Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Kryesore
  • Politikë
  • Drejtësi & SPAK
  • Investigime
  • Ekonomi
  • Rajoni & Bota
  • Opinion / Analizë
  • Video
  • Denonco
  • Abonohu
Gazeta Reforma
  • Kryesore
  • Politikë
  • Drejtësi & SPAK
  • Investigime
  • Ekonomi
  • Rajoni & Bota
  • Opinion / Analizë
  • Video
  • Denonco
  • Abonohu
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

Studimi i ri/ Covid-19 dëmton më shumë meshkujt, shkakton infertilitet!

18:38 18/11/2020
Reading Time: 3 min lexim

Ndërkohë që pandemia e Covid-19, tashmë është botërore dhe është përhapur kudo, mjekëve në vende të ndryshme të botës u kanë ardhur disa ankesa dhe raste të rralla të prekjes nga koronavirusi.

Shkencëtarët e vendeve të ndryshme, kanë ngritur shqetësime se covid-19 mund të depërtojë edhe në testikujt e organit gjenital mashkullor, në zonën ku prodhohet spermatozoidi, dhe si pasojë  të shkaktojë ‘dëme më afatgjata’.

Gjithsesi deri pak kohë më parë, ka patur shumë pak prova për ta verifikuar këtë fenomen të koronavirusit.

Rasti studimor i pacientit me Covid-19 në Turqi

Revista mjekësore Urology Case Reports, ka raportuar një rast të rrallë të prekjes nga Covid-19, të raportuar nga Universiteti i Mjekësisë në Stamboll.

Mjekët turq kanë raportuar rastin e një burri 49-vjeçar i cili doli pozitiv me covid-19 pa asnjë simptomë tjetër, përveçse dhimbjes së testikujve.

Sipas mjekëve, dhimbja e testikujve mund të jetë një shenjë e rrallë e Covid-19.

49-vjeçari anonim nga Turqia, kërkoi këshilla mjekësore për shkak të ënjtjes dhe dhimbjes në anën e majtë të ijeve dhe testikujve të tij.

Ai nuk kishte ndonjë simptomë të zakonshme të koronavirusit, të tillë si një kollë e vazhdueshme ose temperaturë e lartë. Në fillim, shqetësimi i tij për shkak të dhimbjes së testikujve ishte i vazhdueshëm. Por pas disa orësh, dhimbja ishte bërë më e rëndë dhe ishte përhapur më tej deri në stomakun e tij.

Sidoqoftë, mjekët vendosën ta testojnë pasi më herët kishte qenë në kontakt me një person të infektuar me Covid-19.

Rezultatet treguan se ai kishte koronavirus, prandaj mjekët dyshuan se dhimbja e testikujve ishte simptoma e tij e parë. Ata thanë se 49-vjeçari nuk kishte ndonjë problem tjetër shëndetësor që mund ta kishte shkaktuar dhimbjen e testikujve.

Mjekët që raportuan ‘rastin e pazakontë’ në një revistë mjekësore thanë se kjo tregon se si koronavirusi mund të japë simptoma të ndryshme në njerëz të ndryshëm.

Nuk është e qartë se sa burra vuajnë nga fenomeni i dhimbjes së testikujve si simptomë e rrallë e Covid-19.

Ndikimi i proteinës receptore ACE2 në replikimin e koronavirusit

Studimet e shumta që janë bërë nga Universitete të ndryshme në Evropë, SHBA dhe më gjerë, kanë konstatuar se fajtori për simptomën e rrallë të dhimbjes së testikujve nga covid-19, është enzima proteinike receptore ACE2.

Kujtojmë se proteina receptore ACE2, është një proteinë që siguron një pikë hyrëse për koronavirusin i cili më pas arrin që të lidhet dhe të infektojë qelizat njerëzore.

Proteina ACE2 ndodhet në mukozën e hundës, gojës dhe në mushkëri, habitatet kryesore ku replikohet koronavirusi.

Gjithashtu Sars-Cov-2 nëpërmjet ACE2, arrin që të replikohet edhe në zemër, veshka, mëlçi, enët e gjakut dhe në traktin gastrointestinal.

Kura anti-covid me hidroksiklorokinë dhe cilastatin

Sipas raportimit nga Universiteti Mjekësor i Stambollit për rastin e rrallë në revistën mjekësore Urology Case Reports,  49-vjeçari turk mësohet se pas kurimit nga mjekët me hidroksiklorokinë (një ilaç anti-malarie i cili është provuar për potencialin e luftimit të virusit, si dhe azitromicinë dhe imipenem / cilastatin, të cilët janë dy antibiotikë të përdorur për të trajtuar një numër infeksionesh bakteriale, në ditën e dytë të mjekimit, nuk u ankua më për dhimbje të skrotumit, gypave deferentë apo testikujve.

Kirurg urolog i njohur britanik, Dr Richard Viney, në një prononcim për gazetën Daily Mail, deklaroi se testikujt dihet se kanë përqindje të lartë përmbajtje të proteinës receptore ACE2, enzimë që virusi përdor për të depërtuar në qelizat humane.

Kështu që sipas kirurgut, kjo mund të shpjegojë edhe faktin se pse dhimbjet e testikujve mund të jenë një simptomë  e infektimit me Covid-19.

Studiuesit kanë paralajmëruar mjekët se duhet t’i kushtojnë vëmendje dëmtimeve të mundshme në testikujt e pacientëve me covid-19 që janë në moshë riprodhuese, pasi në të kundërt mund të shkaktohet orkiti – një inflamacion i testikujve që çon deri në infertilitet.

Po ashtu, sipas studimeve të mëhershme në Afrikë, ku shpërtheu virusi SARS gjatë viteve 2003-2004 (virus i cili futet në familjen e koronaviruseve), u vrojtuan dëmtime serioze të sistemit imunitar në testikujt e pacientëve meshkuj./GazetaReforma.com/

 

Abonohu

Merr lajmet kryesore në email

Politikë, drejtësi, SPAK, investigime dhe para publike — pa zhurmë, vetëm zhvillimet që kanë rëndësi.

Etiketa: covid 19Dhimbja e testikujveInfertiliteti te meshkujtkuraSimptomat e rralla

Të tjera

Protesta po jep efekt, por tani duhen kërkesa të qarta ose rrezikon të shpërbëhet
Aktualitet

Protesta po jep efekt, por tani duhen kërkesa të qarta ose rrezikon të shpërbëhet

Protesta po jep efekt. Kjo duket te reagimi i pushtetit, te debati publik, te vëmendja jashtë vendit dhe te fakti...

15:27 22/06/2026
Alarm për kapjen e tregut mediatik: Devollët drejt dominimit të transmetimeve dixhitale, në heshtje të Autoritetit të Konkurrencës
Aktualitet

Alarm për kapjen e tregut mediatik: Devollët drejt dominimit të transmetimeve dixhitale, në heshtje të Autoritetit të Konkurrencës

Pak ditë më parë deputeti demokrat Belind Këlliçi ngriti alarmin se tregu mediatik në Shqipëri po kërcënohet nga një monopol...

14:52 22/06/2026
Para

Shqipëria mposht Bjellorusinë me rezultatin 3-2, siguron kreun e grupit

Lajmet e fundit

Protesta po jep efekt, por tani duhen kërkesa të qarta ose rrezikon të shpërbëhet

Protesta po jep efekt, por tani duhen kërkesa të qarta ose rrezikon të shpërbëhet

15:27 22/06/2026
Alarm për kapjen e tregut mediatik: Devollët drejt dominimit të transmetimeve dixhitale, në heshtje të Autoritetit të Konkurrencës

Alarm për kapjen e tregut mediatik: Devollët drejt dominimit të transmetimeve dixhitale, në heshtje të Autoritetit të Konkurrencës

14:52 22/06/2026
Shqipëria të transformojë strukturën ekonomike që të mbajë të rinjtë në vend

Shqipëria të transformojë strukturën ekonomike që të mbajë të rinjtë në vend

14:48 22/06/2026
Zgjimi i elektoratit gri është fitorja më e madhe e protestës

Zgjimi i elektoratit gri është fitorja më e madhe e protestës

14:05 22/06/2026
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Gazeta Reforma është pjesë e rrjetit mediatik të Electral.

Lajme, investigime dhe analiza për çështjet publike në Shqipëri e rajon.

Kontakt: [email protected]

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2026 GazetaReforma

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Kryesore
  • Politikë
  • Drejtësi & SPAK
  • Investigime
  • Ekonomi
  • Rajoni & Bota
  • Opinion / Analizë
  • Video
  • Denonco
  • Abonohu

© 2026 GazetaReforma

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.
  • English