Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Kryesore
  • Politikë
  • Drejtësi & SPAK
  • Investigime
  • Ekonomi
  • Rajoni & Bota
  • Opinion / Analizë
  • Video
  • Denonco
  • Abonohu
Gazeta Reforma
  • Kryesore
  • Politikë
  • Drejtësi & SPAK
  • Investigime
  • Ekonomi
  • Rajoni & Bota
  • Opinion / Analizë
  • Video
  • Denonco
  • Abonohu
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

Spanja shkon në finale, Yamal dhe Olmo përmbysin Francën

23:54 09/07/2024
Reading Time: 2 min lexim

Spanja është finalistja e parë e këtij kampionati Europian pas fitores me përmbysje kundër Francës në Mynih me rezultatin 2-1.

Sfida nisi mjaft mirë për “Gjelat”, të cilët kaluan në avantazh me Kolo Muani që ë minutën e 9’ të takimit.

Gjithsesi “La Roja” nuk u vendos nën presion dhe me anë të Yamal dhe Olmo në harkun e katër minutave përmbysën çdo gjë.

Ekipi i De La Fuentes arrita ta menaxhonte mjaft mirë takimin, edhe pse të besuarit e Deschamps provuan deri në fund për të barazuar me Mbappe dhe Theo, por pa mundur të gjenin sërish rrjetën.

Kështu Spanja shkon në finalen e Europianit, ku në Berlin do të presë fituesin e takimit Holandë-Angli, ndërsa Franca i jep lamtumirën këtij kompeticioni.

REZULTATI:

SPANJË 2-1 FRANCË

21′ Yamal, 25′ Olmo / 9′ Kolo Muani

KOMENTI:

90+6′ Mbyllet sfida me ftoren 2-1 të Spanjës!

90+4′ Dy zëvendësime te Spanja. Largohen Yamal dhe Williams, në vendet e tyre futen Torres dhe Zubimendi.

90+1′ Yamal shkakton një ndërhyrje të gabuar ndaj Hernandez dhe ndëshkohet me karton të verdhë.

89′ Camavinga shkakton një ndërhyrje të gabuar ndaj Cucurellës dhe ndëshkohet me karton të verdhë.

86′ Mbappe hyn bukur në zonë dhe godet me të djathtën, me topin që shkon mbi kuadrat.

81′ Yamal godet nga jashtë zone, me topin që shkon mbi kuadrat.

79′ Zëvendësim te Franca. Largohet Dembele dhe në vendin e tij futet Giroud.

77′ Dy zëvendësime te Spanja. Largohen Olmo dhe Morata, në vendet e tyre futen Merino dhe Oyarzabal.

76′ Theo Hernandez godet me të djathtën brenda zonës, por topi shkon mbi kuadrat.

63′ Upamecano godet me kokë pas një krosimi në zonë, por topi shkon jashtë kuadratit.

62′ Tre zëvendësime te Franca. Largohen Rabiot, Kante dhe Kolo Muani, në vendet e tyre futen Camavinga, Griezmann dhe Barcola.

60′ Tchouameni shkakton një ndërhyrje të gabuar ndaj Moratës dhe ndëshkohet me karton të verdhë.

58′ Zëvendësim te Spanja. Largohet Jesus Navas dhe në vendin e tij futet Vivian.

57′ Mbappe godet nga brenda zonës, me Unai Simon që arrin ta ndalë.

53′ Tchouameni godet me kokë, por topi ndalet nga Unai Simon.

46′ Starton pjesa e dytë!

45+2′ Mbyllet pjesa e parë në Mynih!

40′ Yamal tenton të godasë sërish nga distanca, por topi kësaj radhe devijohet nga Theo Hernandez dhe shkon në këndore.

25′ GOOOL SPANJA 2-1/ Olmo lëviz bukur dhe godet me të djathtën me Kounde që e devijon dhe e çon topin në rrjetë. (VIDEO)

21′ GOOOL SPANJA 1-1/ Yamal godet nga distanca dhe topi shkon në trekëndëshin e portës. (VIDEO)

19′ Mbappe hyn bukur në zonë dhe godet me të djathtën, por ndalet nga Nacho.

14′ Jesus Navas shkakton një ndërhyrje të gabuar ndaj Rabiot dhe ndëshkohet me karton të verdhë.

9′ GOOOL FRANCA 0-1/ Mbappe hedh një krosim në zonë dhe Kolo Muani godet me kokë duke e çuar në rrjetë. (VIDEO)

5′ Yamal hedh një krosim në zonë dhe Fabian Ruiz godet me kokë, por topi shkon mbi kuadrat.

1′ Starton gjysmëfinalja e parë në Mynih!

Abonohu

Merr lajmet kryesore në email

Politikë, drejtësi, SPAK, investigime dhe para publike — pa zhurmë, vetëm zhvillimet që kanë rëndësi.

Etiketa: EURO 2024

Të tjera

Masa të reja në Kodin Rrugor: hiqet përgjithmonë patenta për shoferët e dehur, kufizime për të rinjtë dhe gjoba më të rënda për telefonin
Aktualitet

Masa të reja në Kodin Rrugor: hiqet përgjithmonë patenta për shoferët e dehur, kufizime për të rinjtë dhe gjoba më të rënda për telefonin

Kuvendi i Shqipërisë ka miratuar me 84 vota ndryshimet në Kodin Rrugor, duke ashpërsuar ndjeshëm masat ndaj drejtuesve që shkelin...

22:57 18/06/2026
Nëse protesta harron oligarkët, harron gjysmën e sistemit që po kundërshton!
Aktualitet

Nëse protesta harron oligarkët, harron gjysmën e sistemit që po kundërshton!

E rëndësishme për të mos u harruar: Oligarkët janë pjesë e sistemit që protesta po kundërshton! Kjo protestë është kundër...

16:00 18/06/2026
Para

Horoskopi sot, 10 korrik 2024

Lajmet e fundit

Masa të reja në Kodin Rrugor: hiqet përgjithmonë patenta për shoferët e dehur, kufizime për të rinjtë dhe gjoba më të rënda për telefonin

Masa të reja në Kodin Rrugor: hiqet përgjithmonë patenta për shoferët e dehur, kufizime për të rinjtë dhe gjoba më të rënda për telefonin

22:57 18/06/2026
Nëse protesta harron oligarkët, harron gjysmën e sistemit që po kundërshton!

Nëse protesta harron oligarkët, harron gjysmën e sistemit që po kundërshton!

16:00 18/06/2026
Gjendet një kufomë pranë Krrabës, dyshohet se i përket Eglant Koçit të zhdukur prej dy javësh

Gjendet një kufomë pranë Krrabës, dyshohet se i përket Eglant Koçit të zhdukur prej dy javësh

15:52 18/06/2026
Metamorfoza/ GJKKO dënon Pëllumb Gjokën me 6 vite burg, 5 vite për ish-shefin e Policisë Ardit Hasanbegaj

Metamorfoza/ GJKKO dënon Pëllumb Gjokën me 6 vite burg, 5 vite për ish-shefin e Policisë Ardit Hasanbegaj

15:36 18/06/2026
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Gazeta Reforma është pjesë e rrjetit mediatik të Electral.

Lajme, investigime dhe analiza për çështjet publike në Shqipëri e rajon.

Kontakt: [email protected]

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2026 GazetaReforma

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Kryesore
  • Politikë
  • Drejtësi & SPAK
  • Investigime
  • Ekonomi
  • Rajoni & Bota
  • Opinion / Analizë
  • Video
  • Denonco
  • Abonohu

© 2026 GazetaReforma

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.
  • English