Pak orë para ndërrimit të viteve, studentët e universiteteve publike erdhën me një mesazh për politikën.
Ata kanë uruar të gjithë shqiptarët për vitin e ri 2019, duke shpalosur një banderolë të madhe para Kryeministrisë në të cilën shkruajnë se duan të kenë një kryeministër i cili e do Shqipërinë.
Ata kanë përdorur këtë mënyrë për t’i dërguar mesazhin ironik kreut të qeverisë, Edi Rama, kur ky ndërkohë po mban një konferencë për shtyp për gazetarët.
Kujtojmë se studentët prej kohësh protestojnë për plotësimin e kërkesave të tyre dhe janë shprehur se do të rikthehen në janar përsëri duke protestuar deri në plotësim të 8 kërkesave të tyre.