Trajneri i Kombëtares Shqiptare, Sylvinho, u kthye në Shqipëri pas përfundimit të aventurës në Kampionatin Europian dhe menjëherë falënderoi të gjithë për mbështetjen e madhe. “Dua të falenderoj të gjithë. Mbështetja ka qenë e madhe. Kemi luajtur me skuadra të forta. Unë jam krenar me secilin lojtar,” tha Sylvinho. Ai shprehu besimin se e ardhmja e ekipit do të jetë e mirë dhe se lojtarët e rinj do ta përfaqësojnë vendin siç duhet. “Ne jemi në rrugën e duhur. Faleminderit edhe lojtarëve. Ndjesi e pabesueshme të jemi në Gjermani,” shtoi ai, duke theksuar rëndësinë e përvojës së fituar gjatë këtij turneu.
LAJM I FUNDIT/ Aksident tragjik në Tiranë, humb jetën 28-vjeçari
Një aksident rrugor me pasojë vdekjen është regjistruar këtë të diel në Tiranë. Ngjarja ka ndodhur më 22 mars 2026,...








