Skip to content
Kosovë

Sot tentativa e tetë për konstituimin e Kuvendit të Kosovës

· 1 min lexim

Kuvendi i Republikës së Kosovës pritet të mblidhet sot në orën 10:00 për të vijuar seancën konstituive të Legjislaturës së Nëntë.

Në rend dite mbeten zgjedhja e kryetarit dhe e nënkryetarëve të Kuvendit  një proces që deri tani ka dështuar të finalizohet.

Në seancën e së dielës, nën drejtimin e kryesuesit Avni Dehari, Kuvendi u mblodh për të vijuar procedurat, ku deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Glauk Konjufca, propozoi për herë të dytë Albulena Haxhiun për postin e kryetares së Kuvendit.

Megjithatë, pas votimit, Dehari bëri të ditur se Haxhiu nuk arriti të sigurojë shumicën e nevojshme, duke marrë 57 vota pro, 41 kundër dhe tri abstenime, çka çoi në ndërprerjen e seancës.

Përplasjet mes blloqeve politike ishin të pranishme edhe këtë herë, me palët që akuzuan njëra-tjetrën për bllokimin e procesit dhe dështimin e konstituimit të Kuvendit.