Skip to content
Kosovë

Sulmohet fizikisht kryetari i Komunës së Pejës

· 1 min lexim

Gazmend Muhaxheri është sulmuar fizikisht nga dy persona mëngjesin e sotëm në Pejë.

Avokati i Muhaxherit, Dukagjin Kërveshi, tha përmes një postimi në Facebook se kryetari i Pejës beson se arsyeja e sulmit lidhet me punën e tij zyrtare.

“Sulme të tilla nuk i shërbejnë demokracisë dhe janë nxitëse në këtë periudhë. Dhuna nuk ka vend në shoqërinë tonë, dhe veprime të tilla kërcënojnë sigurinë dhe mirëqenien e udhëheqësve tanë”, u tha në reagimin e LDK-së.

Nga Prokuroria Themelore e Pejës thanë për REL-in se janë duke e përpiluar kërkesën për caktimin e masës së paraburgimit ndaj dy të dyshuarve.