Surprizon ministri Klosi: Shqipëria ka 6 milionë turistë në vit

Google+ Pinterest LinkedIn Tumblr +

I ftuar në emisionin “Opinion”, të Blendi Fevziut, Ministri Blendi Klosi ka theksuar se Shqipërinë e kanë vizituar 6 milionë turistë.

Sipas tij kjo e dhënë del nga të dhënat e Ministrisë së Brendshme në bazë të sistemit TIMS.

“Nuk ka diskutim që është ky numër, del nga të dhënat në dogana të pasaportave që kanë ardhur në Shqipëri dhe kanë ndenjur më shumë se 24 orë në vendin tonë. Kjo shifër është e padiskutueshme”, tha ministri i Turizmit, Klosi.

Klosi për një gjë është i bindur që këto shifra janë dyshifuar në këto vite të qeverisë Rama.

Dhe për këtë sipas tij, kanë ndikuar shumë investimet e shumta të bërë në vend dhe promovimi që është bëre për turizmin në Shqipëri.

Shpërndaje
Share.

Komento