Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

Spiunë, hakerë, informatorë/ Si përgjohet Perëndimi nga Kina?

16:28 11/09/2023
Reading Time: 4 min lexim

Autoritetet britanike e kanë arrestuar një burrë ditë më parë, i cili është raportuar të ketë spiunuar për Kinën prej zemrës së Qeverisë në Londër, duke nxitur shqetësime të reja për mënyrën se si mbledh inteligjencë Pekini.

Për incidentin raportohet pas dyshimeve të muajve më parë se Kina e ka nisur një balonë vëzhguese mbi Shtetet e Bashkuara, duke nxitur tensione diplomatike. Më poshtë i kemi përmendur disa mënyra se si Kina ka punuar për ta spiunuar Perëndimin.

Luftë kibernetike

Shtetet e Bashkuara kanë paralajmëruar më 2022 se gjiganti aziatik përbën “kërcënimin më të madh, më aktiv të spiunazhit kibernetik” për qeverinë e saj dhe sektorin privat.

Sipas hulumtuesve dhe zyrtarëve perëndimorë të inteligjencës, Kina është bërë vend me përvojë në hakimin e sistemeve digjitale të vendeve rivale, për të mbledhur sekrete.

Më 2021, Shtetet e Bashkuara, NATO-ja dhe aleatë tjerë, kanë thënë se Kina u ka krijuar “kontrata hakerëve” për të depërtuar në sistemet e emaileve të Microsoft-it, ashtu që agjentët shtetërorë të sigurisë të kenë qasje në informacion të ndjeshëm.

Spiunët kinezë e kanë shënjestruar edhe Departamentin amerikan të Energjisë, kompani të mirëmbajtjes, kompani të telekomunikacionit dhe universitete, sipas deklaratave zyrtare të Qeverisë amerikane dhe raportimeve në media.

Shtetet e Bashkuara i kanë, po ashtu, mënyrat e veta të spiunimit të Kinës, kryesisht përmes vëzhgimit, por kanë edhe rrjet të informatorëve.

Shqetësime për teknologjinë

Në sektorin e teknologjisë, ka shqetësime se kompanitë e lidhura me shtetin e Kinës janë të obliguara që t’i ndajnë informacionet që i kanë me autoritetet.

Më 2019, Departamenti amerikan i Drejtësisë e ka akuzuar gjigantin teknologjik Huawei për komplot me qëllim të vjedhjes së sekreteve shtetërore amerikane.
Uashingtoni ia ka ndaluar kompanisë që t’i furnizojë sistemet e Qeverisë amerikane me pajisje dhe e ka dekurajuar sektorin privat për t’i përdorur këto pajisje, me shqetësimin se mund të keqpërdoren të dhënat.

Huawei, në anën tjetër, i ka hedhur poshtë akuzat. Shqetësime të ngjashme ekzistojnë edhe për TikTok-un, të zhvilluar nga kompania kineze ByteDance. Disa ligjvënës perëndimorë kanë bërë thirrje disa herë për bllokim të aplikacionit, për shkak të shqetësimeve për sigurinë.

Spiunim industrial dhe ushtarak

Sipas ekspertëve, ligjvënësve amerikanë dhe raportimeve në media, Pekini ka siguruar inteligjencë edhe prej shtetasve kinezë pa pozita qeveritare.

Një prej rasteve të profilit më të lartë ka qenë ai i Ji Chaoqun, i cili është dënuar në janar me tetë vjet burgim në SHBA për shpërndarje të informacionit me inteligjencën kineze.

Ji është akuzuar se ka mbledhur informacion për tetë persona dhe ka raportuar te Ministria e Sigurisë së provincës Jiangsu, një njësit i inteligjencës, i akuzuar për përfshirje në vjedhje të sekreteve të Administratës amerikane të Tregtisë.

Vitin e kaluar, një gjykatë amerikane e ka dënuar një zyrtar kinez të inteligjencës me 20 vjet burgim për vjedhje të teknologjisë nga kompanitë e hapësirës ajrore të SHBA-së dhe Francës.

Burri, me emrin Xu Yanjun, është shpallur fajtor për rolin që e ka pasur në skemën pesëvjeçare të shtetit kinez për të vjedhur sekrete komerciale nga aviacioni amerikan dhe ai francez.

Më 2020, një gjykatë amerikane e ka burgosur inxhinierin Wei Sun – kinez i natyralizuar me shtetësi amerikane – për sigurimin e informacionit të ndjeshëm për një sistem raketor amerikan dhe e ka transmetuar te Kina përmes një laptopi.

Spiunimi i politikanëve

Operatorët kinezë dyshohet se i kanë përndjekur elitat politike, sociale dhe biznesore në Britani dhe Shtetet e Bashkuara. Sipas Sunday Times, një spiun britanik i arrestuar të shtunën ka pasur kontakte me ligjvënës nga Partia Konservarore e Britanisë së Madhe, derisa ka qenë duke punuar si hulumtues parlamentar dhe ka punuar për politika ndërkombëtare, përfshirë lidhjet me Pekinin.

Faqja amerikane e lajmeve Axios e ka udhëhequr hulumtimin më 2020, duke pretenduar se një student kinez është regjistruar në një universitet në Kaliforni dhe ka krijuar lidhje me një mori politikanësh amerikanë me qëllim të spiunimit për agjencinë kryesore të spiunimit në Pekin.

Studenti, me emrin Fang Fang, ka krijuar fushata financimi, ka zhvilluar shoqëri dhe ka iniciuar lidhje intime seksuale për t’i shënjestruar politikanët me famë në rritje, në periudhën 2011-2015, sipas raportit.

Stacionet policore

Një tjetër teknikë e përdorur nga operativët kinezë është që të mësojnë më shumë për Partinë Komuniste dhe që zyrtarëve perëndimorë të mos ua tregojnë anët e errëta të realitetit, kanë thënë hulumtuesit.

Qëllimi përfundimtar është që të krijohet një realitet i gabuar për ambiciet e Pekinit dhe që Perëndimi të besojë se “Kina do të rritet në mënyrë paqësore – ndoshta edhe demokratike”, ka thënë autori Alex Joske në librin e tij “Spiunë dhe Gënjeshtarë: Si e kanë mashtruar botën operacionet e fshehta kineze”.

Pekini u ka bërë presion edhe komuniteteve jashtë shtetit dhe organizatave mediale që t’i përkrahin politikat e tij në Tajvan, dhe që t’i shmangin kritikat për situatën në Hong Kong dhe shtypjen në Ksinjiang.

Në shtator të vitit 2022, organizata joqeveritare me bazë në Spanjë, Gardianët e Mbrojtjes, ka thënë se Kina i ka krijuar 54 “stacione policore” në gjithë botën, dhe dyshohet se qëllim i tyre është shënjestrimi i kritikëve të Partisë Komuniste.

Pekini, në anën tjetër, i ka hedhur poshtë akuzat. Holanda e ka urdhëruar Kinën që t’i mbyllë dy “stacione policore” në këtë shtet, në nëntor. Një muaj më vonë, Republika Çeke ka thënë se Kina i ka mbyllur dy qendra të tilla në Pragë./REL

Të tjera

Protestë sot, shantazh sot, mashtrim sot: Durrësi nuk zgjidhet me dëmshpërblime nga xhepi ynë
Aktualitet

Protestë sot, shantazh sot, mashtrim sot: Durrësi nuk zgjidhet me dëmshpërblime nga xhepi ynë

Protestë sot, shantazh sot, mashtrim sot: Durrësi nuk zgjidhet me dëmshpërblime nga xhepi ynë Sot qytetarët e Durrësit dolën sërish...

20:38 09/01/2026
Tragjedia në Crans-Montana: Arrestohet pronari i barit ku humbën jetën 40 persona
Bota

Tragjedia në Crans-Montana: Arrestohet pronari i barit ku humbën jetën 40 persona

Zhvillimi më i fundit në lidhje me tragjedinë e ndodhur natën e Vitit të Ri në klubin “Le Constellation” në...

19:26 09/01/2026
Para
Raportohet se Kim Jong-un është nisur në Rusi për takim me Putinin

Raportohet se Kim Jong-un është nisur në Rusi për takim me Putinin

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

Protestë sot, shantazh sot, mashtrim sot: Durrësi nuk zgjidhet me dëmshpërblime nga xhepi ynë

Protestë sot, shantazh sot, mashtrim sot: Durrësi nuk zgjidhet me dëmshpërblime nga xhepi ynë

20:38 09/01/2026
Tragjedia në Crans-Montana: Arrestohet pronari i barit ku humbën jetën 40 persona

Tragjedia në Crans-Montana: Arrestohet pronari i barit ku humbën jetën 40 persona

19:26 09/01/2026
Shembet Unaza e Poshtme e Burrelit para dorëzimit nga ARRSH, tender 1.3 mln euro

Shembet Unaza e Poshtme e Burrelit para dorëzimit nga ARRSH, tender 1.3 mln euro

19:17 09/01/2026
SPAK dërgon për gjykim Benet Becin dhe zyrtarë të tjerë për tenderin 70 mln lekë

SPAK dërgon për gjykim Benet Becin dhe zyrtarë të tjerë për tenderin 70 mln lekë

18:54 09/01/2026
You're not logged into Tiktok, please login here
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Rreth GazetaReforma
GazetaReforma është markë e GlobalEcho Media Group

  • Në pronësi të: GlobalEcho LLC (USA)
  • Operuar lokalisht nga: Electral
  • Adresa e Zyrës: Rruga Sami Frashëri Pallati Vortek , Qendra Metropol, kati i dytë.
  • Email-i i Kontaktit: [email protected]
  • Regjistrimi i Kompanisë Shqiptare/NIPT: K92114006G

Na kontaktoni

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Shkarko SnapFood dhe fito 10% ULJE në porosinë e parë

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.