Studimi i fundit/ Ankthi dhe ëndrrat, ja çfarë ndikimi ka dhënë covid-19 gjatë gjumit…

Google+ Pinterest LinkedIn Tumblr +

Për shkak të situatës ng pandemia e covid-19, të gjithë ne jemi ndikuar edhe psikologjikisht në jetën tonë të përditshme, qoftë me më shumë ndjesi ankthi apo edhe me nervozizëm më të lartë përgjatë rutinës.

Këtë gjë e thotë edhe një studim i fundit i publikuar nga Science Alert.

Duke qenë se shumë prej njerëzve, sidomos ata të prekur nga koronavirusi, janë shprehur se gjatë natë shohin ëndrra shumë më të çuditshme se para  shpërthimit të pandemisë, psikologët kanë studiuar sesi jeta e përditshme ndikon në ëndrrat tona për një kohë të gjatë.

Hulumtimi i fundit ka hedhur dritë se si pandemia Covid-19 dhe strukturat e ndryshme të jetës së përditshme të gjithsecilit, formojnë atë për të cilën ëndërrojmë.

Pas shqyrtimeve të bëra, studimi tregoi se gjatë pandemisë, ndjenjat e zemërimit dhe trishtimit në ëndrra u bënë më të shpeshta dhe se njerëzit ëndërronin më shumë tema në lidhje me ndotjen dhe pastërtinë.

“Studiuesit analizuan 239 raporte të ëndrrave të 67 të anketuarve nga Brazili. Raportet renditën përmbajtjen e ëndrrave para dhe pas futjes së bllokimit në mars dhe prill.

Ekspertët raportuan një rritje të konsiderueshme statistikisht të numrit të fjalëve që lidhen me zemërimin dhe trishtimin, si dhe një rritje në fjalët që lidhen me ndotjen dhe pastërtinë (siç është fjala banjë)”, shkruhet në studimin e Science Alert.

Si përfundim ekspertët konstatuan se, është e mundur që ëndrrat gjatë këtij studimi ishin më shumë të përqendruara në ndryshimin e zakoneve të përditshme të jetës personale të personave të infektuar ose jo, sesa në lidhje me vigjilencën ndaj virusit apo dhe vdekjen si pasojë e saj.

Konkluzionet e këtij studimi erdhën pas mbledhjes së raporteve dhe anketave gjatë valës së parë të pandemisë Covid-19, gjatë periudhës së muajve mars-qershor./GazetaReforma.com/

Shpërndaje
Share.

Komento