Stuhia e sotme shuan vatrat e zjarrit në vend, ndërkohë janë djegur 140 ha shkurre

Google+ Pinterest LinkedIn Tumblr +

Mesa duket stuhia dhe reshjet e dendura të mëngjesit të sotëm, kanë shërbyer për diçka me vlerë për vendin tonë. Ministria e Mbrojtes ka njoftuar, se janë shuar të gjitha vatrat e zjarrit.

Ndërkohë grupet e zjarrfikësve ndodhen akoma në vatrat e zjarrit, për të hequr materialet, që mund të shkaktojnë riaktivizimin e vatrave. Paraprakisht dyshohet, se flakët kanë shkrumbuar 140 ha shkurre, por nuk kanë prekur kurorën e pishave.

Njoftimi i Ministrisë së Mbrojtjes:

Shuhen vatrat e zjarreve mnë qarqet Lezhë, Fier, Elbasan e Vlorë Të gjitha vatrat e zjarreve të regjistruara ditët e fundit tashmë janë shuar. Problematike situata ka qenë në qarqet Lezhë, Fier, Elbasan, Vlorë. Qendra Kombëtare e Emergjencave Civile njofton se zjarri i rënë në vendin e quajtur “Godull”, masivi pyjor Seman, në bashkinë Fier është shuar. Por ende në terren janë forcat zjarrfikëse, të cilat po inspektojnë terrenin për të eliminuar çdo lloj mbetjeje zjarri që mund të shkaktojë rindezje të tij. Kryesisht verifikimet po kryhen në ato vende ku ka patur mbetje të drurëve të pishave, të rënë nën ndikimin e kushteve atmosferike në vite, të cilat mund të kenë brenda tyre element zjarri. Nga ana tjetër po kryhen edhe verifikimet lidhur me shkallën e dëmit nga zjarri. Paraprakisht mendohet se ai ka përfshirë rreth 140 ha shkurre dhe pjesë nën kurorë të pishave, duke mos prekur dhe dëmtuar kurorën e tyre.”

Nga muaji Janar deri në Korrik janë evidentuar 329 vatra zjarri, ku vetëm për muajin korrik janë evidentuar 168 vatra zjarri, dhe 20 hektarë janë përpirë nga flakët.

Shpërndaje
Share.

Komento