fbpx

Surprizat në listat e PD/ Demokratët “rrëmbejnë” VIP-at, njëra për deputete e tjetra zëdhënëse

Google+ Pinterest LinkedIn Tumblr +

Partia Demokratike i është kundërpërgjigjur fuqishëm prurjeve të reja në kampin kundërshtar, pasi duket se nga selia blu surprizat janë më të mëdha. Mes emrave të njohur të politikës spikasin edhe emra të njohur të ekranit në listat që u publikuan . Ori Nebiaj është prezantuesja e njohur që do të kandidojë si deputete në zgjedhjet e 25 prillit, duke u renditur në vendin e 18 në listën e Tiranës ndërmjet Ivi Kasos dhe Gentjan Strazimirit. Ajo ka qenë edhe më herët pjesë e FRPD dhe ka kandiduar për drejtimin e forumit rinor përballë Belind Këlliçit. Pas shkëputjes nga politika për t’iu përkushtuar ekranit, ajo ka vendosur të rikthehet sërish me demokratet.

Por Ori  Nebiaj nuk është e vetmja nga vajzat e njohura te ekranit që i bashkohet demokratëve. Floriana Garo është caktuar si zëdhënëse e fushatës së Partisë Demokratike në zgjedhjet e 25 Prillit.

Po ashtu një futbollist do të jetë pjesë e listave të PD. Gentian Muçaj i është bashkuar kampit demokrat. Ish-kapiteni i ekipit të Tiranës do të kandidojë si deputet në qarkun e Tiranës.

Ndërkohë, Kryesia e Partisë Demokratike ka caktuar Fitim Zekthin si koordinator kombëtar për komunikimin social dhe politik, ndërsa më herët caktoi Xhemal Gjunkshin si koordinator për sigurinë.

 

Shpërndaje
Share.

Komento