Kryetari i Bashkisë së Tiranës ka reaguar mëngjesin e ditës së sotme me një postim në rrjetin e tij social në twitter në lidhje me strehimin e refugjatëve afganë.
Ai e nis shkrimin e tij me një thënie të Frederick Douglass, ku thotë – “Është më e lehtë të rrisësh fëmijë të fortë, sesa të korrigjosh burra të dobët”. Kryebashkiaku Erion Veliaj falenderoi ekipin e Bashkisë së Tiranës për angazhimin me fëmijët afganë te Qyteti Studenti, pasi ata janë duke bërë të pamundurën që të ndjehen të sigurt dhe të lumtur gjatë qëndrimit në vendin tonë.
“Super angazhim i Anisa Ruseti dhe gjithe stafi social i Bashkisë Tiranë te Qyteti Studenti, sidomos me gratë dhe fëmijët që s’kanë asnjë faj për tmerret në Afghanistan”, shkruan Veliaj në Twitter teksa ka postuar edhe disa foto.
👧🏻👦🏻
“It is easier to build strong children than to repair broken men.” — Frederick Douglass
Super angazhim @AnisaRuseti & gjithe stafi social i @CityOfTirana te Qyteti Studenti, sidomos me grate dhe femijet qe s'kane as nje faj per tmerret ne Afghanistan! #RefugeesWelcome 🇦🇱❤️ pic.twitter.com/Ga3SDXww61
— Erion Veliaj #B40TiranaSummit 🇪🇺🇦🇱 (@erionveliaj) August 30, 2021
Kujtojmë se mëngjesin e ditës së sotme kanë mbërritur në vendin tonë një grup tjetër prej 150 refugjatësh afganë ku sipas njoftimit nga Ministria e Jashtme 103 persona janë strehuar në konviktet e Qytet Studenti në Tiranë dhe 47 të tjerë në struktura hoteliere në Durrës. Në total janë 607 qytetarë afganë të ardhur në Shqipëri 4 ditët e fundit. Nuk dihet ende se kur do të mbërrijnë avionet e tjerë me refugjatët afganë pasi është dhënë një numër i madh afganësh që do të strehohen në vendin tonë.