Një incident ndodhi pak ditë më parë në “Për’puthen”, kur transmetohej takimi mes Mikelës dhe Bashkimit. Për shkak të situatës që u krijua në publicitet, Bora bëri me dije se produksioni largoi Hysenin nga studio, por nuk tregoi me detaje ccfarë kishte ndodhur.
Megjithatë mbrëmjen e sotme në “Për’puthen prime” janë transmetuar edhe pamjet e asaj që ndodhi mes Hysenit dhe Brunos.
Pasi Bruno tha se Mikela ka qenë e vetmja që i ka folur se nuk ka qenë mirë, ndërhyri Alvisa duke i thënë se kishin folur me mesazhe po si ka kthyer përgjigje.
Pas kësaj nisi edhe përplasja mes djemve, ndërsa Bruno dëgjohej duke pretenduar se Hyseni i kishte thënë “Ta plas mikrofonin në kokë”. Ndërkohë, u desh ndërhyrja e djemve të tjerë që të mos kishte përplasje fizike. Pasi kanë shkuar në prapaskenë Hyseni dëgjohet duke i përsëritur vazhdimisht Brunos “Mos më bëj mua skena, kaq po të them.”
I pyetur në “Prime” nëse ka qenë Alvisa shkak I përplasjes së tyre, Hyseni e ka mohuar diccka të tillë. Ai tregoi se ironizon Bruno ka bërë ironi me faktin se ai I dhuroi Nikut një makinë, duke e akuzuar se e ka bërë për “shoë”. Hyseni ka shpjeguar se ishte ironia e Brunos ajo që e ka irrituar.
Pas asaj që ndodhi, Hyseni bëri me dije se ka vendosur të largohet nga program, ndërsa Bora shtoi se nëse ai nuk do e kishte bërë këtë gjë, atëherë do e largonte produksioni. Gjithashtu është përjashtuar edhe Bajo, i cili agravoi situatën mes djemve dhe nxiti më shumë sherrin.
https://youtu.be/RU4iCoShvkg