Sulmi që ndryshoi historinë, 18 vjet nga përplasja e avionëve mbi kullat binjake

Google+ Pinterest LinkedIn Tumblr +

Ditën e sotme Amerika dhe e gjtihë bota, përkujtojnë sulmin më të madh terrorist në histori, atë 11 shtatorit të vitit 2011.

Në këtë datë, 18 vitë më parë, një grup terroristësh rrëmbyen një avion me pasagjerë, duke e përplasur në kullën veriore të Qendrës Botërore të Tregtisë në New York.

Në total ishin 19 terroristë, 15 prej të cilëve nga Arabia Saudite, një nga Egjipti, një nga Libani dhe dy nga Emiratet e Bashkuara Arabe.

Si pasojë e përplasjes, kulla pësoi një çarje të thellë, ndërsa pak sekonda më vonë do të shpërthenin edhe flakët.

Rreth 17 minuta më vonë, një tjetër avion u përplas me kullën jugore.

Në sulmet e 11 shtatorit mbi kullat binjake, humbën jetën rreth 3 mijë persona.

Nga këto 2752 ishin brenda kullave, ndërsa pjesa tjetër ishin policë edhe zjarrfikës.

Sipas ekspertëve, 11 shtatori ndryshoi shumë gjëra në botë dhe u bë shkak për nisjen e një fushate të gjerë të SHBA-ve kundër terrorizmit.

Ndërkohë gjatë ditës së sotme në Amerikë, të gjitha ceremonitë do të nisin me një minutë heshtje, ndërsa do të zhvillohen edhe homazhe në vendin ku ndodhën sulmet.

Shpërndaje
Share.

Komento