Skip to content
Politikë

Spartak Ngjela/ Ja kush e liroi Berishën

· 1 min lexim

Avokati Spartak Ngjela ishte i ftuar në emisionin “Shqipëria Live” i cili komentoi lirimin e kryetarit të Partisë Demokratike,

Avokati Spartak Ngjela u shpreh se Berisha u la i lirë falë ligjit, dhe nuk e ka liruar njeri siç është pretenduar.

“Nuk e keni kuptuar, (Berishën) e ka liruar ligji zonjë. Dispozita ligjore që akuzohej Saliu nuk e kishte të detyrueshëm arrestin. Saliu ishte në gjendje të lirë, por nuk paraqitej në prokurori. E arrestuan në funksion të hetimit. Pse? Nëse i shmangesh hetimit, ata të arrestojnë. Mbaruan hetimin, dhe e kanë çuar në gjykatë. Atë ditë mbaronte arresti i tij. Nuk e nxori njeri, e nxori ligji.”, përfundoi avokati Ngjela.