Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

SPAK nis zyrtarisht hetimet për drejtorin e Prokurimeve në Ministrinë e Brendshme

19:26 08/02/2023
Reading Time: 2 min lexim

Ditën e sotme bëhet e ditur se Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka nisur zyrtarisht hetimet për Endri Mullain, Drejtori i Agjencisë së Blerjeve të Përqëndruara, dikur drejtor i Tenderëve në Ministrinë e Bujqësisë kur dikasteri drejtohej nga Bledi Çuçi,

Disa ditë pas shoqërimit të tij në ambientet e Byrosë Kombëtare të Hetimit, mësohet se Mullai është lënë i lirë brenda pak orëve, por burimet jozyrtare tregojnë se i janë sekuestruar rreth 30 mijë euro. Syri Televizion iu drejtua me një kërkesë zyrtare për informacion, Prokurorisë së Posaçme në lidhje me hetimet por edhe shumën e parave që i janë sekuestruar.

SPAK pranoi se ka në hetim procedimin penal nr. 179/2022 dhe se është në fazën e hetimit paraprak. Por sa i përket sekuestrimit të parave dhe vlerës në fjalë, në përgjigjen e kësaj Strukture nuk bëhen të ditura detaje për shkak të sekretit hetimor.

Mullai u shoqërua para disa ditësh nga BKH. Në SPAK janë depozituar disa kallëzime penale për Mullain nga disa firma private që pretendojnë se drejtori kishte abuzuar me dhënien e tenderave.

Por njëra nga shkeljet duket se është edhe më flagrantja nga të gjitha. Endri Mullai në Ministrinë e Brendshme, më 22 maj 2022, dy muaj pas shpalljes në kërkim e sekuestrimit të pasurive të tij, i ka dhënë Gentian Sharrës (i cili akuzohet nga i penduari i dejtësisë Nuredin Dumani për vrasje dhe përfshirje në mega-grabitjen e Rinasit,) tender 2.5 milionë Euro për furnizimin me mish, nëpërmjet subjektit “Olta Sharra”. Subjekti firguron në emër të gruas së tij, e cila edhe më herët kishte marrë tendera për institucione të tjera, si psh. Psikiatrinë e Elbasanit.

Kush është Gentian Sharra?

Gentian Sharra nga Elbasani, i cili akuzohet nga SPAK për 5 grabitje, kryer në bashkëpunim me Talo Çelën dhe me Nuredin Dumanin, bashkëpuntorin e drejtësisë që ka rrëfyer krimet e tmerrshme të 10 viteve të fundit, të 8 grupeve kriminale në Shqipëri. Emri i Gentian Sharrës u bë i njohur për drejtësinë dhe mediat në hetimet e grabitjes së Rinasit. Ai mori me qira asokohe servisin ku u modifikua furgoni që u përdor më pas për grabitjen në aeroport. Nga dosja e SPAK mësohet se Gentian Sharra është akuzuar si organizator dhë bashkëpunëtor i disa grabitjeve të tjera. Por së fundmi ka qenë edhe shumë i përmendur nga politika, pasi shpeshherë kryedemokrati Sali Berisha e bashkangjit emrin e tij me atë të kryetarit të grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla. Megjithatë ky i fundit asnjëherë nuk i ka pranuar akuzat e ngritura nga Berisha kundrejt tij. Aktualisht Sharra është në prangat e Policisë së Shtetit, ndërkohë që i janë sekuestruar 5 milion euro pasuri dhe një vilë në fshatin Katund i Ri

Të lidhura

Prekë Kodra, “snajperisti” në kërkim që betonizoi kabinat pa leje në Theth
Aktualitet

Prekë Kodra, “snajperisti” në kërkim që betonizoi kabinat pa leje në Theth

Kabinat pa leje në zonën turistike të Thethit, të cilat ndezën përplasjen mes kryeministrit Edi Rama dhe prokurores së Shkodrës...

18:56 07/07/2025
SPAK kërkoi dënimin për fshehje pasurie, GJKKO shpall të pafajshëm ish-gjyqtarin
Aktualitet

SPAK kërkoi dënimin për fshehje pasurie, GJKKO shpall të pafajshëm ish-gjyqtarin

Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë ka shpallur të pafajshëm ish-gjyqtarin e Gjykatës së Lartë, Shkëlzen Selimi, i cili...

18:28 07/07/2025
Para
Basha peng i Ramës? Berisha: E arriti me ndihmën e McGonigal

Basha peng i Ramës? Berisha: E arriti me ndihmën e McGonigal

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

Prekë Kodra, “snajperisti” në kërkim që betonizoi kabinat pa leje në Theth

Prekë Kodra, “snajperisti” në kërkim që betonizoi kabinat pa leje në Theth

18:56 07/07/2025
SPAK kërkoi dënimin për fshehje pasurie, GJKKO shpall të pafajshëm ish-gjyqtarin

SPAK kërkoi dënimin për fshehje pasurie, GJKKO shpall të pafajshëm ish-gjyqtarin

18:28 07/07/2025
Gruaja e ministrit Mazniku sfidon “Taks Forcën”, rikthen zaptimin sapo largohen inspektorët: Skandali thellohet ndërsa dosja e SPAK rritet

Gruaja e ministrit Mazniku sfidon “Taks Forcën”, rikthen zaptimin sapo largohen inspektorët: Skandali thellohet ndërsa dosja e SPAK rritet

18:23 07/07/2025
Flakët shkrumbojnë banesën në Korçë, një shtetase përfundon në spital

Përfshihet nga flakët shtëpia në Pogradec, dyshimet e para

18:16 07/07/2025
You're not logged into Tiktok, please login here
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Rreth GazetaReforma
GazetaReforma është markë e GlobalEcho Media Group

  • Në pronësi të: GlobalEcho LLC (USA)
  • Operuar lokalisht nga: Electral
  • Adresa e Zyrës: Rruga Sami Frashëri Pallati Vortek , Qendra Metropol, kati i dytë.
  • Email-i i Kontaktit: [email protected]
  • Regjistrimi i Kompanisë Shqiptare/NIPT: K92114006G

Na kontaktoni

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Shkarko SnapFood dhe fito 10% ULJE në porosinë e parë

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.