Haxhia, vendosi të mbrohej vetë, madje paraqiti edhe disa dokumenta konfidencialë.

Së bashku me Tahirin, në bankën e të akuzuarve është edhe ish-drejtori i Policisë së Vlorës, Jaeld Çela.

Shpërndaje
Share.

Komento