Sulmi në Holandë/ Del fotoja e autorit që shkaktoi 3 viktima

Google+ Pinterest LinkedIn Tumblr +

Pak orë pas sulmit që ndodhi në Holandë ku një person qëlloi me armë pasagjerët e një trami, policia ka bërë të ditur identitetin e tij.

Autori i sulmit, i cili shkaktoi tre viktima dhe 9 të plagosur në Holandë është nga Turqia. Ai është një 37 vjeçar turk me emrin Gokman Tanis dhe është kapur nga kamerat e tramvajit vetëm pak minuta para incidentit.

Dyshohet se Gokman Tanis, nuk ka vepruar i vetëm, pasi u largua nga vendi i ngjarjes.

Fotoja e tij u publikua pasi policia nisi aksionin për ta kapur pranë një blloku apartamentesh 200 metra larg vendit të ngjarjes dhe dyshohet se është fshehur aty.

Pas ngjarjes, të gjitha shkollat e zonës së Utrecht u mbyllën gjithashtu edhe shërbimi hekurudhor.

Shpërndaje
Share.

Komento