Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

Tabaku me tone të ashpra qeverisë mbi amnistinë fiskale: Thoni se e bëni për emigrantët, por në fakt po e bëni për vete

22:00 25/06/2022
Reading Time: 3 min lexim

Publikimi i Amnistisë Fiskale nga qeveria për këshillim publik ka ngjallur mjaft debate në opinionin publik, si dhe në rradhët e opozitës. Ditën e sotme deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku, përmes një postimi në rrjetin soial Facebook ka reaguar duke e quajtur këtë vendim të qeverisë si “një pengmarrje të ligjbërjes” që dëmton ekonominë e tregut. Sipas saj kjo amnisti po bëhet për të mbrojtur me ligj të gjithë ata që kanë fshehur pasuritë korruptive, duke ironizuar këtu pushtetarët. Tabaku akuzon drejtpërdrejt qeverinë se po e përdor këtë projektligj për të fshehur pasuritë e të fituara përmes vjedhjes, korrupsionit apo krimeve të tjera për personat që kinse jetojnë jashtë vendit.

“Amnistimi i pasurive deri në 2 mln euro nuk ka asnjë bazë dhe lidhje me emigrantët që kanë vite që jetojnë e punojnë jashtë edhe që vazhdimisht kanë kontribuar në vendin e tyre”, ka shkruar ajo në Facebook.

Ndërkohë ajo shton se ky projektligj kthe nga ilegale në legale pastrimin e parave, ndërsa vendi është nën monitorim të ngushtë nga MoneYval dhe një sërë institucionesh të tjera ndërkombëtare.

 

REAGIMI I PLOTE

Kujt i duhet dhe përse tani amnistia fiskale?

Qeveria ka nxjerrë ditën e djeshme për këshillin publik variantin e fundit (sipas saj) të amnistisë fiskale (lexo dhe kriminale).

E maskuar si një amnisti fiskale projektligji vazhdon të jetë thuajse 90% identik në gjithçka me propozimin e vjetër të para tre viteve për të cilin kam folur e debatuar gjerësisht.

E gjithë esenca e projektligjit rrotullohet në këmbënguljen e qeverisë për të falur ato persona që kanë kryer vjedhje, abuzime dhe akte korruptive duke u pasuruar.

Sipas projektligjit personat që kanë fshehur pasuritë e tyre të fituara përmes vjedhjes, korrupsionit apo krimeve të tjera përfshirë në kodin penal do të përjashtohen nga ndjekja penale nëse deklarojnë pasuritë e tyre brenda dhe jashtë territorit të Shqipërisë.

Vendi më i korruptuar në Europë, qeveria më e korruptuar në Europë skandalet e së cilës përditë sot po angazhohet në këtë luftë kundër ndershmërisë dhe në favor të korrupsionit.

Draft ligji favorizon ato që për 30 vite kanë fshehur pasuritë dhe ndëshkon ato që për 30 vite kanë paguar një më një taksat dhe kanë qenë korrekt me ligjin dhe shoqërinë.

Është një rrugë e pandershme për të mbrojtur me ligj ato që kanë fshehur pasuritë e tyre korruptive duke i ruajtur me fanatizëm fshehtësinë e identitetit dhe deklarimit duke promovuar kështu ilegalin dhe banditin e mundshëm përpara qytetarit dhe ndershmërisë së këtij të fundit.

Amnistimi i pasurive deri në 2 mln euro nuk ka asnjë bazë dhe lidhje me emigrantët që kanë vite që jetojnë e punojnë jashtë edhe që vazhdimisht kanë kontribuar në vendin e tyre.

Amnistia fiskale dhe penale e kthen në legale procesin e pastrimit të parave ndërsa vendi është nën monitorim të ngushtë nga MoneVval dhe një sërë institucionesh të tjera ndërkombëtare.

Kjo amnistini shkatërron konkurrencën në treg, barazinë para ligjit dhe punën e ndershme. Promovon informalitetin, shmangien e taksave, legalizimin e shkeljes së ligjit:

Sot vlerësohet ai që e shkel ligjin jo ai që e respekton. Sot penalizohet ai që e respekton shtetin jo ai që punon me forma të kundra ligjshme për të minuar rregullat e shoqërisë sonë.

Nuk përbën habi kjo pasi shefi i mazhorancës ka treguar me inkriminim e politikës, përfshirjen e krimit të organizuar dhe korrupsionin galopant respektin e tij për ligjin.

Dalja e këtij ligji për konsultim pikërisht ditën kur Shqipëria nuk avancon për konferencën e parë ndërqeveritare është një sinjal i keq presioni për të treguar se kush do jetë drejtimi i Shqipërisë. Kjo “pengmarrje” e ligj bërjes dhe këto ligje me porosi pa shkatërrojnë ekonominë e tregut!

#amnistiafiskale #pastrimiparave #ekonomia #buxheti #parate #paraja #fisku #fiskale #integrimi #moneyval #korrupsioni #amnistiapenale #penale #taksat #buxheti #edirama #partiademokratike #joridatabaku

 

Të lidhura

Izraeli paralajmëron sulme “të mëdha” në Teheran
Bota

Izraeli paralajmëron sulme “të mëdha” në Teheran

Izraeli ka paralajmëruar një valë të re sulmesh masive në Teheran, ndërsa tensionet me Iranin kanë hyrë në ditën e...

20:00 17/06/2025
257 mijë mjete debitore rrezikojnë marrjen e shërbimeve nga DPSHTRR
Aktualitet

257 mijë mjete debitore rrezikojnë marrjen e shërbimeve nga DPSHTRR

Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimeve të Transportit Rrugor ka rikujtuar se mjetet që kanë detyrime të papaguara për taksën vjetore...

19:51 17/06/2025
Para
Djali i akuzohet për atentatin në Pogradec, flet babai i Griseld Maxharit

Djali i akuzohet për atentatin në Pogradec, flet babai i Griseld Maxharit

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

Izraeli paralajmëron sulme “të mëdha” në Teheran

Izraeli paralajmëron sulme “të mëdha” në Teheran

20:00 17/06/2025
257 mijë mjete debitore rrezikojnë marrjen e shërbimeve nga DPSHTRR

257 mijë mjete debitore rrezikojnë marrjen e shërbimeve nga DPSHTRR

19:51 17/06/2025
“Dashuria e shekullit”/ Përplasja në sallën e gjyqit mes Hoxhës dhe Alibejt për Megi Kilën

“Investuam gjithçka te 530 kg kokainë”/ Alibej në GJKKO: Suel Çela donte largimin e Endritit

19:28 17/06/2025
Shifrat zyrtare të viktimave dhe të plagosurve sipas Izraelit, evakuohen mbi 2700 persona

Shifrat zyrtare të viktimave dhe të plagosurve sipas Izraelit, evakuohen mbi 2700 persona

19:16 17/06/2025
You're not logged into Tiktok, please login here
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Rreth GazetaReforma
GazetaReforma është markë e GlobalEcho Media Group

  • Në pronësi të: GlobalEcho LLC (USA)
  • Operuar lokalisht nga: Electral
  • Adresa e Zyrës: Rruga Sami Frashëri Pallati Vortek , Qendra Metropol, kati i dytë.
  • Email-i i Kontaktit: [email protected]
  • Regjistrimi i Kompanisë Shqiptare/NIPT: K92114006G

Na kontaktoni

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Shkarko SnapFood dhe fito 10% ULJE në porosinë e parë

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.