Kreu i grupit parlamentar të PS-së, Niko Peleshi, ka akuzuar opozitën për bllokimin e punës së Komisionit Hetimor Parlamentar për koncesionet në Shëndetësi.
Gjatë seancës së sotme, Peleshi e cilësoi opozitën si përgjegjëse për “vrasjen” e komisionit gjatë natës, duke theksuar se ata e përdorën këtë komision për përfitime elektorale, duke penguar hetimet me diskutime të panevojshme, siç ishin ato mbi përdorimin e videove ose PowerPoint-it.
Sipas Peleshit, opozita e ka mbajtur komisionin në një ngërç procedurial dhe ka bllokuar avancimin e hetimeve përmes “diskutimeve boshe” që, sipas tij, kanë dëmtuar interesat e qytetarëve që presin rezultate nga ky komision.