Studentët kosovarë ngrenë krye/ Përballë Rektoratit të universitetit kërkojnë të drejtat e tyre

Google+ Pinterest LinkedIn Tumblr +

Protestat kanë pushtuar rajonin, dikush kundër qeverisë, dikush kundër sistemi, ndërsa studentët në Kosovë kanë vendosur që të protestojnë për përmirësimin e kushteve në fakultete.

Mëngjesin e sotëm Parlamenti studentor ka vendosur që të zhvillojë një protestë para Rektoratit të Universitetit të Prishtinës për të kërkuar përmirësimin e infrastrukturës dhe kushteve mësimore në fakultetet e tyre.

Deri më tani asnjë nga studentët nuk është lejuar që të hyjë brenda ambientit të rektoratit dhe asnjë nuk është përgjigjur rreth kërkesave të tyre.

Studentët kanë lajëmruar se protesta do të zgjasë rreth dy orë dhe në rast se nuk gjendet një zgjidhje, ata do ta përshkallëzojnë rezistencën e tyre.

Shpërndaje
Share.

Komento