Skip to content
Kryesore

Superiore/ Sfida e kampionëve, Gjoka debuton te Skënderbeu

· 1 min lexim

Java e 16-të e Kategorisë Superiore mbyllet këtë të enjte me dy sfida interesante.

Kryesuesit e kampionatit, Partizani, presin kampionët në fuqi, Egnatian, në “Arenën e Demave”, me ndeshjen që nis në orën 17:00.

Në të njëjtën orë, në Korçë, Skënderbeu do të përballet me Tiranën, në një takim ku trajneri Ernest Gjoka debuton në krye të ekipit korçar.

Këto dy përballje vulosin fundin e kësaj jave të Kategorisë Superiore.