Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

SPAK zhgënjen, për një vit ka çuar në gjykatë vetëm 39 dosje për korrupsion

13:18 19/12/2020
Reading Time: 5 min lexim

SPAK me bilanc të varfër kundër  korrupsionit.  Për një vit janë çuar në Gjykatën e Posaçme vetëm 39 të dosje për korrupsion. Këta janë kryesisht për shpërdorim detyre dhe ryshfet, ka mes tyre edhe qytetarë që kanë guxuar dhe i kanë dhënë 1 mijë lekë policëve të rrugores.

Sot është një vjetori i krijimit të Prokurorisë së Posaçme (SPAK). Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka filluar ushtrojë funksionet e saj nga data 19 Dhjetor 2019. Fillimisht me 8 prokurorë dhe pastaj gjatë vitit 2020 janë emëruar dhe 5 prokurorë të tjerë.

Në mënyrë të përmbledhur treguesit e punës së Prokurorisë së Posaçme për këtë periudhë njëvjeçare janë si më poshtë:

Të dhëna për hetimet e kryera

Procedime penale të regjistruara për periudhën 19.12.2019 – 31.12.2019

Janë regjistruar gjithsej 225 proçedime penale me 271 persona në hetim, nga te cilat: 204 procedime me 233  persona në hetim kanë ardhur nga Prokuroria për Krime të Rënda

21 procedime me 38 persona në hetim kanë ardhur nga Prokuroritë e Rretheve Gjyqësore, si dhe procedime të kthyera për hetim nga Gjykata e Posaçme.

Nga 225 procedime penale të regjistruara për vitin 2019, me 271 persona në hetim rezulton që:

120 procedime penale me 174 persona në hetim janë regjistruar për veprat penale që lidhen me krimin e organizuar.

82 procedime penale me 28 persona në hetim janë regjistruar për veprat penale që lidhen me korrupsionin.

23 procedime penale me 69 persona në hetim janë regjistruar për veprat penale që lidhen me veprat e tjera.

Procedime penalë të regjistruara për periudhën 01.01.2020 – 19.12.2020.

Janë regjistruar gjithsej 343 proçedime penale me 433 persona në hetim, nga te cilat:

42 procedime penale me 81 persona në hetim janë regjistruar për vepra penale që lidhen me krimin e organizuar.

158 procedime penale me 181 persona në hetim janë regjistruar për vepra penale që lidhen me korrupsionin.

143 procedime penale me 171 persona në hetim janë regjistruar për vepra penale që lidhen me vepra të tjera.

Në periudhën njëvjeçare 19.12.2019 – 19.12.2020

Janë hetuar gjithsej 568 procedime penale me 704 persona në hetim nga të cilët :

162 procedime penale me 255 persona në hetim për vepra penale që lidhen me krimin e organizuar.

240 procedime penale me 209 persona në hetim për veprat penale që lidhen me korrupsionin

166 procedime penale me 240 persona në hetim për veprat penale të tjera.

Një tregues pozitiv është vlerësimi si prioritet dhe kryerja e hetimeve dhe për veprën “pastrimi i produkteve të veprës penale”, parashikuar nga neni 287 i Kodit Penal. Kjo jo vetëm në rastet e hetimeve për krim të organizuar, por dhe në rastet e hetimeve për korrupsion.

Për nenin 287 të Kodit Penal janë kryer hetime në 19 procedime penale, kundër 35 personave nën hetim.

Të dhëna për procedimet penale të dërguar për gjykim

Në periudhën 19.12.2019 – 19.12.2020

Janë dërguar në Gjykatën e Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar 59 kërkesa për gjykim, kundër 219 të pandehurve. Nga këto:

16 kërkesa për gjykim kundër 117 të pandehurve janë për vepra penale që lidhen me krimin e organizuar.

39 kërkesa për gjykim kundër 63 të pandehurve janë për vepra penale që lidhen me korrupsionin.

4 kërkesa për gjykim kundër 39 të pandehurve janë për vepra penale të tjera.

Në këtë periudhë janë dërguar për gjykim 10 të pandehur të akuzuar për pastrim produktesh të veprës penale (neni 287 i Kodit Penal), të cilët kanë qenë të akuzuar gjithashtu dhe për vepra penale të tjera në kompetencë të Prokurorisë së Posaçme.

Të dhëna për procedimet penale të dërguar për pushim në Gjykatë

Janë dërguar në gjykatë 24 kërkesa për pushim hetimesh, me 39 persona nën hetim. Nga këto:

2 kërkesa për pushim me 5 persona nën hetim janë për vepra penale që lidhen me krimin e organizuar.

19 kërkesa për pushim me 23 persona nën hetim janë për vepra penale që lidhen me korrupsionin.

3 kërkesa për pushim me 11 persona nën hetim janë për vepra të tjera.

Të dhëna në lidhje me pjesëmarrjen në gjykim.

Prokuroria e Posaçme ushtron kompetencat e saj dhe mbron akuzën në gjykim në shkallë të parë, në apel dhe Gjykatën e Lartë. Në periudhën njëvjeçare, prokurorët e SPAK kanë marrë pjesë në seancat gjyqësore të zhvilluara për gjykime të ndryshme, nga të cilat janë dhënë 57 vendime themeli gjykate.

36 vendime të dhëna nga Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar.

21 vendime të dhënë nga Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar.

Hetime pasurore të kryera në zbatim të ligjit animafia

Në periudhën 19.12.2019 – 19.12.2020 janë hetuar 310 raste hetime pasurore. Nga të cilat:

153 hetime pasurore në periudhën 19.12.2019 – 31.12.2019.

157 hetime pasurore në periudhën 01.01.2020 –19.12.2020.

Gjatë këtij viti janë dërguar në gjykatë 11 kërkesa për sekuestro dhe është kërkuar për 4 raste në gjykim konfiskimi i pasurisë së sekuestruar.Të dhëna në lidhje me OFL për periudhën 01.02.2020 – 19.12.2020

Janë regjistruar gjithsej 226 materiale të paraqitura për vlerësim nga Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit. Prokurorët kanë vlerësimet e materialeve dhe kanë dhënë zgjidhje si më poshtë :

Kërkesa për sekuestro në gjykatë 113

Kërkesa për konfiskim 55

Heqje sekuestroje 42

Kthime për plotësim 50

Kërkesa për vendosje mase parandaluese individuale 7

Në proces vlerësimi nga prokurorët 14

Bashkëpunimi ndërkombëtar në hetime për vepra penale në kompetencë të Prokurorisë së Posaçme.

Sektori për Bashkëpunimin Ndërkombëtar dhe Hetimet e Përbashkëta është përgjegjës për koordinimin e punës së saj me autoritetet e shteteve të tjera. Sektori shërben si ndërlidhës me organet e huaja në shërbim të ecurisë së hetimeve apo hetimeve të përbashkëta.

Nga numri total i kërkesave, 28 prej tyre, ose 43,7 %, janë kërkesa që kanë të bëjnë me hetime në fushën e “Trafikimit të narkotikëve”, “Prodhimit dhe shitjes së narkotikëve”, në formën e bashkëpunimit asaj të “Grupit të strukturuar kriminal”, parashikuar si vepra penale nga Kodi Penal Shqiptar në nenet 283/a, 283, 333/a të tij.

Katër kërkesa ose 6.2% e tyre kanë të bëjnë me hetime për veprat penale të kryera nga persona pjesëmarrës në organizata, terroriste, “Pjesëmarrje në veprime luftarake në një shtet të huaj”, “Organizimi për pjesëmarrje në veprime luftarake në një shtet të huaj”, parashikuar si vepra penale dhe nga legjislacioni penal shqiptar në nenet 234/a, 265/a, 265/b të Kodit Penal.

Kërkesat në lidhje me veprat penale të “Trafikimit të personave të rritur”, “Shfrytëzimit të prostitucionit”, “trafikimit të të miturve”, “Ndihmës për kalim të paligjshëm të kufirit”, të kryera në formën e bashkëpunimit asaj të “Grupit të strukturuar kriminal”, parashikuar nga nenet 110/a, 114, 128. 298, 333/a të Kodit Penal, zënë 10.9 % të kërkesave ose 7 prej tyre.

Kërkesat në lidhje me veprat penale të “Vjedhjes”, “Vjedhjes me armë”, “Shtrëngimi me anë të kanosjes ose dhunës për dhënien e pasurisë”, “Mashtrimit”, “Pastrimit të produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale” në formën e bashkëpunimit asaj të “Grupit të strukturuar kriminal”, parashikuar si vepra penale nga Kodi Penal Shqiptar në nenet 134, 140, 109/b, 143, 28, 333/a të tij, zënë 21,8 % të numrit total ose 14 prej tyre.

Së fundit, grupi i fundit janë kërkesat që kanë të bëjnë me hetime në fushën e veprave penale të “Korrupsionit aktiv të personave që ushtrojnë funksione publike”, “Korrupsionit aktiv të gjyqtarëve, prokurorëve dhe funksionarëve të tjerë të drejtësisë“, Korrupsionit aktiv të gjyqtarëve, prokurorëve dhe funksionarëve të tjerë të drejtësisë”, parashikuar nga nenet 244, 319, 319/ç të Kodit Penal, të cilat zënë 4,6 % ose 3 prej numrit total.

Ndarja sipas shteteve do të ishte, Italia me numrin më të madh të kërkesave, 20,3 % ose 13 kërkesa, Belgjika me 17,2 % ose 11 kërkesa, Franca me 14 % ose 9 kërkesa, Hollanda me 10 % ose 7 kërkesa, Gjermania me 6,25 % ose 4 kërkesa, Spanja, Turqia, Mali i Zi me nga 2 kërkesa ose 3,1 %, të totalit, dhe te tjerat janë Polonia, Greqia, Austria, Rumania, USA, Danimarka, Norvegjia, Kroacia.

Nga totali i kërkesave 24 prej tyre janë ekzekutuar, ndërsa pjesa tjetër është në fazë ekzekutimi, ku për të gjitha rastet është marrë lejimi nga Ministria e Drejtësisë dhe gjykata për ekzekutimin e këtyre letërporosive.

/Gazetareforma.com/

 

 

Etiketa: akuzakorrupsionSPAK

Të lidhura

Vendimtare për të ardhmen/ Prestigjiozja Le Monde artikull për zgjedhjet në Shqipëri
Bota

Vendimtare për të ardhmen/ Prestigjiozja Le Monde artikull për zgjedhjet në Shqipëri

Gazeta prestigjioze franceze Le Monde i ka kushtuar një analizë zgjedhjeve të 11 majit në Shqipëri, duke i cilësuar ato...

12:54 11/05/2025
Pjesëmarrja në votime deri në orën 12:00 arrin rreth 22%
Aktualitet

Pjesëmarrja në votime deri në orën 12:00 arrin rreth 22%

Sipas të dhënave të publikuara deri në orën 12:00, pjesëmarrja në zgjedhjet parlamentare të 11 majit ka arritur në 21.91%...

12:31 11/05/2025
Para

Ish-gjyqtari apelon dënimin: Jam i pafajshëm, nuk falsifikova

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

Vendimtare për të ardhmen/ Prestigjiozja Le Monde artikull për zgjedhjet në Shqipëri

Vendimtare për të ardhmen/ Prestigjiozja Le Monde artikull për zgjedhjet në Shqipëri

12:54 11/05/2025
Pjesëmarrja në votime deri në orën 12:00 arrin rreth 22%

Pjesëmarrja në votime deri në orën 12:00 arrin rreth 22%

12:31 11/05/2025
Tjetër konflikt fizik në qendrat e votimit në Pogradec

Tjetër konflikt fizik në qendrat e votimit në Pogradec

12:08 11/05/2025
Nga grushti te 100-vjeçari/ Zgjedhjet nisin me përplasje dhe tensione

Nga grushti te 100-vjeçari/ Zgjedhjet nisin me përplasje dhe tensione

12:04 11/05/2025
You're not logged into Tiktok, please login here
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Rreth GazetaReforma
GazetaReforma është markë e GlobalEcho Media Group

  • Në pronësi të: GlobalEcho LLC (USA)
  • Operuar lokalisht nga: Electral
  • Adresa e Zyrës: Rruga Sami Frashëri Pallati Vortek , Qendra Metropol, kati i dytë.
  • Email-i i Kontaktit: [email protected]
  • Regjistrimi i Kompanisë Shqiptare/NIPT: K92114006G

Na kontaktoni

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Shkarko SnapFood dhe fito 10% ULJE në porosinë e parë

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.