Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

Struktura e grupit të Durrësit/ Roli i Çobës dhe Doçit në trafikun e drogës

18:18 22/05/2025
Reading Time: 2 min lexim

Zbardhen detaje të reja nga operacioni i përbashkët mes SPAK dhe antimafias italiane të Barit, ku u ekzekutuan 52 urdhër-arreste në kuadër të hetimit të koduar “Ura”.

Një nga emrat kryesorë që del në skemën kriminale të ngritur nga autoritetet është Adi Çoba, pronar i kompanisë “Felix Vinum”, i identifikuar si një nga drejtuesit e trafikut ndërkombëtar të narkotikëve, në bashkëpunim të ngushtë me Elvis Doçin.

Sipas dosjes hetimore të autoriteteve italiane, Çoba ka luajtur një rol qendror në organizimin e transportit të lëndëve narkotike drejt Italisë.

Ai akuzohet se ka menaxhuar rrjetin e korrierëve që udhëtonin nga Shqipëria dhe Holanda drejt portit italian, duke transportuar sasi të konsiderueshme heroine dhe kokainë.

Grupi kriminal, sipas hetimeve, ishte i strukturuar mirë dhe çdo anëtar kishte detyra të qarta, nga pritja dhe ruajtja e drogës në Shqipëri dhe Holandë, te shpërndarja dhe pagesat në Itali.

Pjesë e dosjes janë dhe komunikime të përgjuara mes Adi Çobës dhe të pandehurve të tjerë, përfshirë edhe Elvis Doçin, i cilësuar nga i penduari i drejtësisë Nuredin Dumani si një “negociator i shkëlqyer” në çështjet e trafikut.

Nga hetimet rezulton se grupi me bazë në Durrës ushtronte veprimtarinë e furnizimit të disa organizatave të tjera kriminale italiane me drogë, duke u kthyer në një hallkë të rëndësishme të trafikimit.

Paratë e përfituara nga kjo veprimtari e paligjshme transportoheshin drejt Shqipërisë në mënyrë të vazhdueshme, disa herë në javë, përmes linjave të rregullta të autobusëve, e më pas investoheshin në pasuri të paluajtshme.

Nën hetim për pastrim parash është vënë edhe Nexhmedin Danaj, pronari i “Vlora Cable”, për të cilin SPAK dyshon se ka kryer transferta të paligjshme të shumave të mëdha parash, që lidhen me aktivitetin kriminal të grupit. Për të, është firmosur një urdhër ndalimi.

Hetimet vijojnë në të dy vendet për të dokumentuar rrjetin e plotë të përfshirë në këtë skemë trafiku dhe pastrimi parash.

Etiketa: Adi ÇobësElvis Doçit

Të tjera

Inceneratorët, SPAK çon për gjykim Arben Ahmetajn dhe 10 të tjerë
Aktualitet

Inceneratorët, SPAK çon për gjykim Arben Ahmetajn dhe 10 të tjerë

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka përfunduar hetimet për procedimin penal nr. 277/1 të vitit 2022...

14:02 18/03/2026
GJKKO çon në gjyq Ilir Metën dhe Monika Kryemadhin për korrupsion e pastrim parash, shpërthejnë pas vendimit: “Do shohim Big Brother të drejtësisë”
Aktualitet

GJKKO çon në gjyq Ilir Metën dhe Monika Kryemadhin për korrupsion e pastrim parash, shpërthejnë pas vendimit: “Do shohim Big Brother të drejtësisë”

Gjykata e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka vendosur kalimin për gjykim në themel të dosjes ndaj ish-presidentit...

13:45 18/03/2026
Para
Kaos në QSUT/ Fushata e Ramës bllokon ambulancat, mjekët ndërpresin shërbimin

Gruaja ndërroi jetë pas ndërhyrjes kirurgjikale, reagon mjeku

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

Inceneratorët, SPAK çon për gjykim Arben Ahmetajn dhe 10 të tjerë

Inceneratorët, SPAK çon për gjykim Arben Ahmetajn dhe 10 të tjerë

14:02 18/03/2026
GJKKO çon në gjyq Ilir Metën dhe Monika Kryemadhin për korrupsion e pastrim parash, shpërthejnë pas vendimit: “Do shohim Big Brother të drejtësisë”

GJKKO çon në gjyq Ilir Metën dhe Monika Kryemadhin për korrupsion e pastrim parash, shpërthejnë pas vendimit: “Do shohim Big Brother të drejtësisë”

13:45 18/03/2026
Horror në Prishtinë: 5-vjeçari në kujdes intensiv pas dhunës së prindërve, dyshohet se i prenë gishtat e këmbës

Horror në Prishtinë: 5-vjeçari në kujdes intensiv pas dhunës së prindërve, dyshohet se i prenë gishtat e këmbës

13:03 18/03/2026
“U varrosën për së gjalli nën beton”/ Tragjedi në Vjenë, humbin jetën 3 shqiptarë në punë

“U varrosën për së gjalli nën beton”/ Tragjedi në Vjenë, humbin jetën 3 shqiptarë në punë

11:57 18/03/2026
You're not logged into Tiktok, please login here
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Rreth GazetaReforma
GazetaReforma është markë e GlobalEcho Media Group

  • Në pronësi të: GlobalEcho LLC (USA)
  • Operuar lokalisht nga: Electral
  • Adresa e Zyrës: Rruga Sami Frashëri Pallati Vortek , Qendra Metropol, kati i dytë.
  • Email-i i Kontaktit: [email protected]
  • Regjistrimi i Kompanisë Shqiptare/NIPT: K92114006G

Na kontaktoni

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.